Home / Lajme / “Aty qe Qemali, plot 70 vjet, kur i heq sot emrin, përsëri e vret”

“Aty qe Qemali, plot 70 vjet, kur i heq sot emrin, përsëri e vret”

Arben Duka
Korrië 22, 2019 

“Aty qe Qemali, plot 70 vjet, kur i heq sot emrin, përsëri e vret”

Poeti Arben Duka ka shkruar lidhur me heqjen e emrit stadiumit të rindërtuar Qemal Stafa.

Në rubrikën e tij të përditshme në vargje ai shkruan se një veprim i tillë është tradhti ndaj Luftës dhe dëshmorëve.

Më poshtë vargjet botuar në Dita:

Është akt tradhtie,
nuk hyn thjesht në gafa,
t’i hiqet stadiumit
emri Qemal Stafa!

Aty qe Qemali,
shtatëdhjetë vjet,
kur i heq sot emrin,
përsëri e vret!

Qemal Stafa s’është,
një i rastësishëm,
është Heroi ynë
më i rëndësishëm!

Kur thashë “tradhti”,
s’e thashë me të hedhur,
tradhti ndaj luftës,
dhe gjakut të derdhur!

Diku kishte shkruar,
një oportunist,
dhe thosh se Qemali,
s’ka qenë futbollist!

Po çfarë nuk prodhojnë,
sot mendjet idiote,
pyes: “Nënë Tereza,
ka qenë gjë pilote?!”

Emri i Heroit,
ka qenë jetë e mot,
duhet një arsye,
që të hiqet sot!

Apo do më thonë,
erdhi “kohë e re”,
dhe tani Heronjtë,
janë demode!?

Përgjigje të tjera,
mund të ketë në listë,
po Qemali hiqet,
se është Komunist!

Një njëzet vjeçar,
gjithë dritë e nur,
është në ballë të Kombit,
s’del nga moda kurrë.

Po të qe Cekia,
i them këtij mikut,
a do hiqej emri,
i Julius Fuçikut?!

Edhe ky stadium,
një fund do të ketë,
po emri i Qemalit,
do të jetë përjetë!

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...