Home / Opinion / Dy laperat!

Dy laperat!

Kimete Berisha

1. Çka të flet-rren.
Por, fati i Hashim Thaçit është ‘më i vjetër’ se ai vet dhe ja që erdhi dita kur çdo gjë po ndyshon për të, aq shumë dhe aq papritur.
Tani kanë mundësi ta shohin të gjithë se si dështon kur rren ashiqare për dëbimin e gylenistëve para komisionit parlamentar dhe aq fort rren, sa as qafa nuk ia mban kravatën dhe s’i vjen inat, se tensioni më i madh se inati, e heq kravatën para kamerave në mes të shamjeve e rrenave të mëdha, dhe ia lëshon një mashkullit aty në dorë.

Për me qenë manipulant ka punë m’u trajnu, për me qenë rrens që thoshte Mark Twain, duhet me pas mbamendje (dhe mundësisht mos me pas xhirime ku me zë dhe me ftyrë e ke përshëndet dëbimin e gylenistëve), mos me harru çka ke thënë, prandaj rrensa të suksesshëm janë vetëm ata që nuk flasin hiç.

E manipuloi temën e gylenistëve të dëbuar, iu shmang temës, i nënçmoi deputetët, iu ngjiti emra e nofka dhe i kërcënoi se si do t’ua zbulonte
‘sekretet e errëta’, por fati i tyre që po i ‘kursen’.

Sami Kurteshit i tha ‘s’të kam pranu në PDK sepse ke qenë në SHIK’, ndërsa në të njejtin togfjalësh i tha Sami Kurteshit ‘unë të kam bë avokat të popullit’.
Më me rëndësi qenka me hy në PDK sesa m’u bë avokat i popullit!

Kurse, Kadri Veselin e ka bë kryetar të PDK-së, anipse ka qenë shef i SHIK-ut, e Samiun nuk e paska pranu në PDK se ka qenë anëtari SHIK-u!
Përrsheshi.
Kështu i pështjellen rrenat një mangupi analfabet, halli i gjithkujt kur merr kry e luan me fjalë, e një libër në jetë s’e ka lexuar.

Plus ia parashikon ‘vrasjen’ Sami Kurteshit. Se ti s’mund të jesh Boshko Buhë, nëse nuk përfundon i vrarë, ashtu siç nuk mund të jesh Sylvia Path nëse nuk e shtin krytë në furrë t’shportetit me mbyt veten.

Ky është ai, që kur nuk i shiten rrenat, bën be rrejshëm me 24 pleq, bën be rrejshëm në Zot, dhe bëhet sikur nuk i ha palla për njeri t’gjallë, sepse aq shumë i ha palla për mendimin e secilit.
Ky më shumë i tutët njeriut më të thjesht sesa Zotit e fatit, aq i nëmur është.

Hashim Thaçi është rrens i pasuksesshëm, vet fakti se askush nuk i beson.
Në rrethanat e reja, kur ai boll mirë po tregon se s’po ndjehet aspak mirë në lëkurën e tij (të re), dhe se jeta e tij po ndryshon, Hashim Thaçi po i kthen në parti jaranat e vjetër, të dënuar e të akuzuar për krime e korrupsion, veç dakiku edhe vet sa s’u kthy në PDK, por Kadri Veseli ende nuk e ka veneruar.

Në PDK po kthehen ata të alltijave e të mangupllëkut. Duke e parë Kadri Veselin që po sillet si ‘çikë e shpisë’, Hashim Thaçi po kthehet në PDK nëpërmjet ‘alltijave’ të tij. Se ndryshe nuk shkon. PDK po shuhet.

2. Këta janë hajna dhe kriminela. Kur flasin për heroizmin e tyre është mirë me ju ra ndër mend që nga Kosova u përzunë gjatë luftës 1 milionë shqiptarë, aq shumë veteranë dhe heronj që ka pasur Kosova, me çka janë marrë gjatë luftës.

Ku ishit ju 60 mijë veteranë kur 1 milionë shqiptarë u dëbuan me dhunë!
Pse se keni mbyt veten…pse jeni gjallë kur keni qenë aq trima, aq heronj! Liria nuk krijon heronj.

3. Hero ka merak të paraqitet sidomos Ramushi. Ky bile ka fillu edhe fore me qitë prej vetit.
S’ka çka i bën gomarit, e çohet e provokon Lumen, i thotë ‘s’të njofta’, demek aq shumë t’ka hy vetja n’hujë, je ba tevdil.

Lumja kish veshur jakne t’rryptë, sherri syzeve dukej si partnerja më e re e James Bondit, komplimente për lookun, por Kryeministrit i pëlqen me thënë fjalë që mundesh edhe mos m’i thënë, por i thua për të bërë sherr.

Edhe Ramush Haradinaj ka fillu m’u bë ngapak hashim, por jo shumë.
Për shembull, po thotë që në Samitin e Berlinit ka pasur shumë presion për heqjen e taksës. Përkundrazi, s’ka pasur presion, por e kanë lutur, si ‘Xhaiqin’ ?, aman hiqe taksën.

