Nga faqet e librit “Rruga që më çoi në radhët e UÇK-së”

DILAVER GOXHAJ (SHPËTIM GOLEMI):

PËRVOJË NGA LUFTA NË AFGANISTAN (JANAR 1999)

Pashtriku, 10 Korrik 2019: Shkalla e shkatërrimeve që bënë sovjetikët nuk ishte parë në shekuj nga populli afgan. Forcat sovjetike e pushtuan Afganistanin në dhjetor të vitit 1979. Për të realizuar pushtimin ata angazhuan 85 mijë forca, ku 80% e tyre ishin rezervistë nga Azia Qëndrore e tyre përveç forcave të kuislingut Barak Kermel. Një vit pas pushtimit të Afganistanit ata pushtuan e arrestuan 2000 nëpunës, të cilën e përsëritën pas një viti, ku arrestuan edhe mosha të reja deri 14 vjeç. Këto arrestime e pushimet masive nga puna i bënë me qëllim që të fusnin terror në popull si dhe të frikësonin punonjësit e rinj dhe të tjerët për të mos ndihmuar luftëtarët e rezistencës afgane. Gjithashtu, ata rritën rrogat e milicisë civile me qëllim që të angazhonin në luftë sa më shumë afganë kundër afganëve dhe, si rrjedhojë, gjatë vitit 1984 u regjistruan 3000 policë. Megjithatë, sa më shumë që kalonte koha, aq më të pasigurtë e ndjenin vehten sovjetikët, pasi populli afgan po e rriste çdo ditë luftën e tij.
Urrejtja e popullit afgan dhe dëshirat e tij për të luftuar erdhi duke u forcuar vazhdimisht aq sa edhe dëshira e pushtuesve sovjetikë për të qëndruar, pran mdaj edhe shkalla e shkatërrimeve që bënë ata në fshatrat dhe në pasurinë kombëtare të Afganistanit nuk ishin parë në shekuj nga ai popull. Kjo bëri, që pas 5 vjetëve luftë, për ekonominë afgane të binin kambanat e vdekjes. Prodhimi i drithrave të bukës u ul në 25-30%, çmimet e uhqimeve bazë u rritën 150% dhe 500 mijë afganë ishin në rrezik të vdisnin nga uria. Varfëria, terrori shtetëror dhe shfrytëzimi ekonomik nxiti emigracionin ose lëvizje të popullsisë nëpër qytetet që kontrolloheshin nga pushtuesit, me qëllim që t’i linte luftëtarët afganë pa mbështetje! Pavarësisht se kushtet ekonomike të popullit afgan po shkonin poshtë e më poshtë, populli afgan jo vetëm që nuk e reshti luftën kundër pushtuesve e tradhëtarëve,. por e forcoi atë gjithnjë e më shumë. Ashpërsimi i luftës erdhi në rritje dhe ushtria sovjetike po e rriste agresivitetin nga koha në kohë. Megjithatë, pas 5 vjetë lufte asnjë repart sovjetik nuk guxonte të delte në periefri të qytetit pa u futur ose pa u shqoeruar nga tanket.
Gjendja e të dy palëve
Sovjetikët gjithsej çuan në Afganistan 120 mijë trupa, përveç 30 mijë forcave të qeverisë kuislinge. Këto luftonin kundër 100 mijë luftëtarëve afganë. Forcat sovjetike ishin organizuar në 7 Divizione dhe 5 Brigada Sulmuese. Ato ndihmoheshin nga disa reparte spetsnaze ose sikundër quheshin ndryshe “Akrepi i kuq” (reparte komando për kryerjeen e veprimeve luftarake speciale) dhe mbështeteshin nga 500 helikoptere të paracaktimeve te ndryshme e disa skuadrile aeroplanësh luftarakë të tipave Mig-21, Mig-23 si dhe një skuadrile aeroplanësh Su-25. Këta të fundit janë aeroplanë për të bërë mbështetje të afërt të trupave si dhe për luftë kunder tankeve, pasi fluturojnë në lartësi shumë të ulta dhe shpejtësi jo shumë të madhe, të ngjashëm me aeroplanin perëndimor A-l O. Sikundër shihet, ajo përbënte një forcë ajrore tepër të fuqishme, po të kemi parasysh kundërshtarin që bënte një luftë guerile.
