Home / Lajme / Rama: Përgjimet, skenar i përgatitur, janë enveristë fanatikë

Rama: Përgjimet, skenar i përgatitur, janë enveristë fanatikë

 

June 20, 2019 12:53

 

Komenti

Jo more “Kryeministër”, o përdhosësi i pa skrupull i verdiktit të votës së shumicës elektorale shqiptare. Ti po akuzon së koti, se kinse “Përgjimet” qenkan “skenar i përgatitur, nga “enveristë fanatikë”. O i mjerë, ty tu ka bërë fytyra e ngjashme me shollën e atyre këpucëve të hedhura në llucë. Ajo, si e tillë nuk po di të skuqet edhe para shpifjeve e rrugaçërive tuaja të shumta. Këtë e di ti mirë! Këtë po e sheh edhe populli! Por, për fatin tënd të keq, nuk do ta thuash të vërtetën, sepse është vërtetuar se vërteta për tipat si ti, është diçka e huaj.

Jo vetëm ata që do të dëshmohen se janë dalzotësit e Atëmëmëdheut, por edhe njerëzit e ndershëm nga mbarë Bota, po e kuptojnë drejt dhe mirë, se hartuesit dhe zbatuesit edhe të këtij skenari për përplasjen drejt humnerës, jo vetëm të Republikës të Shqipërisë, por edhe të çështjes së pazgjidhur mbarë shqiptare, nuk janë ata që ti i quan “enveristët fanatikë”, por rreket e plehut që i rehabilituat kohëve të fundit dhe ato që po vazhdoni t’i rehabilitoni në bashkëveprim e që mund të dyshohet me bazë edhe me ndihmën nga aleancat e hershme dhe ato aktuale serbo-ruse ( besoj edhe pak ditë). Por, është në të mirën tuaj, që t’i thirrni asaj pak mendjeje që të kthjelloheni sa nuk është bërë tepër vonë, ta keni të qartë, si ti,si salifazliqët,si lulushët, si “hyzmeqaret”kryemëdha,si banda jote dhe ajo në aleancë në përgjithësi,ashtu dhe të gjitha aleancat antishqiptare, se populli shqiptar ka përvojë të madhe për t’ua treguar vendin antishqiptarëve të të gjitha ngjyrave. Përvojë, kjo e mbledhur ndër shekuj, gjatë ballafaqimeve me ata të ngjashëm me sojin tuaj dhe të gjithë antishqiptarët e të gjitha ngjyerave, pa dyshim, edhe kësaj radhe dot të jetë fituesi dhe nuk do të falë më, por kësaj radhe duke mos hezituar që me ndihmën e akteve normative ligjore, t’u përplasë në vendin që, vërtet e meritoni- në lloçin e gjallë të historisë!

Sejdi Veseli, Prishtinë

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...