Home / Histori / Beograd – Janar 1914, Dimitrije Tucoviç: “Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë”

Beograd – Janar 1914, Dimitrije Tucoviç: “Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë”

100 vjet më parë, kur Serbia pretendonte të realizoj kufijtë sipas “ Naçertanije“ të Garashaninit, njeriu i cili jo vetëm që kundërshtoi këtë politikë dhe regjimin serb të asaj kohe të radikalit Pashiç, ekspansionin territorial të Serbisë gjatë lufëtrave ballkanike, por edhe okupimin serb të Kosovës, është Dimitrije Tucvoviç.

Ja fjala e tij:

Me çështjen shqiptare këtu jemi marr në mënyrë sa më të plotë për shkak të nevojave praktike më shumë se sa për shkak të interesave teorike. Politika shqiptare e qeverisë tonë ka përfunduar me humbje e cila na kushtoi me shumë viktima. Edhe më shumë viktima na presin në të arrdhmen. Me politikën e pushtimit të qeverisë serbe ndaj popullit shqiptar, në kufirin perëndimor të Shqipërisë janë krijuar kushte të tilla sa që në të arrdhmen e afërt  paqja dhe gjendja e rregullt, shumë vështirë se mund të priten. Njëkohëisht me këtë politikë Shqipëria është shtyrë në gjirin e dy fuqive më të mëdha që janë të interesuara në Ballkanin perëndimor, dhe patjetër që forcimi i ndikimit të çfarëdo shteti kapitalist në Gadishullin Ballkanik paraqet rrezik serioz për Serbinë dhe zhvillimin normal të të gjithë popujëve ballkanik.
Por që ti përgjigjesh këtij qëllimi praktik, duhej të trajtonim situatën në Shqipëri. Kjo ishte aq e domosdoshme sa që, i pari, shtypi jonë, në ndeshjen e humbur për të ndihmuar një politikë që u zhvillua keq dhe  një politikë që u realizua keq, me muaj dhe vite të tëra ka shkruar për popullin shqiptar mendime tendencioze, dhe që është e dyta, me këto mendime edhe  vetë qeevria po bën përpjekje që të arsyetoj politikën e saj të pushtimit në Shqipëri.
Më shumë informacione mbi rastet dhe konfliktin e interesit në këtë pjesë të Ballkanit duhet ti shërbej kuptimit më të drejtë të situatës në Shqipëri dhe krijimit të marrëdhënieve më të mira në mes të popullit serb dhe shqiptar. Në veçanti më shumë informacione i duhen proletariatit në të cilin kryesisht shtrohet detyra e madhe që me vendosmëri të ngritet kundër politikës së pushtimit të borgjezisë dhe qarqeve të pronarëve dhe që në një çështje aktuale praktike të dëshmoj se sa është e shëndoshë dhe shpëtimtar puna e demokracisë sociale ballkanike në miqësi, lidhje dhe bashkësinë më të plotë të të gjithë popujëve të Ballkanit.
Nëse kjo libër do të shërbente si shtesë për këtë detyrë historike të partive socialdemokrate të Ballkanit, pritjet tona modeste me këtë do të arsyetoheshin.
1 Janar 1914, Beograd
Dimitrije Tucoviç

Kundërshtari I luftës që u vra duke luftuar

Dimitrije Tucoviç lideri i lëvizjes socialiste në Serbi dhe kapiten në rezervë i Ushtrisë serbe është vrarë më 20 Nëntor të vitit 1914 në Vrrace Brdo në rajonin e fshatit Chelije në betejën e Kolubarës.
Në këtë rajon  janë zhvilluar beteja të ashpëra ku humbën jetën mijëra vetë. Armata e parë e Ushtrisë serbe ëshët tërhequr në mbrëmjen e 21 Nëntorit duke u gëdhirë 22 nëntor 1914 kur ka marr pozicione të jera në mallet e Suvoborit. Ai u vra si kapiten në rezervë i klasit të dytë, komandant i togës në Regjimentin e parë të këmbësërisë së Divizionit të Moravës nga thirrja e parë.
Deri në fillimin e veprimeve të para ushtarake, Tucoviç si socialist i bindur, ishte agjitatri kryesor kundër luftës, por sikur se në dy luftërat tjera ballkanike që ka marr pjesë, I është përgjigjur mobilizimit të vendit të tij. Është mobilizuar më 26 Korrik të vitit 1914 e në fushbetejë njësiti I tij është dërguar vetëm katër ditë më vonë.
Në një letër dërguar nga Orashja, në ditët e para të Gushtit 1914, për babai Jevrem Tucoviç në Uzhice, ai shkruan: “Sa më përket mua, Unë ngadalë dhe me mençuri, siç më njihni por nuk dua as tani, siç nuk kam bërë kurrë, as të më shkoj mendja që ta largoj vehten nga fati i cili e përcjell gjithë popullin.”
Tucoviç ishte themelues i Partisë socialdemokrate Serbe, inicues dhe redaktor i Gazetës punëtore dhe Borba. Është i lindur më 1881 në fshatin Gostila në Zlatibor, në një familje prifti ortodoks.
Pasi që më 1903 udhëheqë protestat e Marsit kundër regjimit të Aleksandar Obrenoviçit ishte i detyruar të emigron nga vendi. U kthye pas dy muajsh, pas përmbysjes së pushtetit në muajin Maj, kur dhe formoi Patinë Socialdemokrate.
Pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd më 1906, iu përkushtua plotësisht lëvizjes sindikale, luftës për të drejtat e punëtorëve dhe gazetarisë, përkatësisht publicistikës.
Si gazetar por edhe si deputet është angazhuar kundër kredive të luftës së qeverisë serbe që ishin të domosdoshme që ushtria dhe shteti të përgatiten për mbrojtje.
Në librin “Srbija i Albanija”/lexo shqip: “Serbia dhe Shqipëria”/ ka akuzuar, në frymën e idealit të tij. Okupimin serb të Kosovës e quajti okupim imperalist ndërsa konsideronte se Kosova i takon shqiptarëve dhe angazhohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Në prag të Luftës së parë botërore duhet të doktoronte në Universitetin e Berlinit.
Nga Gjermani është kthyer në Serbi, e në ditën kur Serbia shpalli mobilizimin e përgjithshëm, pasditen e 25 Korrikut, vetëm disa orë më pas, ai dhe Dragisha Lapçeviq, kanë shtypur thirrjen për një protetë të madhe punëtore.
Në shpallje, siç është publikuar në Veprat e tij të përzgjedhuram theksohej: “Punëtorë, para se të marrim faturën për shpenzimet e viktimave njerëzore dhe material të vitit të përgjakshëm 1912 dhe 1913, nga Ju çdo moment mund të kërkohen viktima të reja. Rreziku i ri luftarak vë në pikëpyetje jo vetëm paqen në Ballkan por edhe paqen në Evropë…Serbi, Ballkan, kulturë botërore dhe proletariatit evropian i duhet paqja, e më shumë se gjithkujt i duhet klasës punëtore dhe popullit të Serbisë…”
Mbetjet mortore të Dimirije Tucoviçit janë varrosur në varrezat ushtarake në Lazarevc, prej nga më 1949 janë transportuar në Sheshin Slavia në Beograd, i cili për shumë kohë ka mbajtë emrin e tij.
Në këtë vend ndodhet edhe busti përkujtimor, Sheshi në valën e kthimit të emrave të vjetër edhe formalisht është riquajtur – Slavija.

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...