Home / Opinion / Sali Kabshai për Albin Kurtin.

Sali Kabshai për Albin Kurtin.

Fotografia e Salih Kabashi
Salih Kabashi

18 Maj 201½9

Reporteri francez, Marc Semo, njohës i problemeve të Ballkanit, në të përditshmën Libération më 11 dhjetor 2007 shkruante për Albin Kurtin si për të padhunshmin që po i prishte punë OKB-së, kupto UNMIK-ut në Kosovë.

Ai atë e quante qysh atëherë “hero të Kosovës”, “të burgosurin e katit të pestë”, “lider të ri e indepedendist radikal por joviolent”:

« Vendosur në burg shtëpiak nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ky tribun 32 vjeçar çdo ditë e më shumë po fiton popullaritet përmes diskursit të tij mbi vetëvendosjen. »

Albin Kurti dhe pjesëtarë të Lëvizjes së tij janë burgosur e torturuar nga Millosheviqi, Misioni ndërkombëtar në Kosovë, nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Dhe janë tradhtuar nga Ramush Haradini…

Lëvizja Vetëvendosje! dhe lideri i saj përkundër dhunës shtetërore, sot paraqesin partinë dhe prijësin më të votuar. Ajo sot është shtrirë edhe në Shqipëri duke gëzuar simpati në të gjitha trojet shqiptare si dhe në Diasporë.

LVV dhe Albin Kurti janë pothuajse shpresa e fundit që do të mund ta shpëtonte Republikën nga kthetrat grabitçare të Trojkës uzurpatore.

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...