Gjuha maqedonase është dialekt i gjuhës bullgare. Maqedonia duhet të ketë një emër në të cilin nuk figuron emri Maqedoni, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kështu shprehet Drejtori i Muzeut Kombëtar të Sofjes, Bozhidar Dimitrov, duke theksuar se për këto cështje duhet të gjendet një formulë.

“Gjuha maqedonase është një formë e shkruar e një dialekti bullgarë të anës së Vardarit”, thekson ai.

I pyetur për emrin e Maqedonisë ai thotë:

“Greqia do të vazhdojë deri në fund dhe nuk ka presion që do ta largoj nga këkresa për ndryshimin e emrit.  Nëse maqedonasit insistojnë për ta mbajtur emrin, nuk ka asnjë shans.  Dhe ata kanë të drejtë, sepse ajo është pjesë e trashëgimisë së tyre. Maqedonia e lashtë është pjesë e popullit grek dhe shtetësisë greke dhe ajo është zhvilluar plotësisht në atë që tani është Greqia, një rrip i ngushtë duke filluar nga Selaniku e përfunduar në malet shqiptare”, është shprehur ai.

Dimitrov është një historian bullgar dhe Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë.

Ai në Maqedoni është i nohur si një figurë e diskutueshme që shpesh është pjesë e provokimeve të ndryshme në marrëdhëniet mes dy vendeve. Për të nuk ka gjuhë maqedonase, sepse ajo është vetëm me shkrim një dialekt bullgar.

Ai poashtu është i njohur për pikëpamjen e tij se të gjithë popujt e Ballkanit kanë dy shtete – Kosova e Shqipërisë, Serbia ka Republika Srpska, Greqia ka Qiproja, ndërsa Bullgaria ka Maqedoninë.