Home / Opinion / RRËFIME LUFTE​

RRËFIME LUFTE​

Shkruan: Mevi  Babaj-Shyti
(Rrëfime të vërteta, jo imagjinative) ​
Afërdita ishte shumë e lidhur me vendlindjen, mirëpo valët e jetës e kishin hedhur në mërgim. Aty nga mesi i viteve 90-ta,  duke dëgjuar një radio në Gjuhën Shqipe, në shtetin ku jetonte, dëgjoi për krismat e para të trimave të lirisë, me ç´rast spikeri  njoftonte që, përgjegjësinë për sulmin mbi milicinë pushtuese e mori UÇK-ja, Heroike, ajo në shpirtin e saj e ndjeu ndjenja krenarie dhe shqetësimi…,në qiellin e Atmëmëdheut, po gjëmonin stuhi lufte.​
Ajo, para shumë vitesh e dinte që gjendja në robëri vetëm këto i ka; përpjekjet, rezistencën, luftën. Mirëpo, herë-herë kishte menduar faktin që, populli i saj për shumë vite me radhë, kishte filluar të bëjë ca ndryshime të formave të përpjekjeve të një rezistence paqësore, kjo disi i jepte asaj ca shpresa që, lufta nuk do të ndodhte. Prandaj, këto krisma të lirisë, ia humbën bindshëm ato shpresa. ​
Vitet po kalonin dhe “për habi” të saj dhe jo vetëm të saj, krisma hakmarrëse nga çlirimtarët kishte, por lufta nuk shpërtheu menjëherë, ashtu siç kujtoi ajo.
Ne mërgimtarët, me sy, mendje dhe zemra, gjithmonë ishim dhe jemi kah atdheu.​
Dihet mirëfilli që, sytë dhe veshët tanë këtej në mërgim ishin dhe janë telefoni, shtypi, radio dhe teveizioni. ​
-Ashtu, siç pritej, ndodhi.
Trimat e lirisë, s´po ndalonin aksionet luftarake; dihej gjithashtu që në rrethinën e vendlindjes së Afërditës ishin krijuar ca zona gjysmë të lira dhe krejtësisht të lira, ku këmba pushtuese nuk shkelte lehtë dhe krejt e sigurtë. Pse them kështu; sepse,-siç mori vesh nga familja e saj; atje po përjetoheshin ndjenjat e para të çlirimit; derisa dikur jo fort moti milicia serbomadhe, kalëronte si djallushe kudo dhe kahdo; fyente, maltretonte, burgoste dhe vriste shqiptarë, tashmë ajo në zonat gjysmë të lira; ditën patrullonte vetëm,-siç i thuhet fjalës: “Sa për sy e faqe”; ndërsa natën, as që guxonte të shihte me dylbi andej nga viset tona kryengritëse. ​
Kur Shqipëria  jonë, cep më cep të saj, pritej të festonte festat tona kombëtare, 28-29 Nëntorin e vitit 1997, armiku ndërmori një sulm të egër ndaj UÇK-së, në  vendlindjen e Afërditës. UÇK-ja, ua theu turinjtë si mos më keq trupave armike, ata ikën duke lënë shumë të vrarë, të plagosur dhe teknikë luftarake. Ata, në shpërthim të mllefit të urretjes së ulët kriminale, gjatë ikjes, sulmuan me breshëri plumbash mbi popullsinë e pafajshme, për më keq e sulmuan vendin e shenjtë të diturisë, qëlluan drejt dritareve të shkollës të katundit, me ç´rast ra dëshmor mësuesi, Dritan. Kjo natyrisht i përshpejtoi rrjedhat e LÇ-re; e famshmja UÇK-ja, e cila për disa vite kishte bërë aksione guerile, ato vite qëndronte në ilegalitet; pas këtyre ngjarjeve Shtabi i saj, mori vendim të del  hapur para popullit dhe historisë, si diellore e kuqe në agim. ​
Dalja në skenë e kësaj force ushtarake, popullit liridashës i dha forca. Pas luftës nëna e Afërditës, Fitorja;  i rrëfente shumë ngjarje të luftës të përjetuara nga ajo, familja, rrethi i saj dhe më gjerë…
Janë rrëfime të forta, ku mbi të gjitha burojnë trimëria, bujaria dhe përkrahja ndaj UÇK-së, në LÇ-re dhe mbi të gjitha dashuria për tokën, vendosmëria për të mos ikur nga shtëpitë e tyre, jo vetëm i nënës, Fitore por edhe i shumë malësoreve tona heroike. ​
