Home / Të ndryshme / Glauk Konjufca dhe Albin Kurti në mes të simbolit të rezistences kombtare Ikona shqiptare Adem Demaci!

Glauk Konjufca dhe Albin Kurti në mes të simbolit të rezistences kombtare Ikona shqiptare Adem Demaci!

Hysen Durmishi
Fotografia e Hysen Durmishi

Atë ditë regjimi ishte armatosur deri në dhëmb përball qytetarëve që po protestonin kundër padrejtësive. Ata ishin armatosur që ta zbraznin gjithë arsenalin e tyre kundër popullit që kërkonte të drejten e tij. Plani ishte zhdukja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Atë ditë, na vranë, na plagosën, na burgosën, na i bastisën dhe na i mbyllën të gjitha zyret. U kujdesën që përmes mediave të regjimit të na shpallin fajtor. Qëllimi ishte që të na shpallin organizatë ilegale në mënyrë që të na eliminonin. Ata kishin menduar që duke vrarë Monin e Arbenin e duke arrestuar Albinin, duke plagosur shumë të tjerë e duke na i mbyllur zyret, ne të tjerët do të ndaleshim. Por ata kishin gabuar rëndë sepse vullneti i popullit nuk mund të ndalet.
Nuk e harroj kurr gjithë atë presion e gjithë ato sulme mediatike që na bëheshin ato ditë. Na dërgonin politikan e diplomat që ne të tërhiqemi nga protestat e demonstratat. Ne natyrisht që nuk u ndalëm. Nuk u ndalëm sepse ishim në të drejtën tonë. Ne nuk mund të ndaleshim sepse për të drejtat që na takonin si popull e kishim skuqur sheshin me gjakun tonë. Nuk u ndalëm sepse po na prinin idealet e dëshmorëve për liri e vetëvendosje. Nuk u ndalëm sepse tani po na prinin Arbeni e Moni. Ne fituam sepse nuk u ndalëm. Ne do të fitojmë sepse nuk do të ndalemi kurr.
Lavdi e përjetshme për dëshmorët Mon Balaj e Arben Xheladini!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

About admin

x

Check Also

Rrëfimi i kolonelit: Kosova, nga plani sekret i Enver Hoxhës te sulmi i NATO-s

14-Mars-2019  Intervista/ Kolonel Sulejman Abazi, ish-komandanti i divizionit të Tiranës, rrëfen luftën ...