Home / Lajme / Mёsues dhe nxënёs me origjinë shqiptare nga Ukraina vizitojnë Gjirokastrën

Mёsues dhe nxënёs me origjinë shqiptare nga Ukraina vizitojnë Gjirokastrën

 Nga, Megi.Zonja

TIRANË, 10 qershor/ATSH/- Prefekti i qarkut Gjirokastёr, Astrit Aliaj, ka pritur ditёn e sotme nё ambientet e institucionit tё Prefektit, mёsues dhe nxёnёs me origjinё shqiptare nga Ukraina. Qёllimi i kёsaj vizite ishte njohja nga afёr me historinё, kulturёn, gjuhёn, traditat e zakonet shqiptare, me vendin e origjinёs sё paraardhёsve tё tyre.

Nё fjalёn e tij pёrshёndetёse Prefekti i qarkut i uroi mirёseardhjen dhe i falёnderoi pёr vizitёn e veçantё nё qytetin e Gjirokastrёs, njëkohësisht edhe origjina e shumё personaliteteve tё njohura si Eqrem Çabej, Ismail Kadaresё, Musine Kokalarit etj.

Prefekti i qarkut theksoi datёn e sotme si njё ditё historike e simbolike nё historinё e Kombit Shqiptar, Dita e Lidhjes sё Pizrenit. Me anё tё copёzave tё historisё shqiptare, Prefekti inkurajoi nxёnёsit tё pёrdorin burimet e shumta të informacionit pёr t’u njohur edhe mё shumё me historinё dhe vlerat e vendit tonё, nё mёnyrё qё tё mbajnë gjallë kulturën e prejardhjes së tyre.

Mёsuesit dhe nxёnёsit nga Ukraina falёnderuan Prefektin e qarkut pёr mikёpritjen e ngrohtë dhe shprehёn vlerёsimet e tyre pozitive pёr qytetin e gurtё dhe Shqipёrinё.
Nё pёrfundim të kësaj vizite, Prefekti i qarkut i ka dhuruar nxënësve libra artistik tё pёrkthyera nё gjuhёn shqipe tё autorёve tё huaj dhe atyre shqiptarë, si një kujtim simbolik nga vendi i tyre i origjinës./m.z/

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...