Home / Lajme / Ne që vuajmë padrejtësitë e hershme, por dhe moderne të historisë!

Ne që vuajmë padrejtësitë e hershme, por dhe moderne të historisë!

 25/07/2019Billedresultat for ylli mece 

Përse në mendjen e shqiptarëve edhe sot e kësaj dite, krahas shpresës për “Evropën e mirë e të bashkuar” dyzon dhe mendimi tjetër i” Zuskës plakë”?! Mos vallë, në këtë rast në mjedisin e opinioneve historike, gabojnë shqiptarët në drejtim të Evropës, apo është vet Evropa që ka gabuar ndaj shqiptarëve?! Historikisht, dihet se në më të shumtën e rasteve, Evropa, ndaj çështjes shqiptare në veçanti, ka mbajtur vazhdimisht një qëndrim reaksionar, që ka ndikuar negativisht, jo vetëm në rrjedhën e ngjarjeve të mëvonshme, por situata ka shkuar deri në atë cak, sa që është vënë në pikëpyetje të madhe edhe vet ekzistenca e jonë si komb. Para se të shkojmë te “Konferenca e Ambasadorëve të Londrës” më duhet të citoj Otto Bismarkun perandorin e egër të Prusisë së “Teutonëve” i cili më 1878 deklaronte”:«Albanien sei für ihn ein bloßer geographischer Begriff». ( Shqipëria nuk është veçse një shprehje gjeografike).Tkurrja apo copëtimi i trojeve tona, kish filluar që me “Traktatin Shën Stefanit” 1878, me Kongresin e Berlinit po atë vit dhe nuk u ndal as mbas Konferencës së parë të Londrës më 1913, pa folur këtu edhe për Konferencën e dytë të vitit 1915. Kjo e fundit, u mbajt tepër e fshehtë, sepse gati e çonte Shqipërinë drejt shuarjes së saj si Komb, Konferencë kjo, që intrigat nga kulisat e saj do të çonin në një helmim enigmatik e të pa pritur Ismail Qemalin (1919 dyshime të mëdha kanë rënë mbi qeverinë e Orlandos, sepse I.Qemali e kuptoi se po u mbahej sekret copëtimi tjetër i trojeve shqiptare) dhe që fatet e Shqipërisë u varën në një fije peri aq të hollë, sa do të duhej në atë kohë Lenini i madh, i cili do ta denonconte botërisht këtë Traktat duke e marrë nën mbrojtje Shqipërinë, denoncim ky, që do të çonte këto fuqi imperialiste në heqjen dorë ( përkohësisht) dhe mos realizimin praktik të tyre.

