Home / Lajme / Albin Kurti shpall aderimin e një diplomati kosovar në VV

Albin Kurti shpall aderimin e një diplomati kosovar në VV

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimit në Facebook ka bërë të ditur se ish ambasadori Sabri Kiçmari është bërë sot zyrtarisht pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sabri Kiçmari ka qenë gjithnjë në Lëvizje. Prej sot është edhe në Vetëvendosje. Ky është lajm shumë i mirë për subjektin tonë, shtetin tonë dhe kombin tonë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka shtuar se Kiçmari është për më shumë se një dekadë veprimtar i çështjes kombëtare para se të bëhet përfaqësues politik i UÇK-së.

“Edhe plot një dekadë tjetër diplomat i dalluar i Republikës së Kosovës, ambasador në Austri, Australi e Zelandë të Re. Ndërkohë autor i pesë librave, dy prej tyre në gjermanisht, dhe i një dyzine artikujsh nëpër revista të ndryshme shkencore”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka treguar se anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, është profesor në Departamentin e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinë, dhe po ashtu është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, sidomos në Gjermani dhe Austri.

“Sot jemi forcuar dukshëm. Nesër do të fitojmë bindshëm. Sepse pasnesër do të qeverisim mirë”, ka përfunduar Kurti.

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...