Home / Opinion / Kosovën, demostratat e vitit 19981

Kosovën, demostratat e vitit 19981

Pse ishin të dëmshe për Kosovën demostratat e vitit 19981 ?

Pse këto demostrata u bën pas vdekjes së Titos ?

Pse Kosova me demostrata priu e para në Ish Jugosllavi , pas vdekjes së Titos ?

Shkaku i këtyre demostratave a’u suspendua Kushtetua e vitit 1974 ?

Demostratat e vitit 1968 në Kosovë  sa ishte Tito gjallë ishin të dobishme dhe Kosova u barazua me rebuplikat tjera ish jugosllave .

Udhëheqësia e Kosovës kanë qenë kunder demostratave të vitit 1981. Për të qenë sa më objektiv në vlerësimin e këtyre demostratave kam marrë citate nga autorë shqiptarë , të huaj dhe serbë. Epoka e Re , 17 prill 2006 Adem Demaçi : Ja si e përjetova në Stara Gradishkë demostratat e 81-shit . … Sikur kryengritja paqësore e 1981-shit të kishte ndodhur më 1974 , kur duhej të ndryshohej kushtetuta , kur Kosovën Republikë e patën përkrahur, madje edhe Katarina Patërnogiq – Cica , Milja  Kovaçeviq , Smajo Jusufi e Rezak Shala e derisa ekuilibristi Tito ende ishte gjallë , Kosova do të arrinte të barazohej me rebuplikat tjera të Jugosllavisë …

Alternativa 6 , qershor ,1990 .Xhafer Shatri , fq .

44-45 Mulletërit e Vajazanit ( fragment nga libri  : > Pse dergjet në burg Adem Demaçi ) . Pikërishte kur aprovohej Kushtetuta e vitit 1974 , pse në atë kohë Lëvizja Revolucionare NÇ e Kosovës nuk u tregua në nivel të përgjegjësisë historike dhe përmes demostratave të parreshtura … Aksionet e tilla në fund të vitit 1973 dhe në fillim te vitit 1974 apo edhe më 1978 sigurisht me çmimin e sakreficave minimale , do të mundësonin shpalljen e Republikës së Kosovës…

Jens Reuter Shqiptarët në Jugosllavi, fq. 58 “Titoja duket se më 1968 ka qenë afër mendimit që ta bënte Kosovë-Metohinë një republikë të shtatë të Federatës, por kjo ide pastaj u la prapë nën presionin serb…

Akademia e Shkencave

Kosova në vështrim enciklopedik, Toena, Tiranë 1999. fq. 126. Pas ngjarjeve të vitit 1981 statusi shoqëror-politik e juridik i shqiptarëve dhe i vetë Krahinës Autonome të Kosovës erdhi duke u rrudhur. fq. 127. Në mars të vitit 1989 nën kërcënimin e armëve dhe me vota të joparlamentarëve, S. Millosheviqi e likuidoi autonominë e Kosovës…

Enver Hoxha Kosova është Shqipëri, Tiranë 1999 fq. 174. 3 prill 1981. Përleshje të reja e të fuqishme në qytetet e Kosovës… Nuk mund të përjashtohet edhe manipulimi i agjenturës serbomadhe kundër vetë sistemit, i seperatistëve kroatë etj, që gjetën terrenin e Kosovës si hallkën më të dobët të Federatës Jugosllave…

Unë, Ramiz Alia Dëshmoj për Historinë “Zëri”, Prishtinë, 1992, fq. 89… Ne vrisnim mendjen se kujt i interesonin ngjarjet e vitit 1981. Sepse Zhvillimi i mardhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës ishte aq i favorshëm për shqiptarët, sa që këto ngjarje më tepër i shkuan përshtati dikujt tjetër, se sa vetë shqiptarëve. Unë vetë personalisht kam menduar disa herë se nga ato ngjarje nxorën përfitime më shumë serbët…

Elena Kocaqi Levanti Planet për Zhdukjen e Shqiptarëve Si u krijua Greqia dhe Serbia në trojet shqiptare Emal, fq. 161… Një faktor pozitiv ka qenë edhe që në krye të shtetit jugosllav ishte Titoja, me origjinë kroate, që nuk e shikonte me sy të mirë forcimin e Serbisë. fq.174-175… Po të mos ishte vendosur regjimi komunist i Titos, ndoshta sot nuk do të kishte më shqiptarë në territoret që mori Serbia…

Christine von Kohl/Wolfgang Libal Kosova: Nyja e Gordit në Ballkan Prishtinë, 1997, fq. 59… Qarqeve serbe me orientim ekstremist në Kosovë dhe në Serbinë e ngushtë autonomia e gjërë e Krahinës Autonome u ishte patjetër therrë në sy. Që trazirat në Kosovë një vit pas vdekjes së Titos e bëjnë të arsyeshëm dyshimin se këto qarqe e konsideronin të përshtatshëm momentin për një hap vendimtar drejt ndryshimit të kësaj gjendje… Fitim faktik nga këto ngjarje nxorën qartazi serbët nacionalistë…

