Home / Lajme / LDK i bashkohet Vetëvendosjes në pro.testën për rrëzimin e kryeprokurorit të shtetit

LDK i bashkohet Vetëvendosjes në pro.testën për rrëzimin e kryeprokurorit të shtetit

Një protestë e ngjashme si ajo e mbajtur në shtator të vitit të kaluar do të mbahet edhe të premten. Ky organizim i Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Në mbështetje të partisë së Kurtit, ka dalë edhe partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Përmes një përgjigje për T7, nga ky subjekt kanë thënë se me VV i bashkon qëllimi i përbashkët, rrëzimi i qeverisë.

Mbështetje kësaj proteste nuk i ka dhënë Partia Socialdemokrate.

Ndërkohë, Lumezi, kundër të cilit po organizohet kjo protestë, e ka cilësuar të drejtë kushtetuese këtë protestë.

Madje, kryeprokurori i përkujtoi Kurtit që Prokuroria e Shtetit ka hetuar edhe vetë liderin e VV-së.

Gjatë vitit të kaluar edhe shoqëria civile kishin kërkuar shkarkimin e Aleksandër Lumezin.

Arsyeja e kësaj proteste ishin listat e fryra të veteranëve të luftës.

About admin

x

Check Also

Befason Florian Marku: Truprojat e McGregor janë shqiptarë

May 21, 2020 “Luftëtari” shqiptar që garon në kategorinë MMA (Artet Marciale ...