Home / Lajme / Berisha: Çfarëdo vepre të mirë që mund të bëj Ramushi, nuk ia mbulon tradhtinë e Çakorrit

Berisha: Çfarëdo vepre të mirë që mund të bëj Ramushi, nuk ia mbulon tradhtinë e Çakorrit

Komentuesja e njohur e Facebookut me emrin Kimete Berisha, ka bërë një status të gjatë në Facebook, në lidhje me zhvillimet e fundit politike, kështu duke e goditur kryeministrin në dorëheqje Ramush Haradinaj.

Berisha shkruan ndër tjerash edhe për kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinajn, për të cilin thotë se nuk do t’i dhimbsej askujt përveç ndonjë budallai. Ajo e quan Haradinajn ‘milioner’ dhe e quan shkuarjen e tij në Hagë, si të papërshtatshme për shkak të dukjes së tij.

“Kush është ai budallë që vuan për ty, për një milioner që edhe në ‘burg’ shkon me avion privat, e deri aty përbirohet nëpër hyrjen VIP të aeroportit dhe kthehet nga burgu t’nesërmen me maicë të verdhë ‘pipili’ ngjitur për trupi.” – shkruan ajo.

Ndërkohë, Berisha ia ka përmendur edhe rastin e ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, të cilën e kishte kundërshtuar më parë duke thënë se asnjë gjë nuk mund t’ia mbulojë atë vepër.

Më poshtë e keni statusin:

Nuk ka kohë m’u bë mirë.

1. Shkoi në ‘burg’ si mbret, i veshur si zotni, me jakë të bardha e me kravatë mavi, me avion privat e me grua për krahu. Tamam rast ‘tragjik’…mos t’ua përtrijë vuajtjen tash.

Në burg shkohet ‘lidhë’ me pranga t’ndryshkura, shkohet papritur, kur do Zoti e lëshon edhe shiun që m’u bë atmosfera shumë e dhimbshme e me thënë populli pastaj, shihni, edhe qielli po qan…e jo me shku në burg vizllimë thuajse ke me hy dhëndërr n’Hagë.

Për t’u dukur ‘rast i rëndë’ në burg shkon mençur, i veshur thjesht me tesha ‘mat’, e lshon pak mjekrrën (nëse ke), nisesh një javë përpara me tren, me një çantë kuq e zi, me autobus e me kombi që i bartin pulat kish qenë edhe më e dhimbshme.

S’di pse nuk ia huazove një sheshir Vetonit, që m’u duk tamam ‘teksas’!
Dhe pse harrove me bë shqiponjën te porta e ‘Hotel Hagës’!

Kush është ai budallë që vuan për ty, për një milioner që edhe në ‘burg’ shkon me avion privat, e deri aty përbirohet nëpër hyrjen VIP të aeroportit dhe kthehet nga burgu t’nesërmen me maicë të verdhë ‘pipili’ ngjitur për trupi.

Kosova është burg më i madh se Haga, nga ku sikur të hapej dera do të iknin një popull komplet i burgosur e i shtypur nga po këta kriminelë.

2. Përveç Isës. Isa kish pas qejf mos me mbet kush n’xhihan turkut, përveç tij dhe aty-këtu ndonjë shegërti të tij, dhe prandaj ata që mendojnë se Isa Mustafa heq dorë prej pozitave çfarëdo qofshin ato, ai s’është normal.
Isa përnjëmend kujton se e ka bë ‘Mejremja’ djalë hasreti në Jerusalem, ai mendon se nuk ka çift, dhe se Lidhja është e tij, prandaj e trajton si pronë private.
Ai njerëzit i trajton si gjësende, si prona të lujtshme, lëre më LDK-në.
Duhet me kuptu gjithkush se Isa Mustafës veç i mungon guximi i Hashim Thaçit, se është shumë ‘më i rrezikshëm’.
Mjafton me ja lyp prejardhjen e pasurisë dhe e kupton ti.
Nuk është kollaj me qenë zyrtari më i pasur në Kosovë, kurse kësaj Kosove as ‘fjalë’ nuk i ka dhënë, lëre më punë.
A din dikush një ‘thënie’ të tij me na shpalos këtu.
Ky është megaloman, i obsesionuar me ‘pushtetin’ e tij.
Një njeri që ndjen veç për veten dhe nuk ia lëshon rrugën as fëmijës në djep.

Nëse shpresë për Kosovën është Isa Mustafa, Agim Veliu e pasanikë të tjerë të LDK-së, atëherë e paskeni hëngër.

3. Prandaj, po them se nuk ka kohë m’u bë mirë. Për t’u bë nesër ‘mirë’, sot ish dasht me kërsit dajaku..jo po ish dasht me pa së paku një ndryshim të vogël, një fytyrë të re, të pakorruptuar dhe të pakonsumuar.

