Home / Të ndryshme / RINIA E SKLLAVERUAR NË KOSOVË!

RINIA E SKLLAVERUAR NË KOSOVË!

Fotografia e Blerim Metaj
Blerim Metaj

 

Të shkruash mbi sfidat e rinisë shqiptare në Kosovë nuk është gjë e lehtë pasi që sipas statistikave zyrtare mbi 60% të strukturës së shoqërisë shqiptare në Kosovë është rini. Pra rinia përbën një pjesë dhe një përqindje të madhe të popullatës shqiptare në Kosovë e që njashtu edhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo rini në këtë kohë janë të mëdha dhe nuk është lehtë artikulimi i tyre në një temë të shkurtë si kjo.

Tema ime nga një këndvështrim sociologjik lidhet më shumë me sfidat dhe preokupimet e rinisë në vendin tonë. Dua të theksoj se rinia është boshti kryesor i një shoqërie, fuqia më e fortë punëtore, brumi ma i shëndetshëm dhe bazamenti i të ardhmes në vendin tonë.

Por ku po përfundon kjo rini?

Rinia shqiptare po ikë nga Kosova, për shkak se ndjehët e skllavëruar dhe donë të çlirohët njëherë e përgjithmonë.
Një i ri i sapo diplomuar në Kosovë punon si kamarier me një pagë 200€, pa asnjë kontratë punë dhe pa asnjë siguri të të ardhurave.

Kush po e sulmon Kosovën dhe rininë shqiptare në thelb?

Askush tjetër pos politika, e sidomos PDK-ja, LDK-ja dhe gjithë partitë tjera politike që kanë qeverisur në Kosovë që nga paslufta.
Pse e thëm këtë?
Sepse partitë politikë duke formuar klane dhe klientela, e kanë shkatërruar shpresën e shumicës së rinisë shqiptare, të cilët me mundime shkollohën për t‘u punuësuar dikund, dhe në fund përfundojnë si kamarier tė nëpërkëmbur e të skllavëruar si në diktatura fashiste.

Statistikat e fundit tregojnë që Kosovën e kanë leshuar 400.000 të rinjë që nga viti 2008!

Çka tregon kjo për ne?
Ky është alarmi i fundit që duhët të na zgjoj nga gjumi, që të bëhëmi gati për protesta, qofshin ato edhe të dhunshme, për të larguar njëherë e përgjithmonë këtë kastë politikanësh matrapazë që na e kanë zënë Diellin e nuk po na lejojnë të shohim dritë.

Kush është shpresa?
Natyrisht që vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...