
Ne diten e Kushtetutes se Ahtisarit!
Është iluzore dhe njëkohësisht mashtrim i madh për shqiptarët, të thuhet me plot kuptimin e fjalës se, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran!
– Atëherë çka është Kosova?
– Është republikë e kushtetutëse (lexo pakos,) së Ahtisarit, që ka:
– 95% shqiptarë,
– 3% minoritet serbë e 2 % minoritete jo’serbe,
– 10 komuna etnikisht serbe,
– 44 kisha e manastire serbe si: zona eksterritoriale të mbrojtura me ligje të veçanta,
– 10 vende të rezervuara për deputetët serb në Kuvend e Kosovës,
– 2/3 e shumicës së pakicës serbe në këtë Kuvend.
Pastaj ka:
– pjesëtarë të shërbimeve sekrete të Serbisë, brenda AKI’së,
– pjesëtarë të strukturave policore të Serbisë, brenda Policisë së Kosovës, dhe komandatin serb të policisë në veri të Kosovës,
Pastaj ka:
– postën e Serbisë,
– telekomin e Serbisë,
– bankën e Serbisë,
– spitalet e Sebisë,
– planprogramet e Serbisë në të gjitha nivelet e arsimit serb,
Pastaj ka:
– partinë ‘listën Srbska’ e cila përfaqëson interesat e Serbisë në Kuvend, në Qeveri dhe në institucionet tjera të republikës së Ahtisarit,
– dhe kjo ‘sërbskë’ udhëheq me 10 komunat etnike serbe, të cilat sipas marrëveshjes Thaçi – Daqiç – Eshton, të arritur më 19 prill 2013, në Bruksel, pritendojne të bashkohen në njësinë autonome etnike serbe të quajtur Asociacion (Zajednicë),
– dhe kjo Zajednicë pritet të ketë, kuvend, kryetar të kuvendit etj.etj!!!
Kjo është Republika me kushtetutë të Ahtisarit!
***
Tani shtrohet pyetja:
– Kush mund ta ndryshojë këtë kushtetutë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës, per te nxjerre nje Kushtetute te Adem Jasharit?
– mund ta ndryshojë shumica shqiptare!
– Në ç’mënyrë?
– në mënyrë institucionale