Duhet me pas kohë me ja rreh teneqen PDK-së, parti kjo që ka çdo gjë në dorë, edhe drejtësinë.
Veç nëse krejt bëhen bashkë kundër saj, tjetër muhabet.

Si mund të bëhet ‘mirë’ për një kohë kaq të shkurtër, me njerëzit e njejtë?
Me këta kriminelë!
Plus për 40-të ditë, as mishi i vdekur nuk shkëputet prej ashtit.

4. Pas Lutfi Hazirit (i cilli edhe pse duket sikur më shumë i konvenon PDK-së sesa Kadri Veseli, por s’është bash e vërtetë, se kur lypset prej tij ky as vetes si rrin besnik jo PDK-së), është Albini një shpresë, që s’e kemi provuar ‘çfare është në pushtet’, por ‘ata’ kanë në dorë çdo gjë, çdo mekanizëm, ndërsa Albini u tregua se ‘tradhtohet’ lehtë, dhjetëra veta e mashtruan para syve përnjëherë e ai nuk i hetoi.
Pra ky duket nuk e sheh elefantin në dhomë.

Që do të thotë, atëherë kur duhet të merret me të ardhmen e tij politike dhe të ardhmen e Kosovës, Albini merret me të kaluarën dhe me ish ushtarët e arrestuar të UÇK-së, bëhet ky avokat i tyre politik (pa ja lyp kush dhe thuajse s’ka kush merret me atë problem).

Ai merret me gjithçka tjetër përveç me marr pushtetin. Albini është si unë, ka qejf veç me rrëzu (pushtete t’ndyra), jo edhe m’u bë vet i pushtetshëm 🥴.
E di këtë prirje, sepse Albin Kurti gjithmonë ka lyp, ka pas dhe ka ndjek ‘Father figures’!

5. Është një idiomë shqiptare që thotë se ‘duke u mundu me t’bë keq, t’bëjnë mirë’.
Kjo i ndodhi Rambos. Duke dashur me shfrytëzu (si edhe e shfrytëzoi) për Çakorrin, Kadri Veseli (Hashim Thaçi), e krijoi Rambon si faktor në kohën kur Rambo mbijetonte veç falë protestave të dhunshme në krah të Albinit dhe falë Çakorrit të cilin pastaj për paradoks e hoqi qafe si çorapat e vjetra.

Por, sot, Ramush Haradinaj kur u shfrytëzua veç për ta falur Çakorrin, pas Albin Kurtit, është i vetmi që duket sikur përveç dështimeve të tij (që lidhen kryesisht me prirjet e tij ekstravagante, shpenzimet e çmendura, avullimin e pareve të festës së pavarësisë e të gjitha pareve e rezervave shtetërore në përgjithësi), i ka bë edhe disa punë që e kanë ftohur gjakun e shqiptarëve, që lidhen me taksën dhe me gjoja ndryshimin e kufijve, thuajse Kosova ka mbet në ymyd të tij se sikur mos të ishte ai, Kosova do të ndahej.

Ramushi kujton se veç si ka të drejtë me ‘nda’ Kosovën, qysh e ndau Çakorrin.

Çkado që bën Ramush Haradinaj, çfarëdo vepre të mirë që mund ta bëj, nuk ia mbulon e as nuk ia mundë ‘veprën e Çakorrit’.

Por, paradoksi që e përmenda është ky: sot vetëm ai (pa AAK) duket ‘më i fortë’ se PDK-ja komplet.
Sepse Kosova qe 20 vjet është në dorë të PDK-së, prandaj Ramushi s’ka pasur mundësi, as kohë të jetë më ‘i poshtër’ se ata, që janë përgjegjësit kryesor për shkatërrimin e çdo gjëje, çdo vlere që ka ekzistuar në këtë vend, dhe këtë e kanë
bërë në emrin e lirisë që na e solli bota perendimore.
Në emër të çlirimit e robëruan vendin, në emër të lirisë e shkatërruan dhe plaçkitën vendin.

6. Ndërkohë taktikave politike me burg, pse jo, Ramushi po mundohet me kriju edhe paradokse tjera ‘interesante’, hoxhallarëve po u jep mirënjohje të Skënderbeut ndërsa priftërinjëve po mundohet t’ua heq mallin e Krishtit.

E fortë ka qenë tendenca e Imzot Dodë Gjergjit kur mori kry imzozi për t’i krahasu vuajtjet e Jezu Krishtit me vuajtjet e Ramushit.

Babo-babo, ku ka mbërri Kisha Katolike.

