Home / Lajme / Këta janë 5 politikanët e pasur të Kosovës, me miliona në llogaritë e tyre

Këta janë 5 politikanët e pasur të Kosovës, me miliona në llogaritë e tyre

 

Ani pse jemi një shtet i vogël e shumë i varfër në ekonomi, udhëheqësit tanë nuk duken të tillë! Në llogaritë e të tyre numërohen miliona euro, vetëm Behgjet Pacolli ka mbi 724 milionë euro pasuri, duke u bërë kështu më i pasuri në Kosovë, pas të cilit vjen Presidenti Thaçi me 4. 248.758 , Ramush Haradinaj 1.864.817.00, Hajredin Kuqi 1.425.885.00, dhe Fatmir Limaj 88.915.00.


Këto janë statistikat që ka nxjerrë Lëvizja Fol për zyrtarët më të pasur të Kosovës, ndërsa më poshtë Gazeta Metro ju sjellë pasurinë që kanë deklaruar zyrtarët në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Behgjet Pacolli në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar si pronë të paluajtshme e që sipas tij prejardhja e pasurisë është e gjitha jashtë Kosovës. Shtëpi, hotelin ‘Swiss Diamond’, ‘Hotel Grand’, janë vetëm një pjesë e pasurisë së paluajtshme të Pacollit të cilat kapin vlerën e mbi 65 milionë eurove.

Pacolli ka treguar edhe për vlerën e aeroplanit privat të tij ‘Avion Challanger CL 604 B&A’ që kushton hiq më pak se rreth 10 milionë euro. Ai po ashtu ka gjashtë vetura të tipit ‘Mercedes’ vlera e të cilave është mbi gjysmë milioni euro, por ka edhe vetura të markave tjera.

Ndërsa Presidenti Thaçi deklaruar kursime që kalojnë shumën e 10 mijë eurove nga paga vjetore prej 33,282 eurosh si president i Republikës. Ndërkaq, Thaçi ka shpjeguar se një pjesë e kursimeve të grumbulluara janë në emër të së shoqes dhe të të birit.

Kreu i shtetit të Kosovës  ka në pronësi një shtëpi me vlerë 350 mijë euro, një shtëpi në fshat në vlerën 80 mijë euro, si dhe 7 hektarë tokë po ashtu në fshat në vlerën 180 mijë euro. Gjithashtu edhe një automjet të tipit ‘Audi Q5’ të vlerës 15 mijë euro, që figuron në emër të bashkëshortes së tij, e cila ushtronte profesionin e pedagoges në Universitetin e Mitrovicës, ku merrte 19.200 euro pagë vjetore.

Kryministri i sapodorëhequr Ramush Haradinaj del që  të ketë pasuri të paluajtshme shtëpi, tokë dhe apartament, të gjitha këto që arrijnë shifra të larta të parave. Shtëpi banimi e ndërtuar me mjete vetanake dhe me ndihmë nga bashkëluftëtarët 300 mijë euro në pronësi të Haradinajt.

Shtëpi familjare (Kulla) në pronësi të përbashkët me familjarët e që kap çmimin e 270 mijë eurove. Tokë kodrinore e përbashkët 75 mijë euro, tokë truall e blerë në pronësi të Haradinaj me çmim 27 mijë e 300 euro.

Por jo vetëm kaq në pronësi të Haradinaj është edhe një shtëpi banimi e deklaruar si e blerë me kredi e që kap shifrën e 202 mijë eurove. Përpos kësaj kryeministri Haradianj në pronësi ka edhe një apartament, por që është e paguar pjesërisht e që çmimi i saj arrin deri në 70 mijë euro.

Si pasuri të luajtshme Haradinaj ka deklaruar një veturë e cila është në pronësi të bashkëshortes, Anita Haradinaj-Muçaj në vlerë 8 mijë euro. I pari i Qeverisë së Kosovës në AKK ka deklaruar se para të gatshme të mbajtura në institucione financiare ka 71 mijë e 720 euro të cilat qëndrojnë në ‘Raiffeisen Bank’.

Hjaredin Kuqi, si personi i katërt më i pasur në Kosovë, nuk kishte deklaruar të gjithë pasurinë e tij.

Pasuria e paluajtshme e tij është e ndarë në 3 njësi me vlerë 240,800 euro, ndërsa ajo e  e luajtshme:2 njësi me vlerë 22,500 euro. Kuqi para të gatshme, për dallimi në mes parave të gatshme nga 2010 në vitin 2016 është 15,500 euro më pak.
Të hyrat vjetore të tij gjatë viteve 2010-2016 ka pasur të hyra vjetore në vlerën 208,648 euro nga gjashtë burime të ndryshme. Familjarët gjatë viteve 2010-2016 kanë pasur të hyra  40,880 euro. Në total zyrtari të hyra personale dhe pjesës tjetër të familjes gjatë periudhës 2010-2016 ka deklaruar 249,528 euro.

Ndërsa Fatmir Limaj  ka deklaruar se posedon një banesë banimi në vlerë 70 mijë euro, një shtëpi në vlerë 250 mijë euro dhe një truall në vlerë 500 mijë euro.

Të gjitha këto sipas deklarimit të Limajt janë pasuri familjare. Limaj posedon një veturë të tipit BMW me vlerë 10 mijë euro, ndërsa para të kursyera posedon 6,985 euro dhe 2,872 euro të bashkëshortes së tij.

Limaj merr nga paga mujore e zëvendëskryeministrit 2,687 euro, ndërsa bashkëshortja e tij merr 5.400 euro pagë vjetore. Mëditje nga qeveria e Kosovës Limaj ka deklaruar 4,443 euro.

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...