Home / Lajme / Sipas Deklaratës së kombeve të bashkuara!

Sipas Deklaratës së kombeve të bashkuara!

Fotografia e Edi Uzairi
Eduan Uzairi
Magjistër i të drejtës ndërkombëtare
Zhelinë 17-02-2019
“Lehtësimi dhe respektimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve sipas Deklaratës universale”
Sipas Deklaratës së kombeve të bashkuara, të vitit 1945 e cila u hartua nga 50 shtete të Botës, në San Francisko (SHBA), shtetet detyrohen që të respektojnë dhe zbatojnë të gjitha dispozitat e Deklaratës së Kombeve të Bashkuara, në veçanti për të siguruar të drejtat dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut e të gjitha racave, kulturave, fesë, pakicave etnike në ato Shtete, përkatësisë politike dhe bindjeve të ndryshme, mjafton që mos rezikohet askush nga qytetarët e vendit dhe ata të huajt e përkohshëm.
Deklarata për mbrojten e të drejtave të njeriut parashikon që çdo shtet ka detyrimin dhe përgjegjësinë për të mbrojtur, promovuar dhe obligohet që të gjitha të drejtat e njeriut, dhe më saktësisht për të siguruart të gjithë personat nën juridiksionin e Shtetit të jenë në gjendje të gëzojnë liritë dhe të drejtat sociale, ekonomike, politike.etj.
Në çdo vendim, shteti duhet të marrë parasysh të drejtat e njeriut dhe të veprojë për t’i bërë këto të drejta një realitet për të gjithë. Shteti, duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të krijuar garanci sociale, ekonomike ose gjyqësore që të respektojnë të drejtat e njeriut dhe për të siguruar që këto masa të zbatohen siç duhet.
Poashtu rritja e ndërgjegjësimit për të drejtat e njeriut , shtetet kanë detyrimin të publikojnë dhe vënë në dispozicion legjislacionin dhe mekanizmat e tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e çdo qytetari në mënyrë që të gjithë të mund të njohin dhe ushtrojnë të drejtat e tyre themelore, bazën.
Shtetet duhet të kujdesen dhe të sigurojnë institucione të besueshme për qytetarët, sepse me humbjen e besimit ndaj institucioneve dhe menaxhimot të tyre, fillojnë të dalin në pah diskriminimet, dhe fillojnë problemet tjera etnike pakënaqsi, protesta etj.Këtu nuk flasim për ata protesta që organizohen nga motive të ulta vetëm për ta rëzuar ose penguar një menaxhues në një vend të caktuar, e harrohen shumë probleme tjera dhe më të mëdhaja..
Ky detyrim është thelbësor për Shtete, sidomos atyre që janë kandidat për në BE dhe NATO,  pasi institucionet janë ato që i mundësojnë individëve të jenë të vetëdijshëm për sjelljet e Shtetit në çështjet e të drejtave të njeriut dhe obligohen të kryhet shërbimi qytetar duke qenë transparent, të barabart dhe duke mos selektuar qytetatët
Shteti kandidat për BE, duhet të ofrojë masa preventive dhe siguri për personat që pretendojnë se janë viktima të shkeljes së të drejtave të njeriut, ata duhet urgjentisht  të hulumtojnë dhe të kryjnë hetime të menjëhershme, të paanshme për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut, qofshin diskriminime ndaj punëtorëve, diskriminim etnik, diskriminim politik, diskriminim gjinor( sidomos e atyre të meshkujve dhe grave që respektojnë një parim fetar të besimit të tyre) por qoftë edhe për arsye personale, prishje reputacioni ndaj individëve, grupeve, si dhe presion për motive të ndryshme..
Shtetet duhet të pranojnë të gjitha ankesat e paraqitura nga palët, sot për fat të keq, ankesat edhe nuk meren parasysh.
Shteti duhet të sigurojë që një hetim i menjëhershëm dhe i paanshëm të zhvillohet një procedurë hetimi,  sa herë që ekziston nevoja dhe dyshimi për shkelje të të drejtave të njeriut ose lirive themelore.
Të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbrojtjen e çdo personi nga çdo dhunë, kërcënim, hakmarrje, diskriminim, presion ose ndonjë veprim tjetër arbitrar i ushtrimit të tij legjitim të së drejtës së përmendur në Deklaratën e kombeve të bashkuar dhe në të gjithë teritorin shtetëror.
Kjo do të thotë që shtetet kanë detyrimin të ofrojnë mbrojtje efektive, të përshtatura për secilin njeri, pa dallime të ndryshme, me një barazi të plotë..
Sot, shumë individ, qytetarë, nuk i njohin të drejtat e tyre, disa madje manipulohen, dhe qytetarët janë ata që kur një e drejtë u takon atyre me ligj, ata kur njoftohen me këtë, në shumë raste ata sikur po informohen se po u jepet një mundësi apo një shërbim të anashkaluar, u shfaqet sikur ata e morën një përparësi shtesë, e jo një shërbim detyrues nga organet Shtetërore të miratuar me ligj..
Shpresojmë se jemi rrugës që Maqedonia e Veriut së shpejti të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe të krijohet një sistem europian për të u lehtësuar qytetarët e jo për të u vështirësuar ndaj shërbimeve të tyre..
Eduan Uzairi
Magjistër i të drejtës ndërkombëtare

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...