LAJME
Home / Lajme / Bechteli ndërton autostradë në Serbi me çmim përgjysmë më të lirë se në Kosovë

Bechteli ndërton autostradë në Serbi me çmim përgjysmë më të lirë se në Kosovë

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës së Serbisë, kompania e njohur amerikane në fushën e inxhinierisë, Bechtel, shpreson të fillojë ndërtimin e autostradës që do të lidhë Korridoret e Transportit Europian X dhe XI me territorin e vendit gjatë 2019.

Në tetor, qeveria serbe nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë Bechtel për ndërtimin e autostradës 110 km të gjatë që do të lidhë Çaçakun me Krushevacin, në Serbinë qendrore. Sipas qeverisë serbe, investimi në këtë projekt parashikohet jetë 800 milionë euro (906.4 milionë dollarë amerikanë).

Nga ana tjetër, në ndërtimin e autostradave në Kosovë, Bechtel ka qenë gati dyfish më e shrenjtë. Shembull kostoja përfundimtare e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, e cila e lidhë Kosovën me Maqedoninë, në gjatësi prej 55 kilometrash, mund të shkojë në rreth 700 milionë euro, dhe këtë e kishte thënë vet Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Në bazë të përllogaritjeve të kostos së kësaj autostrade në Serbi, del se 1 kilometër do të kushtojë 7.27 milionë euro, kurse kostoja e 1 kilometri autostradë në Kosovë, gjegjësisht në autostradën që lidh Prishtinën me Shkupin, ka kushtuar 12.72 milionë euro.

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...