Home / Lajme / Rexhep Selimi: Bashkë me Qeverinë të ikë edhe kryeprokurori Lumezi

Rexhep Selimi: Bashkë me Qeverinë të ikë edhe kryeprokurori Lumezi

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se bashkë me Qeverinë duhet të ikë edhe kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ai ka folur të premten në “Imazh” te RTK.

“Kur të ikë kjo Qeveri, bashkë me këtë Qeveri duhet të bëjë gati çantën edhe ky Kryeprokuror. Ky kryeprokuror është falsifakatori numër një. Çfarë mekanizmash ka krijuar ky person në drejtësi është për t’u frikësuar”, ka thënë ai.

Selimi ka theksuar se në Kosovë ka nevojë të protestohet për të kërkuar rrëzimin e Qeverisë. “Protestat po duken të domosdoshme”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se PSD-ja pavarësisht retorikës kur po vjen puna për t’u matur ata po shkojnë nga qëndrimi i koalicionit.

About admin

x

Check Also

Rrëfimi i kolonelit: Kosova, nga plani sekret i Enver Hoxhës te sulmi i NATO-s

14-Mars-2019  Intervista/ Kolonel Sulejman Abazi, ish-komandanti i divizionit të Tiranës, rrëfen luftën ...