Home / Lajme / REFERAT FALËNDERIMI

REFERAT FALËNDERIMI

Fotografia e Neshat Mehmedi
Fotografia e Neshat Mehmedi
Fotografia e Neshat Mehmedi
Fotografia e Neshat Mehmedi
Fotografia e Neshat Mehmedi
 Nga Veprimtar i pa lodhur që mbajti gjall” Karnevallet Iliri 
Neshat Mehmedi

Bozovcë, më 10 mars 2019

Të nderuar vëllezër e motra të pranishëm, anë e mbanë trojeve shqiptare: nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës dhe Republika Veriore e Maqedonisë … kjo tregon se pjesëmarrja juaj fizike –institucionale nga nivelet më të larta shtetrore, komunale, akademike, të institutive, universiteteteve, muzeumeve, të shkollave të mesme e shkollave nëntëvjeçare, mediumeve, rapsodëve dhe – shoqërive kulturore, sot flet shumë, pra kultura bashkë me ritet, festat e motmotit …janë mjet shumë i fuqishëm kombëtar, shkurtë shtylla e boshtit kurizor , ku bashkohen njerëzit, mendjet e zemrat, flet më shumë dhe na udhëzon se kështu të bashkuar duhet të jemi në të gjitha sferat e jetës,
Të nderuar vëllezër e motra, më lejoni të përshëndes: dy zëvedës Ambasadorët e Republikës së Kosovës në Shkup Agim Krasniqin dhe Vlorat Gashin, Përfaqësuesin e Ministrisë së Kulturës, ( askush s’ ka qenë pjesëmarrës), Përfaqësuesin e Komunës së Tetovës, Ahmed Qazimin shef I Sektorit për Veprimtari Publike, Edhe pse nuk është këtu përshëndes Nikoqirin e Manifestimit të Karnavaleve Ilire – Humanistin dhe biznesmenin e njohur të përmasave mbarëkombëtare – finasues të manifestimit , pronarin e Ecolog –ut, z. Lazim Destanin, Etnologun e mirënjohur të përmasave mbarëkombëtare prof. dr.Nexhat Çoçaj, Prof.Xhavit Lashi studiues, Prof. Ymer M. Domi, Prof. Frrok M. Kristaj Zym – Has, prof. Remzi Makolli Malësia e Prishtinës – Gollakut, znj. Remzije Berisha Kryetrare e shoqatës së grave “ALBA” në Prishtinë, Regjisorin e mirënjohur – Koordinatorin e Shoqatës Televizive “Albania 19 Netlok” Bilbil Hereni, Etnologen e mirënjohur Dr. Erodita Qorkadiu Haxhiu nga Muzeu I Kosovës, Skulptoren e mirënjohur Arjeta Miftari, Sociologen Mihane Salihu – Bala, Dr. Skender I. Gashi specialist – kirurg i syrit, z.Adem Gashin – afarist, Prof. Dr. Ibush Luzha, Prof. Valdon Bytiçi – Drenicë, Veteranin e Arsimit Skender Ejupi – Drenicë, , Afaristin Alban Çerkini – Drenicë, Prof. Shaban Hoxha, znj.Afërdita Hoxha, z. Fadil Zejna dhe znj. Hida Zejna, nga Opoja Veteranët e Arsimit Mësuesin Nuridin Kuteli – Kosavë dhe mësuesin Samidin Dauti Zaplluxhë, Maksut Tosunin – Bresanë, Ismail Ibraimin – Bresanë, Gjulser Hajdari dhe Basri Hajdari – Bresanë, grupin e misafirëve nga Lubinja e Poshtme,
