Politikologu Bardhyl Mahmuti, i ka reaguar tenorit Ramë Lahaj, pasi ky i fundit anashkaloi simbolin e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin, në videoprojketin e fundit muzikor, raporton Gazeta “Evropa”.

Reagim i plotë i Bardhyl Mahmutit:

Të nderuar miq,
Pas realizimit të video-projektit nga Ramë Lahaj, video-projekt që ka pasur një jehonë shumë të madhe, në faqen e tij të Facebookut i drejtova vërejtjen time. Ndoshta Ramë Lahaj nuk ka pasur kohë të përgjigjet në vërejtjet e mia dhe është e drejtë e tij edhe të mos përgjigjet. Një përgjigje është bërë nga Afërdita Hall që më detyroi të reagoj.

Mirëpo, parimisht nuk polemizoj në faqet e Facebookut të personave tjerë, me të vetmen arsye se nuk kam dëshirë të shndërroj faqen e dikujt tjetër në arenë debatesh. E njëjta gjë vlen edhe për këtë rast.

Meqenëse nuk mund të rrija pa reaguar ndaj Afërdita Hallit po e publikoj edhe mendimin tim që postova në faqen e Ramë Lahajt, sepse kështu mund të kuptohet më drejtë edhe përgjigja e kësaj zonje!

Postimi i plot.
“I nderuari z. Lahaj,
Të përgëzoj për punën që bëni si artist dhe si Ambasador i Kulturës sonë dhe sidomos për mesazhin e qartë që dëshironin të transmetoni: mos na e prekni kufirin!
Megjithatë kam një vërejtje lidhur me video-projektin.

Me respekt për të gjitha personalitetet që shfaqen në vidoe-projektin tuaj qoftë përmes pllakës së varrit, qoftë përmes fotos, duke filluar nga Adem Jashari e deri te Majlinda Kelmendi. Të gjithë kanë meritat e veta. Vërejtja ime ka të bëjë me mungesën e Adem Demaçit në këtë video të mrekullueshme që keni bërë. Nuk e di arsyen e kësaj mungese, por nuk munda të rri pa ju shkruar.
Me respekt
Bardhyl Mahmuti”

Në këtë postim Afërita Halli reagoi kështu:
“Bardhyl Mahmuti po ta jap une pergjigjen per Adem Demacin, Ademi adhuronte diktatorin vellavrases qe e shiti Kosoven ke Tito, Enver Hoxhen!”

Ndaj këtij postimi reagoi Afërita Halli:
“Të lumtë Afërdita! Nuk më ka rastisur të lexoj aq shumë kundërthënie në një fjali kaq të shkurtër sa përgjigja që keni dhënë ju! Një sintezë që do ta mrekullonte edhe Erazmo Roterdami, autorin e veprës “Lavdërim marrëzisë”!

Për shkak të adhurimit të Enver Hoxhës që ja paska shitur Kosovën Titos, Tito e dënoi dhe e mbajti Adem Demaçin për 28 vjet në burgjet më famëkëqija të Jugosllavisë!
Edhe turpi do të skuqej po të lexonte atë që ka shkruar Afërdita Halli!

Adem Demaçin ishte truri i organizimit të rezistencës kombëtare dhe boshti kurrizor rreth të cilit artikulohej çdo aspiratë liridashëse e shqiptarëve që padrejtësisht ishin ndarë nga Shqipëria shumë kohë para se të lindnin Adem Demaçi dhe Enver Hoxha!