Divizionet u shpërndanë në përshtatje me shtrirjen gjeografike të rezistencës, ku 1/3 e tyre ish vendosur në Kabul. Forcat Ushtarake Ajrore i patën vendosur në 7 aerodrome kryesore, ku 3 ishin në Perëndim, 3 në Lindje dhe 1 në Jug të Afganistanit.
Forcat çlirimtare afgane ishin të organizuara në 10 njësi luftarake, por të ndara në dy grupacione kundër- shtare. Disa nga njësitë luftarake ishin ndarë në Forca të Mbrojtjes Lokale, në forca territoriale dhe në Grupe të Levizëshme. Grupet e Lëvizëshme ishin forca të përbëra nga djem të rinj e të stërvitur mirë e të afta për të kryer veprime luftarake jashtë vendbanimit të tyre në çdo lloj kushti e moti. Madhësia kryesore e veprimit në terrene fushore ishte 30-40 vetë, por në raste të nevojshme edhe me regjiment.
Armatimi i forcave të rezistencës ishte kryesisht i lehtë, por shumë i ndryshëm,ndërsa zjarri mbështetës ka qenë i kufizuar, pasi armët e rënda kryesore të tyre ishin mitralozi i këmbësorisë (i lehtë e i rëndë), granatëhedhësi dhe mortajat e transportueshme me krahë.
Megjithëse nga shumë burime shkruhet se ndihmat e jashtme, në armatime e materiale të tjera, arrinin në 100 milionë stërlina në vit, relativisht pak materiale luftarake kanë mbërritur në atë rrugë, pasi ndihmat financiare vidheshin e shpërdoroheshin. Burimet më të mira për armë e municion për luftëtarët afganë kanë qenë depot e ushtrisë sovjetike dhe ushtria e saj. Kjo është deklaruar në atë kohë nga shumë komandantë muxhahedinësh, te cilët patën pranuar se rreth 80% e municioneve dhe e armatimit të tyre ishin sovjetikë e të marra me forcë.
Për të siguruar mbijetesën forcat e rezistencës afgane ishin bazuar në lëvizshmërinë e shpeshtë dhe në fshehjen e tyre, gjë që solli pasiguri të madhe për ovjetikët, pasi muxhahedinët u dilnin aty ku dhe kur ata nuk e prisnin. Këtë e kanë pohuar më vonë shumë oficerë sovjetikë nëpër shkrimet e tyre, të cilët shprehen se siguri ndjenin vetëm gjatë orëve të ditës, ndersa natën strukeshin.
Strategjia sovjetike
Qysh në fillim të luftës u pa e qartë se strategjia e sovjetikëve ishte mbajtja në dorë e qyteteve dhe mbrojtja e sigurt e bazave të tyre të vendosjes; te mbanin nën kontroll rrugët e komunikacionit; te kufizon in shtrirjen dhe depërtimin e forcave të rezistencës afgane, mundësisht duke angazhuar në luftime sa më pak forca. Në esencë, strategjia sovjetike ishte ajo e paisjes së ushtrisë me teknikë të teknologjisë së lartë, lëvizshmëri të madhe dhe përdorim të shumtë mjetesh luftarake, pa u qëndruar aspak besnik normave taktiko-operative të deklaruara nëpër manualet e tyre.
Strategjia e tyre politike ishte kombinim i teorisë së “tokës së djegur” me atë të “genocidit shpërngulës”. Për këtë qëlim janë përdorur të gjitha llojet e armëve, perfshi dhe ato kimike në 36 raste të deklaruara nga shtypi i kohës, ku gjetën vdekjen rreth 3000 vetë, por më shumë janë përdorur forcat ajrore të cilat kanë goditur fshatrat, ku mendohej se fshiheshin forcat çlirimtare, me qellim asgjësimin e tyre dhe shpërnguljen e popullsisë në Pakistan ose Iran, ku në fakt emigroi rreth 1/3 e popullsisë. Një veprim tjetër strategjik i tyre ka qenë zëvendësimi i gjithë kuadrove të ushtrisë e administratës shteterore afgane me kuadro të rinj vendës, por që të ishin besnikë të pushtuesve. Për këtë qëllim ata grumbulluan rreth 20 mijë të rinj afganë dhe i çuan për t’i përgatitur nëpër shkolla të ndryshme të ish BS.
