Home / Lajme / Kurti paralajmëron prottesta: Prej nesër kundër ‘PANhajnisë’

Kurti paralajmëron prottesta: Prej nesër kundër ‘PANhajnisë’

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar zgjedhje të reja dhe se për këtë ka njoftuar se do të nisë takime me qytetarë në gjitha qytetet për t’u mobilizuar për të rrëzuar Qeverinë aktuale bashkë me presidentin Hashim Thaçi.

Kryetari i partisë, Albin Kurti i akuuzoi rëndë dy liderët shtetërorë, duke i cilësuar se kryekëput fajtorët kryesorë për korruupsionin dhe hajjninë në Kosovë.

“Kryeministrin dhe presidentin e ndan taksa, por i bashkon korruupsioni në Kosovë. Ne kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit dhe presidentit, sepse korruupsioni dhe hajjna vetëm po shtohet. Prej ditës së nesër fillojmë aktivitetin me qytetarë kundër, ‘PANhajnisë’, me qëllim që të shkohet drejt zgjedhjeve të reja. Për këtë po shkojmë bashkë drejt prottestave qytetare dhe mocionit në Kuvend”, tha ai.

Duke folur për taksën, Kurti tha ajo duhet të mbetet, por kjo qeveri duhet të shkojë.

Kurti pati fjalë të rënda ndaj kryeministrit Haradinaj, duke e cilësuar si maashtrues për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, kërcënues ndaj prokurorit Blakaj, dhe nënshkrues të shumë marrëveshjeve të dëmshme.

Për bashkëpunimin me LDK-në, ai tha se është i nevojshëm. Për numrat e mocionit të rrëzimit të qeverisë, Kurti tha se ato do t’i bëjnë, por fillimisht do të bëjnë në qytete me qytetarë. Ndërsa, për relacionin mes Thaçit dhe Haradinaj, Kurti kishte një epitet interesant.

“Hajjnat kur janë në pushtet dhe kanë mos marrëveshje i zgjedhin ato probleme duke vjedhur më shumë”, tha ai.

Për bashkimin e Preshevës, Medvegjën dhe Bujanovcin me Kosovën, Kurti u shpreh se kjo nuk bëhet në konferenca për shtyp, siç po bën presidenti Thaçi.

About admin

x

Check Also

Rrëfimi i kolonelit: Kosova, nga plani sekret i Enver Hoxhës te sulmi i NATO-s

14-Mars-2019  Intervista/ Kolonel Sulejman Abazi, ish-komandanti i divizionit të Tiranës, rrëfen luftën ...