LAJME
Home / Opinion / “Beteja e Koshares” IV

“Beteja e Koshares” IV

Çdo gjë që kemi dëgjuar gjer sot për “Epopenë” e Koshares dhe për Br.128 janë opinione dhe jo fakte

Fotografia e Vladimir Bizhga
Nga Dilaver Goxhaj
Në vijim të analizës ushtarake që po i bëjmë të ashtuquajturës “Beteja e Koshares”, jemi duke shfletuar edhe librat e gazetarit reporter Muhamet Çetta: “Me UÇK-në në Koshare”, në tre vëllime, në të cilat gjendet një informacion i gjithanshëm, pasi ai është një nga dëshmitarët okularë të atij luftimi 67 ditor.
Ndër të tjera mësojmë se pas 1 viti e 9 muaj nga përfundimi i luftës për çlirimin e Kosovës, në Gjakovë, më 9 prill 2001 është zhvilluar një simpozium për të ashtuquajturën “Beteja e Koshares”, e organizuar nga komandanti dhe shtabi i Grupit të Tretë Operativ (Br.138).
Në atë simpozium, si dhe në të gjitha intervistat e dhëna nga komandanti i atij Grupi Operativ (Br.138), z.Rrustem Berisha dhe anëtarët e tjerë të shtabit të saj, si dhe në të gjitha shkrimet e botuara prej tyre, flitet për gjithçka, përvëç katër çështjeve më të rëndësishme:
– Cila ishte detyra e dhënë nga SHP Brigadës 138?
– Cili ishte vendimi asaj komande, për zbatimin e asaj detyre të dhënë?
– Cilat ishin detyrat luftarake që u janë dhënë reparteve dhe nënreparteve të asaj brigade?, si dhe
– Si u zhvillua ai luftim?
Këtyre problemeve kyçe stafi i atij Grupi Operativ (Br.138) i është larguar dhe po i largohet si djalli nga thimjani.
Në këtë simpozium kanë qenë prezent edhe ish-Shefi i SHP i UÇK-së, z.Agim Çeku, dhe ish-Komandanti i Zonës së Tretë Operative, z.Ramush Harainaj.
Mirëpo, të befason fakti tjtër se, përballë këtyre dy kuadrove me përgjegjësi shumë të lartë gjatë luftës, nuk është reaguar fare, kur Komandanti i Br.138 e mohoi detyrën që kishte marrë Brigada nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, duke deklaruar se Br.138 kishte për detyrë: “Heqjen me luftë të kufirit në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Lufta e Koshares ishte epopeja më e madhe e UÇK-së, kjo luftë i mblodhi shqiptarët nga e gjithë bota.”
Kjo fjalia e dytë u ritheksua pa u thelluar edhe nga ish-Komandanti i DK Kukës, gjeneral Kudusi Lama, në intervistën dhënë TV Dukagjini, më 10 maj 2019, ndërkohë që dihet se kur u filloi luftimi në Koshare kishte 17 ditë që në mbështetje të UÇK-së kishte ardhur me avjonë gjujtës-bombardues e gjithë bota demokratike. Mos vallë nuk e kuptojnë këta zotërinj se, me këtë deklaratë i heqin çdo lloj merite dhe vlere Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe gjithçka i atribohet kësaj “ushtrie të pavarur” në Koshare, e prezantuar me emërtimin: Grupi i Tretë Operativ?
Dhe kjo na del qartë në atë kumtesë të z. Rrustem Berisha ku ngriti edhe dy çështje të tjera, që edhe për ato çështje këta dy kuadro nga më të lartët në UÇK, Çeku dhe Haradinaj, çuditërisht heshtën: “Shtabi i Grupit të Tretë Operativ, nën udhëheqjen e shefit të shtabit Agim Ramadani, përpiloi planin operativ”, (duke i quajtur batalionet njësi operative, ndërsa brigadën njësi taktike!), si dhe “Ne si ushtarë dhe eprorë të Brigadës 131, dhe eprorë e luftëtarë të brigadës 134 u teguam të gatshëm që të rreshtohemi në Grupin Operativ 3, njësi taktiko-luftarake”.
Ndoshta, ato 4 batalione që hera-herës i thërrasin edhe Br.131 e 134, (edhe pse nga ato dy ish-brigada që këta zotërinj patën drejtuar në verën e vitit 1998 në Dukagjin, vetëm disa dhjetra lufëtarë ishin në Koshare), këta zotërinj ushtarakë profesionistë “institucionalistë”duke i emërtuar “Grupi i Tretë Operativ”, mos vallë kanë pas ndonjë qëllim të pashprehur?