Duke paralelizuar egërsinë e saj ndaj nesh, më duhet të theksoj edhe pse fuqitë e mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore, sikurse ishin SHBA, Angli e Rusi dhe vende të tjera të koalicionit, në Konferencën e Paqes së Parisit më 1946 përjashto këtu delegacionin e BRSS, por dhe disa vendeve të tjera, ishin të gatshëm të realizonin planet e reaksionit grek, të përfaqësuar nga Caldaris (ish ministër i Jashtëm grek) i cili e akuzonte Shqipërinë si një vend bashkëpunëtor me nazi-fashizmin dhe që kish sulmuar Greqinë në tetor të vitit 1940 ( Në fakt e sulmoi Italia fashiste, por që në përbërje të ushtrisë italiane në atë kohë ishin dhe dy batalione shqiptare “Tomorri “dhe “Taraboshi”) dhe në këmbim të kësaj, si dëmshpërblim, grekut Caldaris të megalli-idhesë do t’i lindte e drejta për rivendikime tokësore në të ashtuquajturën ëndrrën e tyre shekullore për “Vorio-Epirin” duke kërkuar rishikimin e kufijve jugorë të Shqipërisë. Por, po atë vit në Paris do të buçiste zëri i shqiptarëve dhe komandantit të tyre se.. “Populli shqiptar nuk e ka dërguar këtu delegacionin e tij për të dhënë llogari, por për tu kërkuar llogari, të gjithë atyre që i shkaktuan plagë dhe dëme aq të mëdha këtij populli…prandaj, as Konferenca e Parisit, as Konferenca e të Katërve, as çdo konferencë tjetër qoftë, nuk mund të marrin në shqyrtim kufijtë e vendit tonë brenda të cilëve nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të huaj. Kufijtë tanë janë të padiskutueshëm dhe askush nuk do të guxojë t’i prekë. Që të mundin të marrin një pëllëmbë tokë të vendit tonë, grekët duhet të vënë në lëvizje të tjera mekanizma përveç votës së Konferencës së Parisit. E gjithë bota ta dijë se populli shqiptar nuk lejon që të diskutohen kufijtë e tij dhe toka e tij….. Fjalimi i tij do të kthente tërësisht vendimin e parë me 11 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime në favor të Greqisë. Fjalimi i Enver Hoxhës dhe fjala e popullit shqiptar, do të shpërndahej në të gjithë rruzullin duke e anuluar vendimin, i cili përbënte rrezik të madh, për një copëtim tjetër të Shqipërisë. Por në atë kohë kishte burra shteti, që nuk lejonin më pazarllëqet evropiane mbi kurrizin e shqiptarëve. Grekërit e Caldarisit dhe vet Evropa, do të merrnin një herë e mirë mësimin historik, se me shqiptarët, kishin perënduar ato kohë me të cilat mund të vihej në pazar ekzistenca dhe e ardhmja e tyre.

Duke hequr një paralele për njëzet vjeçarin e këtij shekulli, vërejmë se politika evropiane nuk ka ndryshuar aspak ndaj vendit tonë e sidomos ndaj atyre tokave e trojeve, që gjenden jashtë territorit shqiptar qysh prej vitit 1913. Jugosllavia e Titos por dhe e mbas Titos, do të mbante me forcë e dhunë territorin e Kosovës duke mos ja lejuar atë Shqipërisë si territor të saj edhe pse vet Titua, e kish pranuar këtë gjë para Enverit duke e cituar.. “Po Enver Kosova është e Shqipërisë dhe do e japim, por hë për hë, nuk mundemi sepse reaksioni serb është i madh”..Në fakt, Titua gënjeu duke ushqyer vetëm ëndrrën tonë për Kosovën, sepse ai nuk e dha atë asnjëherë përkundrazi ëndërronte dhe Shqipërinë ta bënte republikë të shtatë të saj. Duhej të vinin kohë të tjera që armikut të mos i kërkohej me lutje liria, por të luftohej për ta fituar atë. Popujt ballkanikë, më së fundi e patën kuptuar se fuçinë e barotit në Ballkan mund ta ndiznin dhe ta shuanin ata vet, paçka se fitilat e saj historikisht i kishte ndezur Evropa. Në këto momente Evropës i shkonte për shtat shkatërrimi i Jugosllavisë, sepse një fenomen i tillë përkonte dhe me vet degjenerimin dhe shkatërrimin e BRSS dhe në këto situata, Evropa kishte leverdi të mëdha jo vetëm politike, por edhe ekonomike. U krijuan kushtet e një ekspansioni të madh ekonomik drejt vendeve ish socialiste të lindjes duke i dhënë dhe çliruar frymëmarrjen që kriza kishte bllokuar mushkëritë ekonomike të Evropës.

