Home / Lajme / Maqedonia në kthetrat e falsifikimit të numrit të popullsisë dhe votuesve!

Maqedonia në kthetrat e falsifikimit të numrit të popullsisë dhe votuesve!

25 – Shkurt- 2019

Prof. dr. Abdulla Mehmeti

Nga viti 1994, prej gjithsej 1.945.932 banorëve sa ka pasur gjithsej në Maqedoni, në regjistrimin e popullsisë të vitit 2002 numri i popullsisë ka arritur në 2.022.547 banorë, me një rritje prej gjithsej 76.615 banorë.

Nga viti 1994, prej gjithsej 1.360.729 votues të përfshirë në Listën e përgjithshme të votuesve, në zgjedhjet e përbashkëta parlamentare dhe për kryetar shteti, numri i votuesve në Listën e përgjithshme në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2002 është rritur në 1.664.297 votues, ndërsa në vitin 2006 është rritur në 1.741.449 votues, që shënon rritje prej 380.720 votuesish.

Çfarë logjike është kjo, kur numri i banorëve për të njëjtën periudhë është rritur për 76.615 banorë, ndërsa numri i votuesve është rritur për 380.720 votues?! 

Perdja e tejdukshme e falsifikimit të numrit të banorëve dhe të votuesve

Në Maqedoni, nga viti 1994, numri i përgjithshëm i popullsisë ka mundur të rritet nga gjithsej 1.945.932 banorë në afërsisht 2.175.777 banorë në vitin 2018, ndërsa numri i votuesve nuk ka mundur të rritet nga gjithsej 1.360.729 votues në vitin 1994, në 1.806.336 votues në vitin 2018, përkatësisht të ketë rritje prej 445.607 votues të regjistruar në Listën e përgjithshme të votuesve, kur rritja e numrit të përgjithshëm të popullsisë nga viti 1994 – 2018 nuk ka mundur të jetë më tepër se 229.845 banorë, prej të cilëve personat e moshës 0 – 17 vjet nuk kanë të drejtë vote.

Me asnjë parametër nuk përputhet numri i përgjithshëm i banorëve me numrin e votuesve dhe të banorëve të shpërngulur nga Maqedonia  

Përpara se ta lexoni këtë anlizë duhet të keni parasysh se, sipas të dhënave nga nstitucionet ndërkombëtare (Banka Botërore etj.), mbi 520 mijë banorë janë largura nga Maqedonia në botën e jashtme gjatë dy dakadave të fundit dhe se institucionet kompetente në Maqedoni kanë dëshmuar se mbi dy milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë shtetësi të Maqedonisë u janë dhënë qytetarëve të vendit dhe personave (të panjohur) nga bota e jashtme.

Se kush janë këta 500 mijë persona që kanë marrë shtetësi të Maqedonisë dhe nuk janë banorë të këtij shteti, shumica e tyre ndoshta as kanë prejardhje nga Maqedonia, jo më të jenë shpërngulur gjatë viteve të fundit nga Maqedonia në botën e jashtme, këtë përgjigje duhet ta japin organet kompetente të pushtetit dhe organizatat ndërkombëtare që merren me këto çështje.

Maqedonia në kthetrat e falsifikimit të madh të numrit të popullsisë dhe numrit të votuesve

Në Republikën e Maqedonisë, deri më sot është toleruar faksifikimi i madh i numrit të banorëve, i përbërjes etnike të popullsisë dhe sidomos falsifikimi i të gjitha cikleve zgjedhore, i zgjedhjeve parlamentare, zgjedhjeve vendore, zgjedhjeve presidenciale, të organizuara nga viti 1990 deri në vitin 2017, por edhe i referendumeve të organizuar, në vitin 1991, 2004 dhe 2018.

Këtë falsifikim nuk është çudi pse e ka toleruar pushteti i këtij vendi, sepse janë të qarta synimet e tij, përballë politikës diskriminuese ndaj shqiptarëve në radhë të parë, por edhe për interesa të tjera strategjike, por është tepër çudi si e kanë tleruar këtë falsifikim të madh partitë politike të shqiptarëve dhe sidomos faktori ndërkombëtar, kur dihet se në të gjitha ciklet zgjedhore ka marrë pjesë në cilësi të vëzhguesit edhe organizata ndërkombëtar, OSBE dhe organizata të pavarura civile?!

