Home / Lajme / 840 mijë euro h araç vetëm prej një klienti për Veselin dhe Halitin!

840 mijë euro h araç vetëm prej një klienti për Veselin dhe Halitin!

Botuesi i gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, e ka komentuar rastin e haraçit që ka ndodhur për një klient nga ish-kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti.

840 mijë euro është haraçi që i është kërkuar Faton Dalladakut.

Kështu ka deklaruar avokati i tij, Skënder Musa, i cili ka theksuar se këtë shumë është detyruar ta paguaj klienti i tij.

Sipas avokatit, Dalladakut i kanë thënë se, kontratën për Spitalin do ta nënshkruajnë në Pejë, në praninë e Kadri Veselit, tash kryetar i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës, dhe Xhavit Halitit.

E Mazrekaj për këtë, ka shtruar një pyetje, “paramendoni se sa haraç është paguar për 20 vite”?

Më poshtë, lexojeni postimin e plotë të botuesit të gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj:

840 mijë euro haraç vetëm prej një klienti për Veselin dhe Halitin!!

Avokati i Faton Dalladakut, Skënder Musa ka thënë se klienti i tij është detyruar të paguajë haraç 840 mijë euro. Atij i kishin thënë se kontrata për Spitalin do të nënshkruhej në Pejë, në praninë e Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit.

Paramendoni se sa haraç është paguar për 20 vite!

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...