Home / Opinion / KA RËNË VENDI NË DORË TË HORAVE!

KA RËNË VENDI NË DORË TË HORAVE!

Relateret billede
Gjon Bruçi
10 Qershor 2019

Një aktor shkodran, në një skeç të interpretuar para disa kohësh, kishte një batutë të goditur. I habitur me sukseset si biznesmen të ish nxënësit të tij, që kishte përsëritur klasat e tetëvjeçares nga dy e tri herë, thotë para publikut: “Ka rënë paraja në dorë të horit!”

Në rastin tonë, jo vetëm “PARAJA”, por e gjithë “GODINA E SHTETIT” ka rënë në duart e “horave”, në duart e “lumpenëve”.

Mjafton të ndjekësh situatën e sotme të krimit, të vjedhjes, të grabitjes, të politikës ekstreme pozitë-opozitë, të krizës politike, ekonomike, shpirtërore e morale etj. dhe bindesh se Horat dhe Lumpenët i kemi në çdo damarë të politikës, të shtetit e të pushtetit.

Shumica e këtyre lumpenëve, është grumbulluar në tri partitë kryesore me inicialet PS-(alias Rilindje), PD dhe LSI, të cilat kanë kollandrisur, ose më saktë kanë vidhisur fatet e vendit e të popullit në këto tri dekada, nga më të errtat e historisë sonë.

Si mund të çlirohet vendi nga këta “Hora”?!

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...