Mbas viteve 90-të situata ndryshoi. Në fakt ajo mori drejtimin luftarak sidomos për popujt e këtij rajoni. Evropa i donte ndryshimet por jo me luftë, sepse lufta mund ti çonte flakët e saj deri në Bruksel e më gjerë. Në ish Jugosllavi, u ngritën sllovenë, kroatë, boshnjakë por dhe shqiptarët e Kosovës të cilët kërkonin ndarjen nga Serbia. Por ja paradoksi: Evropa u kërkonte shqiptarëve “vetëpërmbajtje”, u kërkonte të hiqnin dorë nga”separatizmi e irredentizmi”, por dhe Jugosllavisë, Evropa i lutej tu jepte më shumë të drejta shqiptarëve, por ama në kuadrin e Kushtetutës Jugosllave. Pra shkurt,Evropa donte që Kosova përsëri t’i ngelej Serbisë. Populli shqiptar atje nuk i pyeti, bile në zjarrin e luftës ai dogji edhe teoritë e gabuara “Gandiste” të fitores me “rrugë paqësore” duke ruajtur frymën revolucionare. Lufta e UÇK dhe krahu i ndjekjes së parimit filozofik se “pa kryengritje të armatosur, nuk do të ketë liri e pavarësi” u dha tonin, gjithë zhvillimeve historike të më vonshme, që e çuan Kosovën deri në fitore. Çuditërish Evropa na u afrua, bile mbështeti edhe me krahun e saj të armatosur ”NATO” dhe kaloi në të kundërt të atyre që na pati këshilluar pak më parë..!!! Po pse e bëri këtë Evropa bile dhe Amerika?. Si duket, ata e kuptuan se ky ishte një fenomen shoqëror i pa kthyeshëm mbrapa dhe nga këshillues, për të hequr dorë nga lufta… kërkonin,të bëheshin më luftarakë nga shqiptarët!..( Paçka se disa vende të koalicionit kur ndërmerrnin inkursione bombardimi me avionë, bombat i hidhnin në det dhe jo mbi shtabin luftarak të JNA- ushtrisë Jugosllave). Dhe ja Kosova më në fund “ fitoi”. Vërtetë fitoi duke u shkëputur nga Serbia, por çuditërisht nuk u bashkua me Shqipërinë. Po pse? Kush nuk e donte këtë gjë dhe pse përsëri shqiptarët duhet të bëheshin “kokë turku” për të zbutur zemërimin pansllav i cili fillon që nga Rusia? Jo vetëm që nuk u bashkuan, por dhe flamurin Kosovës ja u tjetërsuan shqiptarëve, bile dhe himnin, duke i shpërbërë shqiptarët në idenë e betimit luftarak, nga ku njëpikë e këtij ishte dhe fakti që luftëtarët tanë çlirimtarë, lirinë e tyre të vërtetë e shikonin në bashkimin me trungun amë, Shqipërinë. Në këtë pikë fajin kryesor e kanë vet shqiptarët që ashtu sikurse e filluan luftën pa e pyetur Evropën, ashtu dhe në mënyrë të menjëhershme, fill mbas çlirimit të kishin deklaruar “de facto” bashkimin me Shqipërinë. Të krijosh një shtet tjetër me shqiptarë, do të thotë se ky shtet është i ndryshëm nga Shqipëria, që është disi i përafërt, por s’kanë lidhje me kombin shqiptar, bile as tokë ( Kështu që ja u lëpërsëri hapur ëndrrat dhe orekset e shkjaut tonë shekullor). Në këto situata, Kosova ngelet e ndarë dhe e vetmuar, pavarësisht se na lidh gjuha..nuk na lidh toka! Orekset dhe dëshirat e kujt plotësoi Evropa? E them me gjithë bindjen time, se Evropa është “pro” shovinizmit serbo madh dhe në të gjitha nismat e saj ajo ka mbajtur anën e reaksionit ndaj shqiptarëve duke i vendosur në një balancë pushtuesin zaptues – me luftëtarët çlirimtarë dhe për të na hedhur hi syve, për tu treguar se është e paanshme vendos trupa në Kosovë “për ruajtjen e paqes”. Pse nuk i vendosnin atje ku është agresori, i cili paraqet rrezik për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit? Evropa