Home / Lajme / “Ke një mal mëkate mbi shpinë”! Profesor Kabo godet Ilir Metën: Mos i bëj karshillëk SHBA, po shkurton ditët e tua!

“Ke një mal mëkate mbi shpinë”! Profesor Kabo godet Ilir Metën: Mos i bëj karshillëk SHBA, po shkurton ditët e tua!

 Profesori Përparim Kabo i ka përcjellë një mesazh të fortë Presidentit Ilir Meta, i cili tha një ditë më parë se është gati të japë dorëheqjen dhe të vrasë veten për zgjidhjen e krizës.
 Lidhur me deklaratët e Metës se ishte gati të sakrifikonte nga mandati i tij si president deri tek jeta e tij si Salvador Allende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas, profesor Kabo shkruan se Presidenti shqiptar nuk është as trim dhe as me ideale si Allende, por është thjesht një person me retorik të varfër dhe me një mal mëkate mbi shpinë.

“Si e lexoj unë deklaratën e Presidentit të Republikës zotit Ilir Meta… Ka vendosur të iki…e sheh veten pa dhe jashtë misonit. Ka vendosur të vetflijohet, por nuk është as trim dhe as me ideale si Alende…Është thjeshtë një person me një retorik të varfër ambingue dhe me një mal me mëkate mbi shpinë dhe në ndërgjegjen e tij….Në fakt në gjykimin tim ka mbaruar gjithçka për të …

Si të iki si të qëndrojë në detyrë…asgjë nuk ndryshon….Shqipëria u lodh por edhe mësoi gjithçka për këta me demek politikanët shqiptarë të tranzicionit…Arithmetika është e thjeshtë…Politikanët u pasuruan populli u varfërua….Të tjerat si krahasime apo insinutata nuk kanë as peshë e as vlerë…Edhe diçka …Zoti Meta mos i bej karshillëk USA me krahasime banale…se shkurton ditët e tua…

Ka disa momente që heshtja vlen më shumë…! Nëse do një këshillë, pyet dhe sondo a je presidenti i shqiptarëve?! Mer një përgjigje dhe pastaj mund të hysh apo të kuptosh se je jashtë historisë! Kë bërë mirë apo ke bërë keq në këta 29 e ca vite…Fundi nuk është tenativa për heroizëm, fundi është llogaria e jetës çfarë bëra për vendin tim…”, shkruan Kabo

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...