Home / Opinion / JA SI I KANË NDRYSHUAR EMRAT E TYRE DISA SHTETE

JA SI I KANË NDRYSHUAR EMRAT E TYRE DISA SHTETE

Një përgjigje në pyetjen: a duhet dhe a ka mundësi që ta ndryshojë emrin Republika e Kosovës në Republika e Dardanisë?

Edhe pse kjo pyetje nuk e ka kohën dhe vendin këtu, meriton një përgjigje sa për sqarim.

Secilit shtet anëtar fuqiplotë i OKB, sipas të drejtës ndërkombëtare i lejohet ta ndryshojë emrin e tij (edhe simbolet shtetërore: flamurin, stemën dhe himnin), në procedurë legale, nëse shteti dhe popullsia e tij kanë arsye të qëndrueshme historike, etnike, politike, kulturore, ekonomike, etike dhe strategjike.

Lista jo e plotë e shteteve që i kanë ndryshuar emrat e tyre gjatë njëqind viteve të fundit:

1. Bangladeshi, e ka ndryshuar emrin nga Pakistani Oriental, në vitin 1971.
2. Sri Lanka, e ka ndryshuar emrin nga Ceylon, në vitin 1972.
3. Myanmar, e ka ndryshuar emrin nga Birmania, në vitin 1989.
4. Irani, e ka ndryshuar emrin nga Persi, në vitin 1935.
5. Tajlanda, e ka ndryshuar emrin nga Siam, në vitin 1939.
6. Belize, e ka ndryshuar emrin nga Hondurasi britanik, në vitin 1981.
7. Zimbabve, e ka ndryshuar emrin nga Rodezia Jugore, fillimisht në Zimbabve-Rodezia, në vitin 1965, ndërsa më vonë në Zimbabve.
8. Republika Demokratike e Kongos, e ka ndryshuar emrin nga Zair, në vitin 1997.
9. Burkina Faso, e ka ndryshuar emrin nga Volta e Epërme, në vitin 1984.
10. Republika e Maqedonisë Veriore, e ka ndryshuar emrin nga Republika e Maqedonisë, përkatësisht Republika ish jugosllav e Maqedonisë, në vitin 2018. Etj.

(19 shkurt 2019)

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...