Nje strategji tjetër e tyre ishte ajo e manovrave diplomatike, duke e paraqitur vehten si begatues të Afganistanit dhe se luftonin terrorizmin, si dhe bërja sa më shumë presione politije e ushtarake Pakistanit, pasi nëpërmjet kufijve të tij vinin ndihmat në armatim, ilaçe, mjekime etj ,për luftëtarët afganë.
Taktikat e përdorura
Fillimisht sovjetikët përdorën taktikën e terrorit policor, të kombinuar me bombardime artilerie me shumicë. Këto bombardime hakmarrëse kundër popullsisë që mbështeste çlirimtarët i aknë quajtur “operacione të shkëputura”, nëpërmjet të cilave shkatërruan rreth 80% të banesave të fshatrave. Një taktikë të tillë e përdorën edhe kundër qytetit piktoresk të lstalit, të cilin e bombarduan për 7 ditë rresht.
Sovjetikët eksperimentuan shumë armë e teknikë të re, duke e shndëruar popullsinë dhe ekonominë e Afganistanit në poligon qitjeje. Kështu mund të themi se për herë të parë eksperimentuan helikopterët Mi-24 Hind të të gjitha versineve dhe helikopterin luftarak M-8,
aeroplanin SU-25, granathedhësin automatik AGS-17. Helikopterët i përdorën gjeresisht për zbulim, transport trupash, mbështetje të afërt, furnizime të ndryshme, kontroll dhe për drejtim trupash. Stërvitja e pilotëve, duke kryer goditje kundër popullsisë së pafajshme, ishte kthyer për ata në një lloj stërvitjeje normale.
Sovjetikët ishin të detyruar të vepronin në terrene malore e tepër të thyer, prandaj, përveç njësive ajrore, ata përdorën tre kategori trupash: të motorizuara, të blinduara dhe ato alpine me ushtarë kryesisht nga Azia Qëndrore. Këto forca duke qenë rezerviste, ishin të stërvitura jo mirë dhe me moral të ulët. Si rrjedhojë e tyre, luftimet që ato zhvillonin ishin nga më të zakonshmet dhe kur ata e kuptuan se luftonin aziatikët kundër aziatikëve ata filluan t’u shmangeshin luftimeve dhe t’i linin armët në fushëbetejë e tërhiqeshin gjoja në panik. Kjo i detyroi sovjetikët që t’i zëvendësonin ata gradualisht, duke marrë forca nga vendet me popullsi sllave, të cilët në vitin 1981 filluan t’i përgatisnin në azinë Qëndrore, në terrene të përafërta me terrenet e afganistanit. Por, edhe me këtë taktikë nuk patën ndonjë ndryshim cilësor në veprimet luftarake, prandaj filluan t’u japin lloje të dnryshme droge për t’i çliruar nga ndjenja e frikës. Taktika sovjetike ka synuar drejt mekanizmit total me mjete të blinduara e tanke të trupave të tyre, duke i futur ushtarët në “çadrën e hekurt”. Mirë po, malet e shumta dhe mungesa e rrugëve të komunikacionit nuk e bënë shumë të efektshme këtë taktikë. Kjo i detyroi t’i përdornin me denduri të lartë e me lIojshmëri të shumtë Forcat Ushtarako-Ajrore, për mbështetej direkte e të afërt të trupave në çdo luftrim që bënin. Nga që kjo lloj teknike ishte në sasi të madhe,atëhere ata si taktikë kryesore përdorën taktikën e “Kudhrës me Çekanin”. Sipas kësaj taktike ata janë përpjekur t’ i fusnin forcat çlirimtare midis dy zjarreve. Për këtë qëllim janë përdorur dendur Brigadat Sulmuese, të cilat transportoheshin në nivel batalioni, por në shumë raste edhe në nivel brigade, në rajonin ku ishte parashikuar asgjësimi i forcave çlirimtare. Pasi të kish filluar luftimi dhe çlirimtarët t’i kishin futur në luftim të gjitha forcat, sovjetikët sillnin me helikopterë forca të tjera të nivelit kompani, batalion e në një rast një brigadë tjetër sulmuese, dhe e ulnin në shpinë të forcave çlirimtare. Në këtë rast, forcat e ardhura luanin rolin e “çekanit”, ndërsa të parat luanin rolin e “kudhrës”.
