Home / Opinion / Flaka Surroi Bedri Hamzës: Po mirë bre ministër, a nuk ju vjen turp…!

Flaka Surroi Bedri Hamzës: Po mirë bre ministër, a nuk ju vjen turp…!

Publicistja Flaka Surroi ka reaguar pas deklaratave që sot i ka bërë ministri i Financave, Bedri Hamza, në lidhje me kazinot, ku sipas tij, asnjë prej tyre nuk kishte licenca.

Surroi në reagimin e saj tha se a i vjen turp Hamzës, për faktin se nga vitit 2008, kur Kosova u bë shtet, partia e ministrit të Financave- PDK është në pushtet.

“Po mire bre ministër, a nuk ju vjen turp që asnjë kazino nuk është e licencuar e që partia juaj të ketë qenë në pushtet përherë që nga Pavarësia? Me vjet pra paskeni lejuar veprimtarinë kriminale — me siguri jo për kikirikë… Shtet hajgare!”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Ndryshe, sot Ministri i Financave Bedri Hamza, u shpreh se të gjitha vendimet që i merr Kuvendi do t’i përkrahin, çfarëdo qoftë ai, mbyllja e tërësishme e kazinove, apo bartja e tyre jashtë qendrave të qytetit.Sipas tij, asnjë kazino nuk është e licencuar.

“Sa i përket kësaj veprimtarie dhe më kuadër të reformave evropiane është marr obligim që ligji për lojërat e fatit të plotësohet dhe ndryshohet, konceptit. dokumenti është hartuar në qeveri. Ne jemi të gatshëm se si vendos kuvendi ne të marrim veprimet e duhura… ne jemi të gatshëm se cilido nga këto opsione ne të mbështesim dhe përkrahim.

Nëse Kuvendi të vendosë që të përshtatë këtë ligj sipas normave evropiane ne e përkrahim. Nëse Kuvendi rekomandon që të sjell një ligj që lojërat e fatit të shkojnë vetë jashtë qyteteve me e përkrahim. Po ashtu dhe nëse sillet një ligj që të mbyllen të gjithë lojërat e fatit ne e përkrahim…po ju jap disa të dhëna, në Kosovë nuk ka asnjë kazino të licencuar. Dogana dhe ATK kanë konfiskuar 285 aparate dhe janë 280 raste me miliona euro gjoba…rruga ma e shkurtë është që ligji të sponsorizohet përmes Kuvendit”, tha ai.

Hamza ka insistuar që kjo çështje të zgjidhet me ligj dhe jo me akte nënligjore, në mënyre që gjatë implementimit të mos paraqet problem.

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...