Home / Të ndryshme / Ku ishim dhe ku jemi?!

Ku ishim dhe ku jemi?!

Gusht- 19, 2019 

Ku ishim dhe ku jemi?!

 

Të gjithë na premtuan,

se do bëhej mirë,

po çdo ditë po bëhet,

edhe më vështirë!

 

Në çdo fushë të jetës,

mbrapa kemi bërë,

po t’u jepej rasti,

do iknin të tërë!

 

Të mburrësh të djeshmen,

sot quhet skandal,

po sistemi i shkuar,

ishte shumë vital!

 

E gjeti Vatanin,

këneta-moçale,

ngriti kombinate,

dhe hidrocentrale!

 

Veç në tridhjet vite,

vendi u ndërtua,

nga skaji në skaj,

u elektrifikua!

 

Elektrifikimi,

shkoi gjer lart në mal,

cep më cep Atdheut,

shkolla e spitale!

 

Arsimi-kultura,

histori më vete,

shkolla dhe spitale,

universitete!

 

Në rrugë të pashkelur,

eci Shqipëria,

gati me pesëfish,

u rrit popullsia!

 

Qenë vite lavdie,

kishte zot Vatani,

një ushtri moderne,

që dridhej Ballkani!

 

Që në Gjashtëdhjetën,

Ushtria popullore,

kishte nëndetëse,

me armë bërthamore!

 

Ç’u bënë  atëherë,

s’kanë të numëruar,

po demokracia,

i ka shkatërruar!

 

Me dhjetra tunele,

me rezerva plot,

gjithë ai flori,

si u vodh-o Zot?!

 

Rezervat e shtetit,

s’kishin të mbaruar,

të luftonte Vendi,

dhjet vjet pa punuar!

 

Këta që Atdheut,

i kanë sjellë Ferrin,

me ca Bunker arte,

tallen me Enverin!

 

Tallet me Enverin,

ky kam-kum milet,

po këtu Enveri,

kishte ngritur shtet!

 

Po këtu Enveri,

kishte ngritur shtet,

që s’do ngrihet më,

as për njëqind vjet!

 

Atëherë nuk njihej,

kurvëri e drogë,

e tani-të rinjtë,

rrinë më shumë dhogë!

 

Këto tridhjetë vite,

mijëra njerëz vanë,

kaq shumë sa tani,

as në luftë s’u vranë!

 

Vdekjen s’mund ta quash,

tani një mynxyrë,

jeta e njeriut,

malli më i lirë!

 

Shteti edhe Ligji,

atëherë qenë Zot,

kam folë sa jam ngjirur,

po jam ngjirur kot!

 

Tani Mëmëdheun,

e ka zënë harbuti,

na ra të jetojmë,

këtë kohë muti!

 

A.DUKA

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...