Home / Opinion / JA PSE DUHET TË RISHKRUHET HISTORIA E VËRTETË E POPULLIT SHQIPTAR!

JA PSE DUHET TË RISHKRUHET HISTORIA E VËRTETË E POPULLIT SHQIPTAR!

Fotografia e Abdulla Mehmeti
Abdulla Mehmeti

 

Sepse nga vetë institucionet tona më të larta të shkencës dhe dijes janë bërë falsifikimet më të mëdha të historisë sonë, të lashtë dhe të re.

Paramendoni të mos ishin veprat, studimet dhe kontributet shkencore të autorëve joshqiptarë, por dhe të shqiptarëve jashtë atdheut (si akademiku shqiptar-kroat, Aleksandës Stipçeviq me të tjerë), cila do të ishte gjendja e studimeve dhe historia e popullit shqiptar sot?!

Njëri nga këta, historiani dhe studiuesi kroat, Milan Shuflaj (Milan von Šufflay), dhe jo vetëm ai, këtë punë e përkushtim për të vërtetën mbi shqiptarët e pagoi edhe me jetën e tij. Shumë studime të tij të mbetura në dorëshkrim janë zhdukur, një pjesë nuk janë botuar ende!

Ja pse historiografia shqiptare (andej dhe këndej kufirit të dhunshëm mes shqiptarëve) nuk e ka thënë asnjë fjalë për KRYENGRITJEN më të madhe ÇLIRIMTARE të popullit shqiptar nën sundimin e Perandorisë Osmane, Kryengritjen e Dervish Carës të vitit 1843-44, e cila ka synuar dhe kërkuar nga fuqitë e mëdha formimin e Shtetit të Pavarur Shqiptar, me kryeqytet Shkupin; e vetmja kryengritje shqiptare që i ka përfshirë dhe çliruar përkohësisht të gjitha trojet etnike shqiptare, nga Nishi deri në Janinë, nga Vlora e Durrësi deri në kufi me Bullgarinë! Është dashur me shumë mundime e skarifica këtë ta shpalosë një shqiptar ortodoks nga Maqedonia, Akademiku Aleksandër Matkovski (Mati), më 1985!

Etj, etj, etj…

(2 qershor 2019)

* * *

DORA E ZGJATUR E AGJENTURAVE TË HUAJA, E VENDOS IDENË GREKE NË THELB TË SIMBOLIT TË DITURISË SHQIPTARE!

“Rasti e solli (në Institutin Albanologjik të Prishtinës) të ulem pranë një studiuesi të njohur të historisë, i cili pasi më përshëndeti, më bëri një pyetje të papritur: Dashi, çfarë është ajo shkronja në mesin e logos së Akademisë së Shkencave e Shqipërisë?

E shikova me sa munda nga larg, me syzet e mia dhe ju pergjigja se mund të ishte ose epsilon ose sigma.

Ështe germa greke sigma – me tha profesori; është germa e parë e fjales greke SOFI, që do të thotë DITURI. Deri këtu ka hyrë dora e zgjatur e Greqisë…!”

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...