Home / Lajme / Nuraj: Sanxhaklinjët duan t’i bashkangjiten Republikës së Kosovës

Nuraj: Sanxhaklinjët duan t’i bashkangjiten Republikës së Kosovës

Derisa po flitet vazhdimisht për korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, ku mendohet që të ndërrohen disa pjesë të territorit të Kosovës me disa të territorit të Serbisë, e që në fakt asgjë nuk është e qartë se për cka realisht flitet, të qetë nuk rrijnë as qytetarët e Sanxhakut, të cilët e konsiderojnë vehten pasardhës të ilirëve. Ata në disa raste kanë kërkuar që madje edhe të bashkohen me Republikën e Kosovës, duke u shkëputur nga Serbia.

Së fundi, në një bisedë për “Bota sot”, Amina Nurovic, apo Nuraj siç ajo ka dëshirë që të thirret në mbiemrin e saj, një aktiviste e re kjo nga Sanxhaku, ka thënë se nëse preken kufinjët mes Kosovoës dhe Serbisë, as të rinjët e Sanxhakut nuk do të rrijnë duarkryq, ata do të kërkojnë që të jenë pjesë e Republikës së Kosovës.

“Personalisht jam për ndërrimin e kufinjëve, por me kusht që Serbia ta liroj Sanxhakun dhe Dardanisë (Kosovës) t’I kthehet toka e vetë të cilën na e kanë marrë dhe okupuar. Nëse më pyesni cilën tokë, do t’iu them Sanxhakun, sepse Sanxhaku deri në vitin 1945 ka qenë në vilajetin e Kosovës, dhe populli I Sanxhakut ka qenë I njohur si popull dardan. Sigurishtë se Sanxhaku nuk do të rrij duarkryq dhe qetë duke parë situatën, pasi që dëshira e shumicës së sanxhaklinjëve është që të lirohen nga terrori serb I cili ushtrohet ndaj tyre 20 vitet e fundit. Dëshira e Sanxhakut është liria, dëshirë e njejtë sikurse që e ka pasur edhe Kosova para 20 vjetëve.

Rinia e Sanxhakut, duke iu falemderuar Zotit edhe ashtu ka filluar të vetdijsohet, kështu që nëse vjen deri tek ndryshimi I kufinjëve, të rinjët e Sanxhakut, Republikën e Kosovës si shtet të tyre do ta pranonin krahë hapur”, ka thënë Nuraj.

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...