Home / Të ndryshme / PËRVJETORË QË S´HARROHEN KURRË!​​

PËRVJETORË QË S´HARROHEN KURRË!​​

Shkruan: Fadil SHYTI
Koshtovë, 13 Shkurt 2019 ​​
Sot është 19 vjetori i rënies heroike të dëshmorit, Avni Haradinaj nga katundi Koshtovë, rrethi i Mitrovicës. ​​
Me ndjenjat e dhembjes dhe të  krenarisë së ligjshme u përkujtua 19 vjetori i rënies të dëshmorit; nga familjarët e tij; djemtë e Avniut; Xhaferi dhe Doniku, motrat dhe xhaxhai Sadriu dhe qytetarë të Mitrovicës me rrethinë, Fevzi Beqiri, veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare, Kushtrim Zeneli, Alban Meha, Shefki Begu, Shpëtim Haxhimehmeti e të tjerë; me ç´rast, pranë varrit të dëshmorit vendosën kurora me lule.​​
Përvjetori i 19-të i rënies heroike të burrit atdhetar, Avni Haradinaj, ish-ushtar i UÇK-së, ZOSH 142 e Shalës, i cili ra në altarin e lirisë në përpjekje të mbrojtjes së popullatës shqiptare, e cila pas LÇ-re, po sulmohej nga bandat kriminale serbomadhe të ashtuquajturat, “Rojet e Urës” të drejtuara nga çetnikët e Serbisë Fashiste me  agjentin e tyre, Oliver Ivanoviq, tashmë i vrarë nga grupet rivale të partive serbe; vlen të theksohet fakti që, pjesëmarrës në ato krime ndaj shqiptarëve të Mitrovicës ishte dhe ish-polici në kohërat e kolerës; të sundimit Sllobodan Millosheviqit; Dragan Delibashiq, i cili tash jeton i lirë, pas vendimit të një gjykate lokale, që “në mungesë faktesh”, përkundër gjithë asaj dhune mbi shqiptarët e nxori të pafajshëm.​​
-Është për t´u habitur fakti që, në këtë përvjetor nuk ishte i pranishëm askush nga Këshilli Komunal i Mitrovicës, Shoqata e Veteranëve të UÇK.së, apo nga institucione të tjera të Republikës së Kosovës; për të cilën ra djali i dëshirit, biri i minatorit, tashmë i ndjerë, Avdi Haradinaj?!!!​​
-Pse të mos nderohet me nderime shtetërore  familja Haradinaj, nga Koshtova; familje e cila ia dha dy dëshmorë atdheut?!!! ​​
-Gjatë LÇ-re, edhe djali i axhës të Avniut, Mehdi Vehbi Haradinaj, ish-ushtar i UÇK-së, në ZOSH 142 të Shalës, ra dëshmor në betejë me armiqtë, më 25 Maj, 1999 në katundin  Lubovec, të rrethit të Skënderajit.​​
Lavdi dëshmorëve të atdheut!​​

About admin

x

Check Also

VOA lëshon “bombën”: Marrëveshja Serbi-Kosovë është firmosur!

16 Nentor, 2019 Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i ...