LAJME
Home / Lajme / 10 pika mbi samitin Brdo-Brijuni

10 pika mbi samitin Brdo-Brijuni

Elvis Hoxha

Çfarë na mësoi samiti i Brdo-Brijunit? Nga emri i vet nuk i mëson shumë shqiptarëve. Por nga periferia e tij na mëson shumëçka. Dhjetë pikat në vijim janë konkluzat që mund t’i nxjerr çdo shqiptar i sinqertë nga ky takim:

Sponsored by Revcontent

LAJMET MË TË LEXUAR NË GLOSTRUP MUNICIPALITY

Bordplade, Hi-Macs / Co…
1 950 kr – DBA DK
Donald Trump IQ Finally Revealed… Obama’s IQ Is Jaw Dropping
Rich Gone Broke, 30 Celebrities Now Working Normal Jobs
  1. Treshja Vuçiç-Thaçi-Rama takuan në Berlin dyshen Merkel-Macron, ndërsa në Tiranë takuan dyshen Mogherini-Dodik, të madhen pro-ruse të Evropës dhe të voglin pro-rus të “Republikës Srpska”. Pra kjo treshe e ka zgjedhur orientimin e vet sllavo-rus-Putin. Samiti në Tiranë donte të zbuste efektet e Berlinit ku treshja mori një goditje fatale. Kjo treshe donte ta shtynte Tiranën të harronte Berlinin.
  2. Krerët e shtetit shqiptar u kujdesën që, përmes policisë, ta quanin ilegale protestën paqësore të Lëvizjes Vetëvendosje! kundër ardhjes së Vuçiçit dhe Dodikut në Tiranë. Përkundrazi, këta krerë e konsiderojnë ardhjen e Vuçiçit dhe Dodikut në Tiranë krejt të ligjshme. Sepse në thelb të pushtetit të tyre, cilido që është kriminel është i ligjshëm. Sa më i madh krimi, aq më i madh legjitimiteti. Samiti na dëfton pra orientimin inkriminues të shoqërisë prej qeverisjes Rama.
  3. Një prej drejtuesve të policëve në shesh qeshte kur numëroheshin krimet e Vuçiçit, besnik i Milosheviçit, dhe Dodikut, besnik i Karaxhixhit. Ky polic nuk ishte gjë tjetër veçse fytyra e intitucioneve të Ramës që qeshin me dhimbjen e shqiptarëve. Nuk bëhej fjalë për krime të rëndomtë, por për të zhdukur, për fëmijë të vrarë, gra të përdhunuara. Polici i Ramës është polici i një pushteti dhe jo një shteti. Sepse Rama, ky Skënderbe i Spiropalit, nuk është udhëheqës shteti, por shkatërrues i tij. Samiti na dëfton pra orientimin anti-institucional të qeverisjes Rama.
  4. Rama është miku i Vuçiçit, sepse ky ka premtuar mos me e njohë Kosovën, mos me njohë krimet e luftës, mos me leju që Kosova të integrohet në asnjë institucion ndërkombëtar, me punu që Kosovës t’i pakësohen njohjet si shtet i pavarur. Rama sot për Kosovën është i vlefshëm sa Thaçi, ndërsa për Republikën e Shqipërisë sa për pesë oligarkët e vet. Samiti na dëfton orientimin antikombëtar dhe antihuman të qeverisjes Rama.
  5. Ky lloj samiti vlen pra aq sa vlen edhe largimi i shqiptarëve të dëshpëruar prej Shqipërisë dhe Kosovës në vitet e fundit. Ramës i vlejnë oligarkët e tij tregtarë, mallrat serbë dhe rrënimi i mallit bujqësor shqiptar. Në fund të fundit, atdheu është vendi ku njeriu prodhon dhe ndërton veten. Samiti tregon se politika e qeverisjes Rama punon për largimin e shqiptarëve prej prodhimit dhe prej atdheut.
  6. Si udhëheqës i denjë ai i mbron interesat ekonomikë të Serbisë deri në fund. Ai është sot avokati mbrojtës i njeriut më të diskredituar në Kosovë, Thaçit, dhe lobuesi më punëtor i besnikut të Milosheviçit, Vuçiçit. Pra qeverisja e Ramës është përpjekje për reabilitimin e krimeve të Serbisë dhe figurës së Thaçit, përpjekje për stabilizimin e shtetit të Serbisë në rajon.
  7. Mogherini nuk ka faj. Ishte e vogël kur Millosheviçi thyente kafka dhe hapte varre. Ndërsa shoku i saj Vuçiç ishte tashmë një fëmijë sadist. Dodiku ka zgjedhur për figurë të vetën Karaxhixhin meqë aty ku lindi nuk mund të zgjidhte atë të Xhek Kasapit. Sa për Thaçin, ne e njohim të gjithë: është dhe idioti i Platonit, por edhe i ligu i vendit të vet. Ky kërkon t’i japë Serbisë shumë më tepër se ç’i dha tashmë Malit të Zi. Lidhja e këtyre personave në karrierizëm, perversitet dhe hajni po përkryhet. Samiti dëftoi se kësaj arradhe duhet t’i shtohet përfundimisht edhe Rama që deri ca muaj më parë qëndronte i heshtur. I takon Ramës tashmë të deklarojë: we are not problematic guys.
  8. Për çfarë vlente pra ky samit me dy udhëheqës fashist serbë brenda: thjesht për të fyer familjet e viktimave në Kosovë, për të fyer nënat e Gjakovës dhe tërë Kosovës, për të fyer familjen Jashari dhe familjet e tërë dëshmorëve, për të dëmtuar pavarësinë e Kosovës, për të fyer shqiptarët në Republikën e Shqipërisë. Ky samit, me fashistë brenda, drejtohet kundër historisë së shqiptarëve.
  9. Përmes këtij samiti, drejtuesit e institucioneve shqiptare u dukën se dëshironin t’i dëftonin tërë ndërkombëtarëve se populli, përfaqësues të të cilit nuk janë, nuk është subjekt politik pasi i harron shpejt krimet që ka pësuar në trup e në shpirt të vet.
  10. Por ky samit vlente para së gjithash për të na dëftuar ne të tërëve se Rama, Vuçiç, Thaçi, Mogherini dhe Dodik bëjnë punën e Putinit dhe janë larg prej Berlinit sa dhe larg prej Shteteve të Bashkuar.

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...