E themi këtë pasi ata ushtarakë profesionistë e dinë mirë se me Grup Oprativ kuptohet një grupim i përkohshëm njësish, (dy e më shumë brigada ose divizione), nën drejtimin e një komandanti. Madje këtë pyetje na e përforcon edhe fakti, se ata pasi morrën karakollin e Koshares kaluan plotësishtë në mbrojtje pozicionale pa sulme a kundërsulme me kompani apo batalione; dhe, mos vallë kanë për qëllim atë çka shpreh Ibrahim Kelmendi: “Meqë ndërkohë, në vend të Ahmet Krasniqit u katapultua Ushtaraku i UÇK-së, Koloneli Halil Bicaj, ata ushtarakë “nstitucionalistë”, mbetën si peshqit pa ujë. Dhe janë ata ushtarakë që duhet të kenë marrë vendimin për të sulmuar kufirin në Koshare, pa leje të Tiranës e NATOs, me synim që të formonin një ushtri të tretë, të pavarur nga FARK-u dhe UÇK-ja, duke (sh)përdoruar edhe Agim Ramadanin, meqë ai duhet të ketë qenë i organizuar në LPK e LKÇK.”?
Të njëjtin dyshim shpreh për këtë luftim në Koshare edhe Fatmir Brajshori-Tushi kur thotë: “Qëllimi i FARKU-t ( i këtyre forcave, D.G) ishte të hynte si Kolonë e Pestë, të mënjanonte UÇK-në nga tereni, pastaj të arrinin një lloj paqeje me ushtrinë serbe dhe bashkë kordinim… Diçka si ajo që ngjau në Izniq, kur u dorëzuan armët te ushtria serbe dhe krijimi i policisë së përbashkët!” (https://www.facebook.com / dukagjinidebatplus/videos/2ç25068291149900/)
Po ashtu në atë simpozium nga z.Rrustem u tha se: nga kjo Brigadë “U bë organizimi i mbrojtjes civile nga pjesa e popullsisë jo e aftë që të sistemohet në njësi operativë”, duke mos na e bërë të qartë se cilën popullsi civile mbrojti kjo brigadë, që ta dimë dhe ne të paktën. (shih M. Çetta,v.2, f.260-264).
Këto opinione z.Rrustem Berisha pothuajse i ka përsëritur ngjashëm edhe në intervistën e dhënë në 8 prill 2014.
Si është e mundur që këta dy zotërinj, Çeku dhe Haradinaj, i kanë pranuar të gjitha këto deklarime, si në atë simpozium por edhe më vonë, të cilat nuk përkojnë me realitetin historik?
Si kanë pranuar këta dy zotërinj ekzistencën paralel në Dukagjin të dy zonave, apo grupeve operative, (një Zonë të Tretë Operative, edhe një Grup të Tretë Operativ), si dhe dy brigada: 131 e 134, si në Zonën e Tretë Operativë ashtu edhe në Grupin e Tretë Opërativa?! Kush ka të drejtë, z.Rrustem Berisha, apo faktet e tjera historike?
Dhe këto 4-5 deklarime pompoze të bëra publikisht nga komandanti i Br.138 dhe stafi drejtues i saj, nuk kanë marrë ende përgjigje nga këta dy ish-kuadro me përgjejgjësi ushtarake shumë të lartë gjatë luftës në Kosovë!
Të jetë kjo nënvleftësim naiv prej tyre i historisë së asaj lufte, oportunizëm, apo një marrëveshje e heshtur ku mund të fshihen të tjera?
Kemi të drejtë të shtrojmë të tilla pyetje, kur kujtojmë se edhe ardhja e z.Agim Çeku në luftë në Kosovë përkon disa ditë pasi kishte filluar lufta në Koshare! Të jetë vallë rastësi ky mosreagim prej tij?
Gjithashtu të bën pështypje edhe fakti i urgjencaës për zhvillimin e një simpoziumi të tillë “shkencor” për një prej luftimeve të zhvilluara nga një brigadë e UÇK-së, veçan prej gati 30 formacioneve të tjera të ngjashme të saj, pa u zhvilluar qoftë edhe një analizë e vetme, të paktën me ish- drejtuesit e atyre formacioneve ushtarake dhe të institucioneve të Luftës për Clirimin e Kosovës, ku të dilte e veçanta e kësaj njësie taktike-luftarake, të cilës iu ngarkua një detyrë taktiko-operative në Koshare, e shkëputur prej formacioneve të tjera të UÇK-së.
Ky fat të bën të dyshosh se: pse kjo urgjencë nga ana e kuadrove drejtuese të Br.138 “Agim Ramadani”, pa e ditur as ata aspak se cfarë vendi zë veprimtaria e Br.138 në raport me gjithë luftën çlirimtare në Kosovë?! Dhe aq më shumë duke e cilësuar si “epopeja më e madhe e UÇK-së” dhe si “një ndër betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, sikundër shprehet edhe Presidenti Thaçi.