Ramushit po i ec zari, po e lusin gjinja, Samiti i Berlinit e ka faktorizuar paksa dhe e ka bërë interesant.

Askush nuk e ka pritur se po ky Rambo që ia nisi punës me një minutë heshtje për të akuzuarin për krime ndaj popullatë shqiptare, Oliver Ivanoviçin, do të bëhet interesant.

Mund t’ia kesh inat (si unë) por s’mund të jesh indiferente kur e sheh t’u thotë atyre byrokratëve të ambasadës së Kosovës në Berlin ‘çonu kryni punën, marre që i lëni njerëzit me ju prit te dera’. Pra, ka ky momente kur ta ftof gjakun.

Në Samitin e Berlinit, nuk ndodhi asgjë e re, dhe kjo është fitorja më e madhe e Kosovës, që nuk ndodhi asgjë.
Më të rrezikshme se 6-të pikat e Ban ki Moonit për ndarje të Kosovës, nuk mund të jetë asnjë ide e Hashim Thaçit dhe atij Ramës.

Tradhtarët në tentativë të Kosovës dukeshin karikatura kur në mesin e tyre Merkel pozoi me figurën e diamantit që ajo gjithmonë ‘e maron’ me gishtat e duarve.
Edhe diamanti ndodhka të ‘thyhet’. Ndoshta pse është veç i bukur, por jo edhe i domosdoshëm.

4. Këta nuk janë që ndajnë, as që bashkojnë, as që kryejnë një punë normale. Këta janë aq kurrkusha që e vjedhin popullin e vet.

Për shembull Edi Rama e vajton taksën e Kosovës kundër mallrave serbe, kurse vet ‘licno i personalno’ ua ka qitë shqiptarëve të Kosovës taksën për të hyrë e dalë në Shqipëri.
S’i vjen marre.

Dyfytyrësia e tij është e neveritshme. Arroganca e tij ta ngjall ndjenjën e urrejtjes, kurse as me përqafu ky nuk përqafon si njeri.

Sepse, nuk ndjen. Për dallim nga Hashim Thaçi, që ndjen bile për të vegjlit e vet, ky nuk ua ka haberin ndjenjave.

Edi Rama i përqafon njerëzit si ‘akt dominues’.
Bën një lloj invazioni mbi trupat e viktimave të tij dhe i mbërthen, falë trupit si arushë që e ka, dhe njerëzit në vend se të ndjehen të dashur e të afruar, ndjehen të dominuar, sepse atë qëllim e ka ky.

Të tregohet më i gjatë se secili njeri që njeh.
Pak më i gjatë se ai është Vuçiçi, prandaj i dështojnë përqafimet me të, dhe Vuçiçi është i vetmi që ky e merr seriozisht.

Prandaj, Ana Bërnabiç u ankua pas Samitit të Berlinit. Tha që Edi Rama e ka zhgënyer. Çka paske kujtu kur ia vendose shuplakën e dorës në lukth, oj serbe.

Sepse, përqafimet e tij janë akt dominimi, jo akt afërsie.
E mbaj mend se si e përqafonte Mimozën, ajo dukej e tretuar, e vogël, si pulë e nduktë pranë tij.

5. A i bjen tash që edhe Baton Haxhiu është tradhtar në tentativë, frymëzim i tradhëtisë, apo tradhtar në kuptimin e plotë të fjalës!

P.S. Vërtetë Zoti s’ka qenë i barabartë kur i fali njerëzit.
Dikë e bëri të gjatë që të na bëj të ndjehemi të shkurtër,
dikë e fali të bukur, që të na bëj të ndjehemi të shëmtuar. .
Dikujt i dha veç mend që të na bëj të ndjehemi të paditur,
e dikujt i dha fat e dashuri që të na bëj të ndjehemi të vetmuar.

Ndërkohë që një numër i vogël merren me dallaveret e Hashim
Thaçit, popullata ka gajle tjera, ose me ikë prej këtuhi, ose m’u dukë seksi.
Popullata po vuan nga ‘depresioni seksual’, ku i madh e i vogël iu janë nënshtru ‘shpritcav’ për m’i fry buzët, që m’u duk seksi edhe kur flet për vdekjen dhe ahiretin.

Ish presidentja jonë në Senatin Amerikan, sherri ndërhyrjeve estetike e buzëve të fryra, nuk u dittke a po flet atje për temën e joshjes apo për ndëshkimin e dhunës ndaj grave.

M’u duk bukur po, patjetër, veç m’u duk seksi, ish dasht m’u duk veç brenda shtëpisë tënde.
Se ti kur i fryen buzët për m’u duk seksi, si seksi të shikojnë edhe ata që nuk duan dhe nuk bën.
Ti s’duhet të dukesh gjithmonë seksi.
Sepse, je familjare, je kolege, je motër, je nënë, je zyrtare.

Shqiptar(kat) definitivisht kanë kapitullu ?. /MekuliPress.com/

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...