Ramushi gjithmonë kthehet i gjallë prej vuajtjeve e Krishti ‘naiv’ e vranë romakët, tē cilët pastaj (pasi e vranë) filluan të përbehen në kry të tij e ta pinë gjakun e tij (aq lezet u ka lënë gjaku që ia pinë për së gjalli, sa e vazhdojnë traditën qe dymijë e kusur vjet m’ia thithë gjakun).

Por ky Imzot Dodë Gjergji është shqiptar dhe këtij i kanë tregu se e shoqja e Rambos ja ka nis me bart një kryq bizhuteri në gjoks për të treguar se është krishtere.
Ky Doda kujton se Ramushi tash ka me kthy popullin kah Kisha, si Rugova që sot e ka krytë e vet të kthyer kah Kibla.

Mua do t’më pëqlente që Kisha Katolike të përqafonte idenë e konvertimit bizhuterik.

Spjegoma, qysh s’të vjen turp
ta krahasosh vuajtjen e një shenjtori me një njeri ordiner.
Çfarë Kishe je ti që e demitizon aq shumë vuajtjen biblike sa e krahason vuajtjen hyjnore me vuajtjet ordinere!
Krishti vdiq i ri dhe nuk kishte babë, i thu vetes prift, ndërsa e ke pikturu veten si shenjëtor në muret e Katedrales Shën Tereza, që u ndërtua nga vëllezërit e t’u.

7. Ndërkohë që Hashim Thaçi ia ka dhënë detyrë mbesës së tij m’i thënë gjjthçka Ramushit, aq kurrkushi i duket Ramushi sa nuk ia zgjedh as ‘sulmuesit’, e kësaj përnjëmend nuk po i ka hije, hiç ama hiç, Ilir Meta në anën tjetër e ka parashikuar zhdukjen e Shqipërisë nga një termet apokaliptik.

Para se të bëhet termet, përpara seizmologëve e vërejnë derri, miu, gjarpëri, zhaba dha kali.
Në Kosovë, kali (dhe zhaba) i pari e heton tërmetin, e Institucioni që merret me këtë punë e heton i fundit.
Kurse në Shqipëri, derri është i pari që e heton termetin dhe shqetësohet shumë pse ndjen më shumë se njeriu.

8. Por shqiptarët kryesore po i ruajnë traditat fetare, sezoni i synetisë është kah vlon, ‘Kremta të penisit’ gjithandej, vijnë nga perendimi shqiptarët për t’i bërë djemtë synet, se atje prej nga vijnë dikund nuk ua bëjnë synet pa qenë djali i vetëdijshëm me vendos vet e në Kosovë nuk t’i vet kush letrat.

Para zhdukjes së tokave shqiptare nga kijameti, po zhduket gjuha shqipe.
Nuk po më dhemb zemra asnjë trohë, ju tregoj drejt, kush e ka njet m’u zhduk, le t’zhduket, veç po habitem kur po i dëgjoj me të madhe shqiptarët e vegjël, fëmijët e të rinjtë duke folë mes vete gjermanisht sidomos.

Një vajzë e vogël (ndoshta 6 vjeç), i bëritit dje nanës së saj me zë të lartë ‘I hate you mama’ , pasi që nana ia refuzonte dëshirën për të blerë diçka.

Hajde të rinjtë që nuk flasin shqip, e ka një logjikë se nuk shkollohen shqip, por gjeneratat e vjetra nuk i kuptoj, e sheh ti gruan shqiptare n’moshë me pamje si Ganimete Tërbeshi, kurse me motra të veta flet gjermanisht.
Idiotja.

Apokalipsi gjuhësor do të ndodh, mirë e ka Ilir Meta, por unë mendoj se gjuha zhduket kur nuk shprehet më dashuria me të.
Shqipja sot e 20 vjet përdoret me rrejt, me thy eshtra, me idhnu, me sha, me vra, me shpreh urrejtje e xhelozi..aq larg ka shku puna sa muzika shqiptare po plas nga urrejtja.

Ndërsa kënga është shprehje e dashurisë, shqiptarët e shfrytëzojnë me shpreh urrejtje me të.
Edhe kafiteritë, edhe ndërtesat shumica prej tyre kanë emra anglisht.
Vëllai i Hashimit, ndërtesën e tij (pa leje e me leje) e quan ‘Iliria building’, thuajse në të kanë me jetu amerikanët.

Kurrkushi jemi…dijeni, nejse, veç m’u rreh jemi t’fortë. Edhe m’i prezantu këngëtaret angleze si këngëtare shqiptare, aty shkëlqejmë.

About admin

x

Check Also

VOA lëshon “bombën”: Marrëveshja Serbi-Kosovë është firmosur!

16 Nentor, 2019 Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i ...