Mos vallë gjithë kjo zhurmë bëhet për të mbuluar paaftësinë e gjithë këtyre “profesionistëve institucionlistë të luftës” të cilët nuk realizuan detyrën e dhënë: Hapjn e korridorit për furnizimin e popullit të tërhequr në zonat e kontrolluara nga UCK-ja dhe vetë formacionet e UCK-së, detyrë të cilën e kishte të qartë çdo pjesmarrës i luftës në Koshare?
Mos vallë kjo urgjencë prej tyre dhe kjo propagandë glorioze e shumëfishuar në këta 5 vitet e fundit nga TV Dukagjini për të mos dhënë llogari para familjeve të dëshmorëve dhe gjithë luftëtarëve idelaistë të ardhur nga të gjitha kontinentet, e shprehur kjo shkurt, thjeshtë dhe qartë nga një prej komandantëv të intervistuar nga z. Muhamet Ceta, Demush Gacaferi: “..të nesërmen mbritëm në Bajram Curr, ku i takuam shumë fshatarë, anëtarë të familjeve. Bisduam me ta, e prisja me padurim të më njoftonin për situatën në Kosovë…. U pajisëm të gjithë me municion, blemë edhe dy kuaj, i ngarkuam përplot me municion dhe ca armë të tjera, më të rënda se pushkët automatike dhe u nisëm për në Kosovë, që e prisja me padurim. Në Kosovë u nisa me mendimin që të vras sa më shumë armiq, dhe isha i bindur se s’ka serb që të qëndrojë përballë nesh. Kisha një moral të lartë, që s’kam fjalë ta përshkruaj. Pas pesë vjetësh këmba ime shkeli përsëri në Kosovë. Jam ulur në gjunjë dhe i kam mbushur duart me dhéun e tokës sime, duke e puthur me një përmallim të madh. Lotët më pikonin, më treteshin në dhéun ndër duar, ndërsa nuk po ngopesha dot as me ajrin që po mbështillte Kosovën time.” (M. Çetta, v.2,f.204).
Këtë karakter kishin të gjithë ata vullnetarë që luftuan në Koshare. Me këta djem e burra ka të drejtë të krenohet jo vetëm Kosova, por i gjithë kombi ynë. Dhe për të mos u dhënë llogari këtyre burrave luftëtarë, manipulohet me simpoziume fasadë e intervista bombastike të organizuara nga gazetari Ermal Panduri përmes TV Dukagjini.
Duke dëgjuar reporterin e atij fronti, z.Milaim Zeka, në intervistën e muajit prill të këtij viti në TV Dukagjini: Korridori nuk u hap se këta komanantë që lëvdohen sot për “Betejën e Koshares” nuk i lejonin të sulmonin këta djem, (deklaratë e cila e nxorri nga takti gazetarit z.Ermal Panduri), bindesh plotësishtë se cili ka qenë dhe është qëllimi i atij simpoziumi dhe i dhjetra emisioneve televizive të organizuara vijimisht këta vitet e fundit nga TV Dukagjini.
Pse nuk i thuhet popullit se cilat janë betejat e tjera të barabarta me “Betejën e Koshares”? Ku flen lepuri, që edhe z.Thaçi bie në këtë grackë dhe heshtin zotërinjtë Çeku, Veseli, Haradinaj dhe institucionet shkencore të Kosovës, duke bërë të pamundurën të organizojnë këta 20 vite një simpozium shkencor sado të shkrurtë për luftën çlirimtare në Kosovë?!
Dhe ajo mbështetje bërë “Epopesë së Koshares” prej Presidentit të Kosovës dhe mbështetja me heshtjeheshtje e saj prej zotërinjve të përmendur më lartë, është frymëzuar një tjetër “gjeneral i lavdishëm”, me emërin Rruzhdi Saramati, ku edhe ai na ka shpikur një lloj Br.128, duke i dhënë edhe asaj një front prej 15km, sa dhe Br.138. Madje ky gjeneral i vetëgraduar, Saramati, na e bashkon frontin e këtyre dy brigadave në Qafë të Prushit, (edhe pse këtë të fundit nuke pranojnë këta të Br.138).
Por ajo që të befason është fakti se që të dy këta formacione na paskishin të njëjtën strategji!: “Heqjen me luftë të kufirit shqiptaro-shqiptar, (dhe jo hapjen e korridorit të furnizimit), si dhe të bashkoheshin me forcat e tjera të UÇK-së në Kleçkë, dhe atje të përfundonte lufta për çlirimin e Kosovës! Pak a shumë këtë strategji na e përsëriti edhe gjenerali Hysen Berisha në intervistën e tij të datës 16 prill 2019.
Me këtë lloj strategjie, këta zotërinj, mos duan vallë të na thonë se hapësira prej maleve të Berishës deri në kufirin shqiptaro-shqiptar nuk ka pas fare forca të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?
Çfarë imagjinatash!
(vijon)
Tiranë, 12 maj 2019

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...