, Prof dr.Vebi Bexhetin studiues, Prof. Dr. Agim Shabani dhe Prof. Dr. Emine Shaban , Prof. Dr. Lazim Kamberi, Prof. Islam Haliti, Etnologun Dr. Hamdi Mediun Prof. Sami Beqiri, dr. Enver Beqirin, Kryetarin e Festivalit Ndërkombëtar “ DITËT E NAIMIT” prof.dr. Shaip Emurllahun, Prof.Mr. Shefki Selami, prof. Ekrem Ajruli, Mjekun veterinar Abduraman Sejrani, Prof. Shpresim Kamberi, drejtorin Shefajet Ramadani shf.”BESA” që ndihmoi si çdo vit më par me pjata lugë fasuleta dhe letër për tavolinat), drejtorin Harun Rexhepi, drejtorin Nexhbedin Haliti i ECO – Natyrës, Bujar Luma Drejtor në Center for Balkan Cooperation ‘’LOJA’’; mjeshtrin e gurit dekorativ dhe “ALBAVATA KOMPANI” – Naim Vata që rregullisht ndihmojnë me kostumografinë nga Shqipëria, bilbilat e Malësisë së Sharrit vëllezërit Jashar dhe Idajet Sejdiu që me këngën e tyre të bukur sot lajmërojnë ardhjen e pranverës, Fotografin dhe kameramanin e Tv Topestradës Jetmir Jashar Sejdiu, Publicistin e njohur Daut Dauti, editorin e njohur Azam Dauti, Alush Kamberin dokumentarist I njohur, SHoqërin Kulturore Artistike“ XHELADIN ZEQIRI” nga Tetova, Drejtorin Zani Memeti bashkë me antarët e SH.K.A. ‘’Jahi Hasani’’ nga Çegrani – Gostivar, Sadik Abdirahimi nga shoqata “PEKATRIP”Përshëndes moderatoren – Profesoreshën Vlora Ismaili nga Bozovca,
Përshëndes karnavalistët nga katundi Treboshë me mësuesin Kasam Arifin, karnavalistët nga katundi Brodec me mësuesin Adil Emini, Karnavalistët nga Katundi Vicë me mësuesin Hajredin Jashari dhe z.Latif Hasani, karnavalistët e katundit Bozovcë.
Përshëndetim mediumet T7 tv nga R. e Kosovës dhe Klan mk si dhe portalin Tetova news si dhe të gjithë atamediume që kanë transmetu program për Karnavalet Ilire.
Përshëndes tri vajzat nga katundi Pollaticë e Tetovës që u teleisën – ngjyrosën:
1. Suela Lazim Rushiti (e teleisur si në ditën e parë)
2. Amra Xhevair Sinani ( e teleisur si për spari herë apo për të parin herë)
3. Yllza Samir Memeti ( e teleisur si për tre netët)
Përshëndes ustallarët Djemtë e Usta Velisë– mjeshtrit Lodraxhit dhe Zurlexhit e njohur e me emër për të çalldisur, të cilët më shumë se 40 vite e ushtrojnë profesionin në Bozovcë.( I dyti vit që janë pjesë e Karnavaleve Ilire.
, dhe të gjithë ju të pranishëm nga katundi Veshallë, Brodec, Shipkovicë, Vicë, Tetova e me rrethinë,… dhe të gjithë Jut ë pranishëm anë e mbanë trojeve shqiptare si dhe bashkatundarët e Bozovcës të cilët si malësorë të kalitur në bore e breshër, pa i ngrohur kurrë dielli, din të afrojnë mikpritje e bujari, ashtu si malësorët e kanë traditë të trashiguar nga të parët,…

