Home / Opinion / Oh sa patriote!

Oh sa patriote!

Sot ne Kuvendin e dyte te Diaspores ne Tirane, vec te tjereve, foli Hashim Thaci, Edi Rama dhe Ali Ahmeti.
Keta te tre dalin me patriote se cdo kush ne historine e kombit shqiptar, ndonese te tre keta jane pjese te tri hapesirave shqiptare ne tri shtete.
Kemi keshtu tri shtete, te cilat jane ne gjendje mjafte te rende, madje shqiptaret ne Maqedoni as si popull nuk konsiderohen zyrtarisht.
Per keta “patriote” mjafton pse ne Maqedoni flitet shqip, ndersa per Kosove, patrioti Hashim Thaci tha:
“Vetem mbi trupin tim ndahet Kosova”.
Ky sihariq i z.Thaci eshte i ri.
Z.Thaci me dhjetera here ka deklaruar korigjimin e kufijeve, apo shkembimin e teritoreve, ndersa sot e gjeti kete Kuvend te Diaspores ne Tirane te deklaroi se eshte kunder ndarjes dhe per bashkimin e Lugines se Presheves me Kosove.
Natyrisht se bashkimin e duan shqiptaret.
Po si?
Me ndarje e copetim te Republikes!?
Jo kurre.
Z.Rama tha:
“Jemi ne prag te nje pune ku shqiptaret edhe pas 30 vjeteve do te jetojne ne paqe”.
Ndersa Ali Ahmeti, eh Ali Ahmeti, si cdo here:
“Pragmatizmi real politik”.
Ketyre thenjeve te ketyre patrioteve nuk ka cka tu vehet para.
Jane thjeshte:
Anomali politike dhe mashtrime populiste te njerezve qe koha dhe jeta i ka tejkaluar dhe nuk kane vlere.
Pse theme kete?
1. Gjendja aktuale ne Shqiperi, sikunder edhe fakti i kufirit me shtetin grek dhe ceshtja qame e pazgjidhur dhe fare nuk eshte ne rend te dites,
2. Situata ne Kosove e tronditur nga deklaratat e Thacit dhe nga pretendimet e tija per ndarjen dhe copetimin e Kosoves dhe
3. Gjendja aspak e mire e shqiptareve nen Maqedoni.
Nese keto fakte nuk jane mjafte domethenese per gjendjen e kombit, nuk ka gje tjeter, e cila duhet te diskutkhet, sepse keto fakte jane kokeforta dhe tregojne nje sutuate shume te rende te kombit.
Natyrisht se keto iu perplasen per fytyre ketyre tre politikaneve megallomane dhe populiste kundrual gjendjes.
Megallomania e tyre e tipit gjoja patriotike i kalon kufijte e normales dhe dele ne fushen abnormale, e cila percjellet me semundje mendore, e cila pa baze faktike po shtjellohet me patriotizem feminor.
Nuk kam fare deshire te shkruaj keshtu.
Por, ne kohen kur kombii yne jeton ne 6 shtete te Ballkanit, i ndare dhe pa te drejta, sikunder, dhe edhe ne prag te asimilit te disa pjeseve te kombit, nuk mundem pa dalur kumder ketyre megallomaneve.
Pse?
Sepse te shesesh dhe te perpiqesh qe kete shkaterrim dhe shkaparderdhje te kombit te paraqesish si arritje historike, eshte jo normale dhe tejete e demshe.
Kjo eshte anomali.

Prishtin o2 Mars 2019

Prishtinë

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...