Home / Lajme / Gazetarët shqiptarë po e rehabilitojnë politikën zyrtare serbe të vitit 1989

Gazetarët shqiptarë po e rehabilitojnë politikën zyrtare serbe të vitit 1989

Të nderuar gazetar e gazetare,

Jemi në muajt e përvjetorëve të të rënëve në luftë për çlirimin e Kosovës. Janë ditë e momente të vështira, të sketërshme e të rënda, jo vetëm për familjarët, miqtë dhe kombin por edhe për vet juve gazetarëve.
Të nderuar kolegë,
Publiku është produkt i krijuar nga fjala, shprehja, shkrimi, fotografia dhe fjalimi. Secili nga ne mendon, pak a shumë, në mënyrë të vetëdijshme për publikun të cilit i drejtohemi.

Përse e kam fjalën?
Shteti serb, shteti zyrtar serb, Beogradi zyrtar e ka ideuar, e ka menduar, organizuar, dhe e ka planifikuar në përpikëni strategjinë luftarake dhe vrasjet në Kosovë, që nga viti 1878. Kjo gjë, tanimë , dihet, apo jo? Por këtu kemi një problem të madh, jo vetëm profesional nga fusha e gazetarisë, por edhe politik, social dhe historik. Në lidhje me këtë, përsëri, më duhet të sqaroj disa gjëra, që ju gjithsesi edhe i dini.

Gjatë përshkrimit të operacioneve vrastare serbe në Kosovë, juve, të nderuar gazetarë e gazetare, kryesishisht, po përdorni fjalët sikurse:
1. “paramilitarë”,
2. paraushtarak”,
3. “kriminel serb”,
4. “të droguar”,
5. nën ndikimin e alkohoolit,
6. “kriminel nga burgjet serbe”, etj.

A jemi në dijeni se çfarë po bëjmë me përdorimin e këtyre fjalëve? A jemi, ne gazetarët e gazetaret, duke e ndihmuar pastrimin, juridik, politik e moral të shtetit serb? Ka shumë pyetje, por është vetëm një përgjigje.

Përdorimi i fjalës dhe gjuhës ka konotacione politike, përpos asaj komunikative. Ndërtimi i fjalisë, i filmit/fotografisë dhe përdorimi i shprehjeve të zgjedhura nuk është i pafajshëm dhe i rastësishëm. Nuk është i rastësishëm sepse nëse ne ia dalim t’ia mbushim mendjen dikujt se pikëpamjet tona rreth një teme, çështje dhe rreth një problemi janë të drejta, kjo do të thotë se ne përmes ndihmës së gjuhës dhe fotografisë e kemi ndikuar, në një masë, botën e këtij personi. Kështu, del se e vërteta mbi botën nuk është objektive dhe e qëndrueshme, por kjo ndikohet dhe formësohet nga dikush. E ky dikushi jemi ne, gazetarët!

Çfarë dua të them?
Duke mënjanuar nga publikja fjalën “ushtri serbe”, “policia serbe” dhe njësitë speciale serbe”, ne gazetarët dhe gazetaret, në mënyrë të vetëdijshme, apo të pavetëdishme, ne po bëjmë rehabilitimin e politikave zyrtare të Serbisë karshi vrasjeve dhe dëbimeve masive që ky shtet i bëri ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Duke përdorur fjalët: 1. “paramilitarë”, 2. paraushtarak”, 3. “kriminel serb”, 3. “të droguar”, 4. nën ndikimin e alkohoolit dhe 5. ” kriminel nga burgjet serbe”, ne, mediat shqipe, po krijojmë një realitet tjetër politik, juridik e ushtarak në Kosovën e sulmuar nga Serbia. Kështu ne, pra njerëzit e lapsit e të kameras, po krijojmë një “fotografi tjetër” për politikat e shtetit serb, një të vërtetë tjetër ushtarake dhe politike; se nuk janë politikat zyrtare serbe ato që kanë bërë vrasje, masakrime dhe dëbime të një kombi në Kosovë, por ishin “vetëm bandat, organizatat e njërëzit” që ishin jasht kontrollit të politikave zyrtare dhe të diplomacisë serbe.

E përsëris se përdorimi i shprehjeve, fjalëve dhe gjuhës në përgjithësi nuk është i padjallëzuar dhe i rastësishëm. Do të ishte mirë që mediat e pavaruara shqipe, gazetarët dhe gazetaret shqiptare të jenë me kritikë, me syqelë dhe me largëpamës në përdorimin e fjalëve dhe shprehjeve rreth përshkrimit të ngjarjeve, e në vecanti gjatë përshkrimit të krimeve të shtetit serb ndaj shqiptarëve autoktonë të Kosovës.

Faleminderit!
Gëzim Mekuli, Oslo.

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...