Një taktike tjetër e forcave sovjetike ishte ajo e hartimit të palneve të shpejta e sekrete dhe shumë të fshehta, që të mos zbuloheshin nga armiku, por përse nuk e realizuan me sukses. Kjo është vërtetuar pothuajse në të gjitha operacionet e tyre, ku forcat e popullit afgan ishin njfotuar qysh më parë me planin e operaciont. Kjo ka qenë edhe një nga dobësitë kryesore të sovjetikëve në atë luftë.
Qysh kur sovjetikët filluan që të mbanin nën kontroll, përveç rrugëve kryesore dhe rrugët e tjera si dhe lartësitë sunduese të tyre, pritat e forcave të rezistencës u bënë shumë të efekshme. Zakonisht ato vepronin me grupe 30-40 veta, duke ngritur prita nëpër ura, qafa, gryka dhe ngushtica .. Fillimisht shkatërronin urën ose bllokonin rrugën dhe pastaj hapnin zjarr nga lartësitë dominuese kundër forcave kryesore, pasi pararojën e kishin lënë të largohej. Me prishjen e urës (rrugës) pararoja nuk kish më mudnsi të kthehej e t’u vinte në ndihmë. Pasi realizo- nin qëllimin tërhiqeshin me luftim e në mënyrë të organizuar. Në shumicën e rasteve të organizimit të pritave ato bashkëvepronin me forcat lokale e territoriale për te mbrojtur krahët e për të mos lejuar afrimin e forcave të tjera. Taktika kryesore e tyre ishte sulmi.
Sovjetikët edhe pse përdorën forcat më të fuqishme ajrore të kohës ata nuk patën shumë efektivitet pasi afganët iu kundëvunë me të tërë elementët e mbrojtjes kundërajrore, duke filluar nga zbulimi e deri te organizimi i zjarrit kunderajror në çdo lloj luftimi, madje edhe në luftimin në pritë. Ata për të luftuar forcat ajrore sovjetike përdoren jo vetem “Stinxherat” dhe mitralozët kundërajrorë 12,7 dhe 14,5 mm por të gjitha armët e këmbësorisë, përfshi dhe granatahedhësin kunder këmbësorisë.
Gjithashtu ata patën përdorur edhe minat KT dhe KK për luftë kunder helikopterave, duke minuar ato lartësi a sheshe që nuk mund t’i ruanin me forca e që armiku mund t’i përdorte për të ulur forcat e veta me anë të helikopte- rëve. Të gjitha këto i detyronin mjetet ruse të sulmit ajror ose të rrisnin lartësinë, gjë që humbisnin saktësinë e goditjes, ose të pezullonin përkohësishtë fluturimet. Një masë tjetër për t’u mrojtur nga këto mjete sulmi ishte edhe organizimi i luftimit natën.
Praktika kryesore e sovjetikëve gjatë zhvillimit të operacioneve të mëdha në lugina me gjatësi e rëndësi të madhe, sikundër ishin operacionet e përseritura në luginën e Pashmirit, ishte bombardimi 7-10 ditë rresht me aviacion dhe pataj futeshin në veprim forcat e këmbësorisë te mekanizuzra e tanket, duke u mbështetur gjerësisht me helikopterë. Forcat e rezistencës zinin kreshtat e luginës në të dy anët e saj, të maskuara, duke i futur forcat sovjetike në zjarr të befasishëm, ndrësa nga lartësitë qëllonin kundër helikopterëve. Një pjesë e forcave pasi kryenin goditjen e befasishme tërhiqeshin me shpejtësi, duke zënë prita të reja, ose duke i goditur në shpinë forcat që nuk ishin futur ende në luftim.