Zonja dhe zotërinj, mirëdita dhe mirë se keni ardhë, në këtë manifestim tradicional “Karnavalet Ilire’’ të Malësisë së Sharrit, që mbahen në Katundin Bozovcë të Tetovës për të 11 njëmbëdhjetin vit me rradhë.Këta 11 vite nuk ishin edhe aq të kollajshme, sepse kërkojnë sacrifice, mund, durim dhe përkrahje morale dhe financiare, Pra pa përkrkrahje të mirëfillt matriale nuk mund të shpalosim të gjitha vlerat e këtij manifestimi që I mbanë në vete, sepse duhet një ekip bashkëpunues për realizimin e mirëfillt të këtij manifestimi, as këtë smund ta bëjmë sepse shkaqet I përmenda ….
Të nderuar të pranishëm Manifetimi kulturor Tradicional Karnavalet Ilire është pasuri e veçantë kombëtare, tregon rënjët tona Iliro – Pellazge, tregon lashtësin tone, tregon se jemi autokton në këto troje tona, tregon se sa të moçëm jemi në këto vendbanime, sepse këto vendbanime frymojnë e flasin shqip…. Hudhne një shikim rrethë e përqark nga këtu ku jemi, shikoni me sy se jemi të rrethuar rreth e rrotull me gurëz e Kepe – Shkëmbi, të gjithë flasin shqip me Ne, unë do I përmendi disa duke nisur nga katundi Sellcë e këndej; Gjuri I Kuç, Gjuri Rëmdum, Gjuri Gjatë, Gjuri Turecit, Gjuri Dinak, Gjuri Leprit, Gjuri Caucave, Gjuri Fllëzës, I Shipes, Rasa Vardishës,Gjuri Hutit, I Lodrës , I Ulkojës, Kepi Pllatit, Kepi Nërmem dhe Kepi Dhive,….e sa e sa toponime të tjera.
Të nderuar të pranishëm Ky manifestim kulturor KarnavaletIlire arriti të grumbulloj Shqiptarët anë e mbanë trojeve tona si kur para 300 – 350 vitesh që I grumbullonte shqiptarët përsëri mu kjo malësi në vendi e quajtur tani Leshnicë e atëherë Panairisht,7 kilometra larg prej këtu që është mbajtur në fillim të vjeshtës së dytë me pjesëmarës të blegtorëve nga rrethet e ndryshme; Luma Opoja e Prizreni, Shkupi,Tetova, Gostivari, Struga e Dibra, mbrenda shtatë ditësh sa ka zgjatur ky panair janë tregtuar rrobat e punuara nga leshi, gëzofat, ferexhat, tyrqit, hanterit, lurkat, … nga produket e qumshtit, djathi, gjiza, kajmaku, Tlyni, dhe kosi I vjetër, po ashtu edhe blegtoria; dhentë, dhitë, qentë, lope e të tjera.
Ky manifestim i Karnavaleve Ilire që është I pasur me vlera etnologjike edhe këto vendbanime janë të pasura edhe me arkeologji të bollshme, por mjaftë të dëmtuar e të shkatruar nga vet dora jonë, kuptohet pa jua ditur vlerën rëndësin historike dhe vlerat kombëtare.
Sikur është urëlidhëse sot ky Manifestim Tradicional KARNAVALET ILIRE ndërmjetnesh, dikur kjo malësi deri në vitet e 60 – 70 të Shekullit 20 ka qen urë lidhëse të Shqiptarëve të Maqedonisë Veriore: katundet e malësisë së Sharrit të Tetovës, Tetovës me rrethinë, Gostivarit dhe të Shkupit, me shqiptarët e Kosovës, kryesisht me qytetin e Prizrenit, ma mirë me thën rrafshin e dugagjinit, pastaj Dragashin, Opojën, Lumën e të tjerë.
Ashtu si ky Karnaval që tregon vlerat tona historike, pikërisht edhe këto vendbanime tregojnë vlera të mëdha historike e kombëtare, sepse gjatë gjithë historiesë janë mbledhur krerët më eminent në këto vendbanime për Çlirim kombëtar, janë organizuar togje e çeta të përbashkëta me vullnetarë,
Ashut si ky manifestim kulturor tradicional Karnavalet Ilire që prezanton sofrën e mikëpritjes dhe të bujarisë shqiptare, kështu rregullisht këto vendbanime në kohë krizash, luftrash e dëbimesh gjithëmonë gjatë gjithë historisë kanë treguar mikpritje e bujari, edhe në luftën e fundit që ndodhi në Kosovë më 1999 të ndërmarë nga ushtria çetnike dhe forcat paramilitare serbe që zbatuan një gjenocid të paparë kryesisht ndaj populates civile pleqëve, grave, fëmijëve, … Këto vendbanime të malësisë së Sharrit e më gjërë, … treguan mikpritjen dhe bujarinë.
Ashtu si i shihni këta tre nuse të ngjyrosura me ngjyra të ndryshme e të bukura, që fshehin në vete sekrete të jetës së tyre në përditëshmëri dhe po tërheqin vëmendjen e studiuesëve, etnologëve … pikërisht këto male e bjeshkë me majat e larta, burime e shumta, ujëvarat, liqejtë, me bukurit mahnitëse janë mrekulli në vete dhe tërheqin si me grep turistë nga të gjitha trojet tona dhe shtetet ballkanike e më gjërë.
Pra Karnavalet Ilire dhe Teleisja apo ngjyrosja duhet të mbrohen me ligj si pasuri e jona kombëtare, e këtë duhet ta bëjë Ministria e Kulturës së Maqedonisë Veriore, E R. së Kosovës dhe R. së Shqipërisë, pse edhe të mos regjistrohet në Unesko.
Edhe një herë kërkoj publikisht që ky manifestim KulturorTradicional Karnavalet Ilire, që tregon lashtësin tonë Iliro – Pellazge të trajtohet në mënyrë të barabart me Karnavalet që organizohen këtu.
Ju faleminderit që shpreht durim për me më dëgjuar, Ju dëshiroj momente të këndëshme!

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...