Home / Histori / Zbulohet Kisha paleokristiane në Nikadin të Ferizajt!

Zbulohet Kisha paleokristiane në Nikadin të Ferizajt!

Në fshatin Nikadin, jo larg Ferizajt, janë gjurmuaj themelet të një kishe, për të cilën besohet të jetë paleokristiane e kohës së shekullit V-VI të erës sonë.

E veçanta e këtyre gjurmimeve ka dalë të jetë kapaku i një sarkofagu, i muruar në themelet e kishës, nën nivelin e dyshemesë.

Arkeologu Masar Valla, nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, thotë se “Kapaku i sarkofagut vlerësohet si një element pagan dhe si i tillë, në shenjë mosrespektimi nga kristianët është futur në themelet e kishës nën dysheme”.

Arkeologu Valla e ka vlerësuar si pasuri të madhe gjetjen e themeleve të kishës paleokristiane dhe ka kërkuar që ky objekt të futet në mbrojtje të monumenteve.

Gjatë këtyre gërmimeve janë gjetur edhe tulla dhe tjegulla të kohës romake. Se bëhet fjalë për një lokalitet që ruan dëshmi të kohëve më të hershme, këtë e pohon edhe historiani Isuf Musa, nga fshati i afërt Varosh, i cili në vend të ngjarjes kishte dalë si udhëheqës i sektorit të arkeologjisë pranë ministrisë së kulturës.

“Urna e njohur e Varoshit, e cila që nga viti 1967 qëndron në Muzeun e Kosovës, është gjetur vetëm 500 metra nga këtu. Nuk ka dyshim se bëhet fjalë për një vendbanim iliro-romak”, ka thënë udhëheqësi i sektorit të arkeologjisë.

Misteret e nëntokës këtu kishin zënë të shpalohen që nga viti 1984, kur profesori i historisë, Imer Berisha kishte gjetur një gurë të gdhendur.

Ai kishte vdekur me merakun se do të mbetej pa u hulumtuar ky vend, hulumtimet e të cilit ai i kishte ndërprerë shkaku i frikës nga okupatori serb.

Tash djali i tij Xhelali, ndjehet i lehtësuar që më në fund ka zbuluar themelet e një objekti të identifikueshëm, për të cilin kishte besuar shumë babai i tij.

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...