Home / Histori / Ja dekreti i sulltanit për ndalimin e shqipes (dokument)

Ja dekreti i sulltanit për ndalimin e shqipes (dokument)

Ndalesat e Perandorisë Osmane për gjuhën shqipe kishin filluar qysh në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë.

Kështu bën të ditur një dokument i nxjerrë nga arkivat greke nga profesori i historisë në Universitetin e Tetovës Arben Llalla, njofton Konica.al.

Sipas tij, sulltani Abdyl Hamidi I (1725-1789) me anë të një ligji përcaktonte mbrojtjen e gjuhës greke dhe luftimin e shqipes.

“Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar sulltani i Perandorisë Osmane më 31 Maj 1779, Abdul Hamid I (1725-1789), ku përcaktohej saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqve e kulturës dhe gjuhës greke dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën “Thessaloniki”, 1999. Këtë Dekret e pasqyrojnë mediet greke më 1999, të cilat gabimisht kanë botuar foton e Sulltan Abdul Hamidit të Dytë (1842-1918)”, shkruan studiuesi Llalla.

( nga arkivi )

About admin

x

Check Also

Kryeziu: 100 ditëshi i Qeverisë Kurti më i suksesshmi në histori të Kosovës, dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdoj me vija të kuqe

NGA ALBULENË MUJI MË 30 MAJ 2020  Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Taulant ...