Home / Opinion / Selimi: Mbi një trup të shtrirë e të përkulur, sikur ai i Thaçit, kalon shumëçka

Selimi: Mbi një trup të shtrirë e të përkulur, sikur ai i Thaçit, kalon shumëçka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar lidhur me fjalimin e Presidentit Thaçi për kufijtë në Samitin e Diasporës, ku tha se “unë nuk lejoj pa kaluar mbi trupin tim, të ndryshohet kufiri i Kosovës”.

Përmes një postimi në Facebook, Selimi ka ka thënë se kufijtë janë ende në rrezik, “sepse mbi një trup të shtrirë e të përkulur, sikur ai i Thaçit, kalon shumëçka.”

“Siç duket Thaçi e paska pasur fjalën se “pa kaluar mbi trupin e tij të gjallë nuk ndryshohen kufijtë e Kosovës”. Po del se kufijtë prapë qenkan në rrezik, sepse mbi një trup të shtrirë e të përkulur, sikur ai i Thacit, kalon shumëçka”, ka shkruar Selimi.

Ky është postimi i plotë i tij:

Në Samitin e Diasporës që u mbajt dje në Tiranë, ‘presidenti i Kosovës’ deklaroi: “se unë nuk lejoj pa kaluar mbi trupin tim, të ndryshohet kufiri i Kosovës”.

Pra, ai citoi një thënie popullore por me një ndryshim të vockël…

Thënia së cilës iu referua pjesërisht Thaçi thotë: “pa kaluar mbi trupin tim të vdekur…”

Siç duket Thaçi e paska pasur fjalën se “pa kaluar mbi trupin e tij të gjallë nuk ndryshohen kufijtë e Kosovës”. Po del se kufijtë prapë qenkan në rrezik, sepse mbi një trup të shtrirë e të përkulur, sikur ai i Thacit, kalon shumëçka..

About admin

x

Check Also

Rrëfimi i kolonelit: Kosova, nga plani sekret i Enver Hoxhës te sulmi i NATO-s

14-Mars-2019  Intervista/ Kolonel Sulejman Abazi, ish-komandanti i divizionit të Tiranës, rrëfen luftën ...