LAJME
Home / Shëndetësi / Këshilla të arta nga psikiatri i njohur rus, Mikhail Litvak!

Këshilla të arta nga psikiatri i njohur rus, Mikhail Litvak!

Mikhail Litvak është doktor, psikoterapeut dhe psikiatër në mesin e më të mirëve në nivelin ndërkombëtar. Ai ishte i pari që e zhvilloi sistemin për zgjidhjen e konflikteve, të quajtur “Psychological Aikido”. Ai ishte gjithashtu i pari edhe që e përdori këtë sistem.

Sipas doktor Litvak-ut, është shumë e rëndësishme të mësosh ta kuptosh veten dhe njerëzit që të rrethojnë. Ja disa nga këshillat e arta të këtij psikiatri rus të cilat do të ju ndihmojnë t’i zgjedhi shumë situata përgjatë jetës:

“Kur një person nuk mund të thotë diçka të mirë për veten, mirëpo dëshiron ta thotë atë, ai fillon të flasë keq për të tjerët.”

“Mbërtheje shkencën, në vend se ta mbërthesh fytin e personit të dashur, nëse vetëm dëshironi të mbërtheni diçka.”

“Depresioni i është dhënë njeriut në mënyrë që ai të jetë në gjendje të mendojë për veten.”

“Askush nuk e refuzon askënd. Ai thjesht vazhdon përpara. Mirëpo personi që mbetet prap e konsideron veten si të refuzuar.”

“Nëse beson se je person i mirë, përse keni nevojë që edhe dikush të mendojë ashtu për ju?”

“Bëje atë që dëshiron ta bësh dhe mos kërko leje. Kurr nuk do ta marrësh atë.”

“Shenjat e pjekurisë shpirtërore janë aftësia për të dashuruar dhe aftësia për ta përballuar vetminë. Gjerat më të mira i bëjmë kur jemi vetëm.”

“Një person i papjekur zakonisht e di, por nuk mund ta bëjë atë. Një person i pjekur jo vetëm që e di por edhe e bënë atë. Prandaj, personi i papjekur kritikon, ndërsa i pjekuri bën.”

“Unë nuk e di rrugën drejt suksesit, mirëpo e di rrugën e dështimit – ajo është dëshira për të qenë i pëlqyer nga të gjithë.”

“Nuk ekziston logjika mashkullore ose femërore. Ekziston vetëm aftësia ose mos aftësia për të menduar drejtë.”

“Dëshiron ta dish kush është armiku yt më i madh? Shiko në pasqyrë. Mposhte atë dhe të tjerët do të zhduken pastaj.”

“Arrije suksesin. Ofendimet do të kalojnë.”

“Është mirë të flasësh me miq. Është e dobishme të flasësh me armiq.”

“Ekziston vetëm një arsye për ta lënë punën ose për ta ndërprerë lidhjen tuaj – pamundësia për ta arritur rritjen personale në rrethanat që të janë dhënë.”

“Me miqt edhe armiqt duhet të ndash vetëm kënaqësi. Miqt do të gëzohen, ndërsa armiqt do të mërziten.”

“Mos e ndiq lumturinë dhe do të gjesh një vend të lumtur. Mund të u’a tregoj vendin në të cilin gjendet lumturia – vendi jeni ju. Rruga drejt lumturisë është zhvillimi maksimal i të gjitha aftësive tuaja.”

“Lumturia është produkt i një jete mirë të organizuar.”

“Nëse dëshironi t’i vërtetoni dikujt diçka, atëherë ju ekzistoni vetëm për atë person. Nëse ekzistoni vetëm për vete, atëherë ju s’keni nevojë t’i vërtetoni asgjë askujt.”

“Është shumë më mirë të komunikosh me një libër të mirë, se sa me një njeri të zbrazët.” /MekuliPress.com/

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...