Duke e parë se edhe me operacionet masive nuk patën sukses, siovjetikët filluan që nëpër hyrjet e këtyre luginave të ngrinin garnizone të fuqishme, por që u bënë pre e forcave çlirimtare edhe pse ata mundoheshin t’i ruanin me kordonë telash e sisteme zjarri.
Më në fund sovjetikët, pasi e panë se të tëra taktikave të tyre forcat çlirimtare po u kundër përgjigjeshin me sukses, filluan të përgatisnin trupa speciale (spitznazet) për të qenë të afta të veprinin natën, në çdo terren e mot, e në mënyrë të veçantë të vepronin në mënyrë autonome. Ato futeshin fshehtas në thellësi të zonave të lira, godisnin në befasi objektin dhe tërhiqeshin me shpejtësi me ndihmën e helikopterëve. Edhe në këto raste nuk patën përherë sulses, jo vetëm se ata i shmangeshin luftimit trup me trup, por gjatë natës helikopeterët patën shumë përplasje me terrenin.
Përfundime
Si përfundim mund të themi se sovjetikët në Afganistan paraqitën një gërshetim të strategjisë mbrojtëse me atë mësymëse, por kjo e fundit në nivelin taktik, e në raste të veçantas me forca të shkallës operative. Qëllimi kryesor i tyre ka qënë mbajtja nën kontroll e rrugëve kryesore dhe e qyteteve; të ndanin forcat e rezistencës nga bazat e tyre si dhe të bënin asgjësimin e plotë të tyre, në rast se nuk dorëzoheshin, por që nuk ia arritën në asnjë rast qëllimit. Ata gjithashtu u përpoqën ta fitonin luftën në rrugë diplomatike, atë që nuk e arrinin me anën e forcës, por faktikisht, hodhën mbi kurrizin e vetë gjithë botën demokratike. Forcat çlirimtare afgane edhe pse ishin 100 mijë forca nuk mundën t’i nxirrnin sovjetikëtjashtë kufijve të Afganistanit, pasi ishin të ndara në dy grupe rivale, pa një shtab ushtarak të vetëm drejtues dhe pa bashkëveprim. U desh të dilte në skenën politike Gorbaçovi që lufta në Afganistan të mbaronte me tërheqjen e forcave sovjetike. Megjithatë, pavarësisht nga diskretitimi ushtarak që sovjetikët pësuan, ata përveç eksperimentimit të armëve të reja dhe fitimit të pëvojë nga ana e kuadrove, kanë fituar një përvojë të madhe në luftën kundër një ushtrie guerile, të cilën jo vetëm që e kanë përpunuar, por mundet që t’ua kenë dhënë me detaje vëllezërve të tyre sërbë. Kjo të bind për vetë faktin se shumë nga taktikat e sovjetikëve në Afganistan, e në mënyrë të veçantë ajo e bo- e shpopullimit që përdorën serbët kundër popullit të Kosovës gjatë mujave gusht shtator 1998, kanë qenë tipike me taktikën dhe strategjinë e sovjetikëve në Afganistan.
***
“Zëri i Kosovës”, 28 Janar 1999
Ribotuar nga gazeta “Bota e re”, 31.01.1999
Shënim: Kjo analizë u përpilua me kërkesën e vet ish komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
( FUND )
_________________________
Nga faqet e librit “Rruga që më çoi në radhët e UÇK-së”
DILAVERGOXHAJ (SHPËTIM GOLEMI): ‘NË RAMBUJE NA KA SJELLË E DREJTA HISTORIKE DHE GJAKU I DËSHMORËVE TË UÇK-SË … ‘ (SHKURT 1999)
http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8908

 — me Dilaver Goxhaj.

Fotografia e Sheradin Berisha

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...