hesht e qesh teksa në Mitrovicë ngrihet lapidari i luftëtarëve për liri dhe nga ana tjetër disa metra përballë tij, “shovinserbët”, ngrenë lapidarin e të rënëve të tyre kundër UÇK-së. Gjyqi dhe Haga tallen me shqiptarët duke venë shenjën e barazimit midis agresorëve dhe çlirimtarëve, sepse teksa thërrisnin në gjyq Milosheviçin apo Karaxhiçin, si përgjegjës për Serbenicën dhe krimet e tjera në Kosovë e gjetkë, nga ana tjetër na çonte në bankë të të akuzuarve më vonë dhe Limaj apo Haradinaj ( bile në listat e tyre janë më shumë se 60 të tillë). Nuk është çudi, që në ndonjë hetim tjetër të radhës edhe vet Thaçin ta ulin në të njëjtën bankë sidomos nëse diku do u prishen interesat. Tre herë e ka thirrur Haga Ramushin. Përtej aktit të tij trimëror e burrëror prej shqiptari, nuk e besoj që të mos të ketë bashkëkombës në të katër anët e rruzullit të cilët mos të ngrenë supet me habi e të pyesin: Po..pse tre herë Ramushin në Hagë?! Kaq shumë krime të ketë bërë? Nëse dy herët e shkuara vet Haga e ka nxjerrë të pafajshëm pse tani e fajëson? Mos vallë ju prishën interesat Evropës apo ka lajthitur Haga? Nëse thirret për të tretën herë ose Haga dhe kjo gjykatë është katërcipisht e paaftë, ose indirekt u bën presion shqiptarëve. Mos vallë është puna e kufijve që serbët janë të pakënaqur, apo është taksa 100% ndaj Serbisë? Për çfarë kërkon Evropa të qetësojë Serbinë, Rusinë bile dhe disa simpatizantë të tyre evropianë? Akuzohet Haradinaj për krime lufte. Po mirë, kjo Evropë a di se formacionet luftarake të UÇK kishin vet gjykatat e tyre dhe vendimet për spiunët shqiptarë, romë, serbë, bile dhe për tradhtarët brenda formacioneve të tyre i merrnin në formë kolegjiale e jo individuale? UÇK-ja qëndronte tërë kohën mbi flakën e barotit dhe jo në kabaretë e Brukselit e të Hagës dhe situatat luftarake, nuk presin seanca dhe shtyrje të tyre, nuk ka dëshmitarë mbas dëshmitarësh, apo që të marrësh e kërkosh avokatë nëpër fushëbetejë. Gjykatat e formacioneve ushtarake në kohë lufte, historikisht kanë vepruar dhe veprojnë sipas rregullave të caktuara dhe jo sipas dëshirave të juristëve evropianë, që tremben dhe nga një flakë çakmaku. Në këto kushte, thirrja në Hagë e Haradinajt është një SMS i koduar për “pansllavët”. Haga i shkel syrin Serbisë çetnike, për t’i treguar dashurinë e tyre të hershme që i ka rrënjët në flirtet që bënin dikur në çarçafët e pistë londinezë, mbase aty nga viti 1913… në hotelin famëkeq “Konferenca e Londrës”. Nëse Haga e ka seriozisht këtë punë duhet të vendosi në bankën e të akuzuarve, për krime lufte të gjithë gjeneralët serbë që kur filloi lufta në Slloveni, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë e deri në Kosovë, për të mos thënë dhe gjysmën e oficerëve fashistë të JNA( Jugosllovenskaja Narodnaja Arma). Por Evropa plakë e kabareve i njeh mirë zuzarët e saj dhe ja u ka interesin. Atë më shumë e trembin lëvizjet me karakter çlirimtar se sa ato me karakter pushtimi. Ndaj dhe ne shqiptarët vuajmë padrejtësitë e hershme por dhe ato moderne të historisë.

Nga Ylli Meçe

About admin

x

Check Also

Si i manipuluan grekët dokumentet e Venedikut për Shqipërinë

July 31, 2019 Që Çamëria e Himara ishin shqiptarë në mesjetë, historiani ...