Numri i përgjithshëm i popullsisë

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga institucionet kompetente, numri i përgjithshëm i popullsisë në Maqedoni, nga gjithsej 1.945.932 banorë në vitin 1994, deri në vitin 2002 është rritur në 2.022.547 banorë. Në periudhën prej 8 vjetësh është shënuar një rritje e numrit të popullsisë prej 76.615 banorë.

Sipas këtyre të dhënave, përmes shtimit natyror të popullsisë sipas këtyre të dhënave, nga gjithsej 1.945.932 banorë në vitin 1994, në vitin 2018 në Maqedoni do të kishte gjithsej 2.175.777 banorë, ose një rritje të popullsisë prej gjithsej 229.845 banorë.

Vlen të theksohet me këtë rast se, në shtimin natyror të popullsisë prej gjithsej 76.615 banorë, nga viti 1994 – 2002, rritje më të madhe ka shënuar popullsia shqiptare, edhe atë, prej 67.979 banorë, kurse pjesëtarët e popullsive të tjera të gjitha së bashku kanë shënuar një rritje prej 8.636 banorë në shtimin natyror të popullsisë në Maqedoni.

Numri i përgjithshëm i votuesve

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga institucionet kompetente, numri i përgjithshëm i votuesve në Maqedoni, nga gjithsej 1.360.729 votues të regjistruar në Listën e përgjithshme të votuesve në vitin 1994, deri në vitin 2006 është rritur në 1.741.449 votues të regjistruar në Listën e përgjithshme të votuesve. Në periudhën prej 12 vjetësh, nga viti 1994 – 2006, është shënuar rritje e numrit të përgjithshëm prej 380.720 votues. Përkatësisht, nga gjithsej 1.360.729 votues në vitin 1994, në gjithsej 1.806.336 votues në Listën e përgjithshme të votuesve në vitin 2018, ose një rritje (falsifikim) prej 445.607 votues të regjistruar.

Pasojat e falsifikimit në fitimin e mandateve, përfaqësimin real të shqiptarëve në pushtetin ligjdhënës

Përkthyer në mandate të deputetëve, sipas numrit mesatar të votave të nevojshme për një deputet, del se në Maqedoni afësisht 50 mandate deputetësh janë të VJEDHURA, sipas numrit të votuesve fiktivë në Listën e përgjithshme të FALSIFIKUAR të votuesve të regjistruar, ose DYFISH më tepër deputetë me mandate të vjedhura (falsifikuara) se numri i përgjithshëm i deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë!

Kriteret e dyfishta në dëm të shqiptarëve në Maqedoni

Në zgjedhjet e përbashkëta parlamentare dhe presidenciale në Maqedoni, të mbajtuara më 16 tetor 1994 janë përdorur njëkohësisht dy Lista të përgjithsme të votuesve me numra të ndryshëm, edhe atë, për zgjedhjet presidenciale Lista me 1.360.729 votues të regjistruar, ndërsa për zgjedhjet parlamentare Lista e përgjithshme me gjithsej 1.487.367 votues të regjiistruar. Si më të saktë e kemi konsideruar Listën e përdorur për zgjedhje presidenciale, sepse në ato zgjdhje ku nuk kanë marrë pjesë shqiptarët janë zbatuar rregulla të tjera të vendosura nga organet e pushtetit, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të mbatura po në atë datë, shihet që ka ndryshuar numri i votuesve në Listën e përgjithshme të votuesve për zgjedhjet parlamentare në të cilat nuk kanë marrë pjesë shqiptarët, edhe atë për 126.638 votues më tepër (fiktivë).

(24 shkurt 2019)

About admin

x

Check Also

Rrëfimi i kolonelit: Kosova, nga plani sekret i Enver Hoxhës te sulmi i NATO-s

14-Mars-2019  Intervista/ Kolonel Sulejman Abazi, ish-komandanti i divizionit të Tiranës, rrëfen luftën ...