Home / Të ndryshme / Zbrazja e Shqipërisë, politikë zyrtare e të gjitha qeverive këto tridhjetë vjet!

Zbrazja e Shqipërisë, politikë zyrtare e të gjitha qeverive këto tridhjetë vjet!

September 30, 2018 

Zbrazja e Shqipërisë, politikë zyrtare e të gjitha qeverive këto tridhjetë vjet!

 

Që në vitin Nëntëdhjetë,
ikja e madhe ka nisur,
dhe pastaj vit pas viti,
Atdheu është boshatisur!

Nga gjëmat që na kanë ndodhur,
kjo është tamam kryegjëma,
se tani shqiptarët janë,
më shumë jashtë e më pak brënda!

Vetëm ata që kanë ikur,
neve kemi numëruar,
po të paktën me dyfish,
ai numër është shtuar!

Janë bërë katër milionë,
për këtë jam shumë i bindur,
sepse mijëra edhe mijëra,
në dhe të huaj kanë lindur!

Shqipërinë me shumicë,
e kanë braktisur të rinjtë,
pikërisht në atë moshë,
kur bëhen dhe çiliminjtë!

Shqipëria është tretur,
që nga Jugu në Veri,
dhe me shumicé kanë mbetur,
nga dy pleq në dy shtëpi!.

Unë që shkruaj këto vargje,
i them numrat pa frikë,
se Pesë të shpirtit tim,
jetojnë në Amerikë!

Aq pak sa mbetëm këtu,
do hanim me lugë floriri,
po në gjithë Europën,
vendi ynë është më fakiri!

Janë në varfëri ekstreme,
sot shumica e shqiptarëve,
sepse Shqipëri jonë,
mbeti në doré të kusarëve!

Më keq se një vend në luftë,
jemi tretur-jemi mpakur,
popullsia llogaritet,
si një popullsi e plakur!

Në kohën e komunizmit,
koha kur u lindëm në,
Shqipëria në gjithë Botën,
kishte moshën më të re!

Janë për faqe të zezë,
këtu rrogat dhe pensionet,
dhe më keq do të bëhet,
po s’u zhbënë konçensionet!

Shqipëria nuk po shtohet,
pak nga pak çdo ditë po vdes,
dhe s’ka si të ndodhi ndryshe,
kur nuk ka besim dhe shpresë!

Për palo politikanët,
zihemi si budallenjtë,
kur ata veç për të vjedhur,
hahen si qentë dhe çakejtë!

Mund të mburret qeveria,
se mbi popull nuk bën dhunë,
po është shumë më keq nga dhuna,
kur s’ke shpresë dhe kur s’ke punë!

Thamë se është një kryegjëmë,
kjo bombë demografike,
dhe këtë hata e bënë,
partitë tona politike!

E bënë partitë politike,
të zhytura në skandale,
në këtë vend që nuk ka,
asnjë politikë sociale!.

Dyzet mijë s’është ndonjë stimul,
që të shtohen çiliminjtë,
si me lekë e si pa lekë,
do shtohen veç arixhinjtë!.

Të paktën dy herë më shumë,
po s’u rrit ekonomia,
as në mëndje mos ju shkojë,
se do rritet popullsia!.

Të gjithë ata që kanë ikur,
më mos i numëroni ju,
se dhe ata që janë fikur,
varret nuk i kanë këtu!

Po të kishin gojë të flisnin,
do mallkonin ato varre,
se braktisja e Atdheut,
ka qenë politikë zyrtare!

Arben Duka

About admin

x

Check Also

Si i manipuluan grekët dokumentet e Venedikut për Shqipërinë

July 31, 2019 Që Çamëria e Himara ishin shqiptarë në mesjetë, historiani ...