Radoshin Rajoviq Autonomia e Kosovës, Rilindja, Prishtinë, 1987, fq. 468… Ngjarjet kontrarevolucionare në Kosovë në mars dhe në prill 1981 ishin rast i mirë për shovenistët serbë e malazezë që ta nxisin përsëri disponimin antishqiptar, që t’i aktivizojnë përsëri qëndrimet e veta kundër autonomisë…

Prof. Dr. Skender Rizaj E Drejta Historike e Shqiptarëve për Vetëvendosje, Prishtinë,2005 fq. 62,77-78. Krahina Socialiste Autonome e Kosovës, sipas Kushtetutës së vitit 1974, nuk ishte republikë formalisht, por ishte më shumë se republikë, ishte shtet mbi shtetin. Kosova i kishte përfaqësuesit e vet në Parlamentin e Jugosllavisë dhe të Serbisë, kurse Jugosllavia dhe Serbia nuk i kishin përfaqësuesit e vet në Parlamentin e Kosovës… Mehmet Shehu i propozoi Enver Hoxhës ti shpallë luftë Jugosllavisë me arsyetimin ta mbrojë Kosovën nga pastrimi etnik. Në këtë mënyrë do ti mundësohej Jugosllavisë pas-titoiste, prapa së cilës do të qëndronin Bashkimi Sovjetik Kina e nga brenda Mehmet Shehu, me ushtrinë dhe “Sigurimin” ta likuidojë Enver Hoxhën dhe të gjithë ithtarët e tij në Shqipëri… Stane Dollanc dhe Mehmet Shehu ishin projektues kryesor të këtij plani destabilizues. Kundër demostratave të vitit 1981 ka qenë edhe Jusuf Gërvalla, i cili ka deklaruar se nuk është koha e volitshme për to. Më vonë, bashkëpuntorët shqiptarë të “UDB”-së dhe të sigurimit e kanë vrarë Jusuf Gërvallën (me të vëllain dhe një shok) për arsye: pse e kundërshtoi shpërthimin e demostratave 1981… Mu për këtë, Enver Hoxha e mori familjen e Jusuf Gërvallës nën përkujdesjen e tij personale në Tiranë.

Piro Kozma Andoni Atje Larg në Fund të Botës Shqiptaro-argjentinasit në ditarin e ambasadorit, Botart, Tiranë, 2009 fq.152. E hapa dokumentin, kishte gjithsej tri faqe të shkruara në spanjisht. Në të bëhej fjalë për lidhjet e Mehmet Shehut me CIA-n. Përshkruhej komploti për likuidimin e Enver Hoxhës dhe zotimi i tij për të ndryshuar kursin politik të Shqipërisë, duke i dhënë një drejtim të ngjajshëm me atë të Jugosllavisë. Në dokument përshkruhej se si do të bëhej vrasja e Enver Hoxhës në tri mënyra: aksident automobilistik, përdorim medikamentesh, atentat me armë…

Veli Llakaj Tetë vjet në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Tiranë, Ilar 2006, fq. 229… Takohen me Mehmet Shehun, ai ishte bashkë me tre djem të rinjë, këta të moshës rreth 25-30 vjetëve. Këta djemtë, më thanë aty, janë nga Kosova. Kanë ardhur për festivalin tonë të bukur, këtu në Gjirokastër, në vendlindjen e shokit Enver… Mehmeti më foli gjatë për djemtë kosovarë, duke më bërë të ditur, se ata ishin bërthama kryesore, që do të udhëheqnin revoltat në Kosovë për tu shkëputur nga regjimi titist, regjim që ishte duke dhënë shpirt bashkë me Titon. Këto që të thash mu drejtua Mehmeti, janë vetëm për ty dhe për asnjë tjetër. Po u mor vesh nga të tjerët ky problem që po ju them, ju dhe kushdotjetër që do të hapë gojën shkon në Gjyqin Ushtarak dhe dënohet si tradhëtar. Më tej Mehmeti u thotë mysafirëve, se ky është Shefi i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë sonë, Veli Llakaj. Kjo porosi që i thash këtij, është edhe për ju, por me një dallim: ju ndiqeni nga UDB-ja dhe, po e mori vesh ajo këtë takim apo këto porosi, ju i paguani me kokë…

Bashkim Shehu Vjeshta e Ankthit, Buzuku, Prishtinë, 1997, fq.51. Hyri shërbyesja, e cila solli një kuti shkrepëse. Babai pastaj nxori nga një xhep i brendshëm një tufë letrash, pas gjase ndonjë buletin zyrtar sekret, zu t’i bënte shuk njëra pas tjetrës dhe t’i hidhte ashtu grumbull në vatrën e oxhakut. Ai u përkul për nga oxhaku, ndezi një shkrepëse dhe vuri flakën së përposhtmi letrave te shukura e të hedhura aty…

Sqarim: Bashkim Shehu është djali i Mehmet Shehut dhe disa organizatorë të demostratave të 81-shit janë në pushtet 20 e sa vite.

Ragip Mexhuani

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...