Home / Lajme / Shqipëria vendi më i sigurtë në botë nëse fillon Lufta e Tretë Botërore

Shqipëria vendi më i sigurtë në botë nëse fillon Lufta e Tretë Botërore

Tensionet e mëdha globale, bëjnë që Lufta e Tretë Botërore të jetë afër.

Marrëdhëniet mes dy superfuqive, SHBA dhe Kinës janë tensionuar ndjeshëm, Koreja e Veriut ende është kërcënim për botën, Rusia, Irani dhe zonat e konflikteve duket sikur janë shkëndija që nga momenti në moment mund të ndezin një konflikt global, shkruan “express.co.uk” transmeton Dritare.net.

Por cilat janë vendet më të sigurta në botë nëse fillon Lufta e III Botërore?

Indeksi i Paqes Ndërkombëtare , ‘Global Peace Index’ ka publikuar listën e vendeve më të sigurta, dhe mes tyre është edhe Shqipëria, për shkak të infrastrukturës.

SHBA, Zvicër, Shqiëpri dhe Suedi janë vendet më të sigurta sipas këtij GPI-së.

LEXO DHE :  Duhet një Institut për Studimin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare

“Më shumë se 170,000 bunkerë u ndërtuan nën tokë në Shqipëri midis viteve 1960 dhe 1980, gjatë sundimit të udhëheqësit komunist Enver Hoxha.

Në fakt, ekziston një mesatare prej 5.7 bunkerësh për çdo kilometër katror në Shqipëri.

Sipas Atlas Obscura: “Çdo bunker kushton rreth 800 euro për ta shkatërruar, dhe ka një bunker për çdo katër shqiptarë”-shkruan “Express.co.uk”, transmeton Dritare.net.

Nga ana tjetër, ndër vendet më të rrezikshme në botë në rast të luftës janë: Libia, Somalia, Jemeni, Afganistani, Sudani dhe Mali.

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...