Që kur dha dorëheqjen e parevokueshme ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pothuajse të gjitha partitë, përfshi edhe ato që kanë qenë pjesë e qeverisë, kanë shpreh dëshirën për zgjedhje të menjëhershme.

Edhe vet Presidenti vendit, Hashim Thaçi, ka shpreh vullnetin e tij se në rast se partitë e duan një gjë të tillë, ai është i gatshëm ta aprovoj kërkesën dhe vendin ta dërgoj në zgjedhje.

Daut Dauti, njohës i çështjeve politike, për “Bota sot”, ka thënë se vendit i ka ardhë koha që të qeverisët nga Vetëvendosje nëse është e mundur t’i fitoj zgjedhjet vetme.

Por, siç tha Dauti, nuk do të duhet të përjashtohet mundësia që të ketë një koalicion me LDK-në.

“Mendoj që VV duhet të qeveris me Kosovën. Nëse VV nuk merr vota të mjaftueshme, atëherë duhet një koalicion me LDK-në”, tha ai.

Ai, tha se partitë tjera e dëshmuan se nuk janë të interesuara të qeverisin dhe për rrjedhoj të kësaj, duhet patjetër që Vetëvendosje kësaj radhe t’i ipet shansa.

“Gjithçka është e mundshme pasi që këto parti nuk janë të interesuara të qeverisin pos VV. Prandaj, qeverisja e VV do të sillte ndryshime”, tha ai.