Home / Opinion / POROSIA SIMBOLIKE E MARRËVESHJES SË PRESPËS MES MAQEDONISË DHE GREQISË

POROSIA SIMBOLIKE E MARRËVESHJES SË PRESPËS MES MAQEDONISË DHE GREQISË

Abdulla Mehmeti

 

Qyteti i Prespës lidhet historikisht me:
1. Kryeqendrën e Mbretërisë „bullgare“ të Samoilit, në Mesjetë; dhe
2. Marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit për emrin e shtetit të Maqedonisë me Republikën e Greqisë (2018).

Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e kontestit për emrin e shtetit të Maqedonisë Veriore është nënshkruar në Prespë (Nivicë), për t’i dhënë rëndësi historike kësaj marrëveshje. Kjo marrëveshje është pjesë e „shërimit“ të komplekseve mes shteteve ballkanike për shuarjen e ekspansionizmit dhe pretendimeve territoriale, të cilën e ka kërkuar bashkësia ndërkombëtare nga këto shtetete në interes të paqes dhe sigurisë në rajon.

Më tepër se për Maqedoninë, kjo marrëveshje ka rëndësi strategjike për Bullgarinë, e cila fshehur dhe në një periudhë të gjatë ka zhvilluar bisedime me palën greke (dhe me partnerë të tjerë), për ndarjen mes tyre të sferave të interesit mbi rajonin gjeografik të Maqedonisë, në Maqedoninë Jugore „greke“ dhe Maqedoninë Veriore „bullgare“, kështu edhe njëherë duke e falsifikuar historinë, të kaluarën dhe të sotmen e këtij rajoni në dëm të interesave të banorëve autoktonë, shqiptarë dhe të tjerë të këtij rajoni.

Këtë strategji të fshehtë mes Greqisë dhe Bullarisë e shpjegon më së miri vendi i nënshkrimit të kësaj Marrëveshje, në PRESPË, e cila në një periudhë të shkurtë kohore ka qenë qendër e Mbretërisë së Samoilit, e ashtuquajtur si Mbretëria (bullgare) e Samoilit, e kontestuar shkencërisht nga shumë studiues vendës dhe të huaj. Me këtë duke e përmbushur kërkesën e palës bullgare për shtrirjen e ndikimit të saj, për fillim kryesisht në rrafshin kulturor, në Maqedoninë Veriore, duke ia lënë duart e lira palës greke mbi Maqedoninë Jugore (e Egjeut), e cila aktualisht ndodhet si rajon administrativ me këtë emër nën shtetin grek, e që përbën mbi 51% të territorit të përgjithshëm të rajonit gjeografik të njohur historikisht me emrin Maqedoni, para ardhjes së grekëve dhe sllavëve (edhe të bullgarëve) në këto hapësira.

Bullgaria edhe më herët, nga fillimi i shek. XX, ka nënshkruar disa marrëveshje të fshehta me Greqinë për shkëmbimin e popullsisë, duke e zbrazur dukshëm pjesën e Maqedonisë Jugore (të Egjeut) nga elementi i saj autokton, me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike të kësaj krahine në dobi të elementit etnik grek të sjellë nga pjesët e Anadollisë dhe vise të tjera nga Azia. Këtë shërbim në interes të palës greke nuk do ta kishte bërë pala bullgare (sidomos pas vitit 1919), sikur ta kishte ndjerë këtë territor dhe popullsinë e tij si të veten, por ajo i ka shikuar vetën interesat strategjike të shtetit bullgar, duke i dëmtuar rëndë interesat e popullsisë autoktone (kryesisht shqiptare ortodokse, vllave, turke, hebreje, sllave etj.), në pjesën e Maqedonisë Jugore (Maqedoninë e Egjeut).

Por, me këtë, pala greke dhe ajo bullgare, sikur pa dashur kanë hyrë në kurrthin e diplomacisë së fshehtë ndërkombëtare, duke i dekonspiruar marrëveshjet e fshehta mes tyre dhe mitet e rrejshme sllave e greke mbi rajonin gjeografik të Maqedonisë, sidomos për periudhën e saj të antikitetit.

Krahinat ilire, Maqedonia, Dardania, Epiri etj. dhe popullsia e tyre autoktore me shumicë ilire-shqiptare, kanë ekzistuar me mijëra vjet përpara ardhjes së fiseve greke e sllave (edhe bullgare) në këto hapësira.

(27 mars 2019)

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...