Home / Të ndryshme / O Enver Hoxha ngrihu nga va.rri se vetëm ti e bën Shqipërinë!

O Enver Hoxha ngrihu nga va.rri se vetëm ti e bën Shqipërinë!

 

Gazetari Deni Dyrnjaja ka dedikuar një shkrim për komunistin Enver Hoxha. Kjo për shkak të një këngë ku është transmetuar dje në Radion kombëtare Tirana.

Sipas tij duhet edhe një person me aftësitë si të Enver Hoxhës për ta rikthyer shqipërine nga errësira ku ka rënë

“Diktati vijon edhe pas rënies së diktaturës. Ai, pra diktati ngjizet që në vogli. Diktati shfaqet në familje, në një pjesë të konsiderueshme të familjes tradicionale shqiptare dhe kryesisht identifikohet nga pushteti i burrit te anëtarët e tjerë të familjes (gruaja dhe fëmijët).

Ky diktat më pas transmetohet dhe ndjehet në të gjithë rrafshin jetësor të shqiptarëve, në organizime publike ose private, por qartazi shfaqet dhe ndjehet te organizimi politik, që në thelb mbart (ushtrim të autoritetit të njëshit). Synimi është kontrolli dhe autoriteti absolut. Kudo gjen, sheh apo ndeshesh me diktatorë, por edhe diktatorucë.

Në mënyrë masive vihet re se kushdo që ka në dorë pak pushtet fillon të ndjehet dhe ushtrojë diktatin e tij. Diktati ushtrohet qoftë ndaj një personi qoftë ndaj një grupi ose mase personash. Marrëdhënia me diktatorin është një marrëdhënie që kultivohet në vazhdimësi, edhe për shkak të tendencës që ne shqiptarët kemi për të ndërtuar kultin e individit dhe vetnënshtrimit.

Si shumë popuj të tjerë të lindjes të mësuar me ndjenjën e udhëheqësit apsolut, me ndjenjën se lideri e di, se lideri vendos dhe se lideri nuk gabon, ne shpesh kërkojmë një pikë reference, një udhëheqës. Edhe kur ai nuk eksiton vetsugjestionohemi sikur ek.siton, e kërkojmë atë me etje.

Kur lideri mungon, humbet graviteti. Rreth liderit gjithçka. Pra gënjejmë veten deri në atë pikë sa besojmë se

ai është personi që duhet të na udhëheqë me patjetër, pra ngremë kultin artificial të individit dhe mbi të vendosim një person të cilit “i veshim” disa cilësi specifike, shpesh edhe që si ka. Kjo reminishencë e së kaluarës ndërkohë, po mban peng edhe të ardhmen. Edhe pse po mbushen gati 3 dekada nga rënia e diktaturës dhe diktatorit famëkeq komunist, prijësi vijon të mbetet një imponim ose vetimponim në mendjet tona. Më kot rrekemi të besojmë te liria dhe demokracia.

Vetëm kur të gjejmë lirinë brenda vetes, atëherë mund të thuhet se ka filluar shpresa për të gjetur edhe lirinë shoqërore. Ka rënë diktatori, por nuk ka rënë diktatura, ajo ka ndryshuar formë, por jo përmbajtje.
Një koment dedikuar 20 shkurtit ditës së rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha në Tiranë në Vitin 1991!

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...