Nëna i kishte rrëfyer asaj, shumë rrëfime plot dhembje dhe trishtime; por, janë disa kujtime që, Afërditës i kishin lënë mbresa të thella:​
1. Vendosmëria e tyre që, gjer në saktrificë, për të mos ikur nga shtëpia e saj.​
Kur ushtria e shkjaut nga kodrat përrreth, e gjuante mëhallën dhe katundin tonë me topa, djemtë dhe çikat tona luftonin shpatijeve, derisa isha duke i kryer, do punë shtëpie; në oborrin tonë, si lugatët u futën ushtria serbe, njëri prej tyre më dukej si udhëheqës i tyre, ai fliste diçka, unë ia ktheva: ju po folni badihava, (kot); unë nuk di serbisht. Vërtet, nuk dija se, çka po thotë, e thirra, Gurin që e kisha aty, djali nuk ishte në fronte, sepse është invalid i ushtrisë jugosllave që nga viti 1981, kur ishte ushtar në Mal të Zi, dihet tek ne shpërthyen demonstratat në Prishtinë, atje filluan sulmet, burgosjet dhe vrasjet e bijëve tanë ushtarë. Djalit tonë, kur ishte në ushtrinë jugosllave, shkijët në kafe i patën qitë helme toksike me ç´rast ishin helmuar tetë ushtarë. Disa prej tyre, si edhe djali ynë, kishin përjetuar goditje të rënda psiqike, gjatë tërë jetës. Po, anipse djali ishte i sëmurë, serbishten e dinte. E thirra Gurin e veta, po çka po thonë këta, nëno?! Djali, u orfua pranë meje, pa pikë frike filloi të flas: Oj nënë, ky eprori po thotë: ku i ke djemtë tjerë? Po ju, pse nuk ikni prej këtuhit, se ty ta heqim kokën dhe djalin që e paske invalid, do ta vrasim?! Hupni, kah të doni, ikni në Shqipëri!… ​
-Shumë e vendosur, djalit i thashë,-thuaj këtij ushtarakut; djemtë nuk di ku kanë dalë, as kah kanë shkuar, e në kjoftë se ju duhen juve, shkoni ku të doni, e kah të doni gjeni vet. E, sa për me ikë prej shtëpisë teme, nuk më ka shkuar mendja, as nuk më shkon kurrë!…​
-Kur Guri ia përktheu atij, çka i thashë, xhelati ndryshoi qehren, në fytyrë, u skuq, u inatos dhe bërtiti: si po shihet, ti qenke kokëfortë, në ato çaste hidhërimi, ai e hoqi një thikë nga brezi; ma orfoi te fyti; më besoni, aspak nuk u tuta; për habinë time, menjëherë një tjetër ushtarë e mori fjalën; hallo çka je duke bërë këtu vetëm, hyr brenda në shtëpi, jepi buk´ djalit?!… ​
-Diçysh më shtyni ngadalë nga krahu, aty u krijua një situatë tjetër, u hallakatën; krejt papritur ikën e dolën nga oborri ynë.
2. Humanizmi dhe sakrifica, duke ju gatuar bukë çlirimtarëve, në mesin e tyre e kishte edhe djalin e saj, Yllin.​
-Kjo më ka lënë mua shumë përshtypje kur thoshte: bija ime, rreziqet ishin të mëdha, por në ato kohëra të vështira për popullin tonë, djemtë dhe çikat e lirisë, i kemi pritur dhe përcjellë si fëmijët tanë; u kemi dhënë bukë e kripë, i kemi larë dhe tharë rrobat e tyre; shpesh ishin edhe me gjak, nga plagët e trupit, bashkë me lotët tona!…​
3. Lindja e nipit tim të madh, në malet tona me shkreptima lufte.​
-Këto që i folëm më herët, vërtet ishin çaste të rënda hidhërimesh, mirëpo, as në luftërat e tmerreve më të mëdha të njerëzimit,-bijo, jeta në udhët e saj nuk ndalet.​
-Ti, e din moj loke se, mua nënen ma kanë vrarë serbo-çetnikët, jugosllavët e Titos të veshur si partizanë, derisa ishte duke i dhënë gji, djalit të hasretit; Granitin e kishte në prehër; po  fati ka dashur që, vëllai ynë shpëtoi. Ndërsa, babain ma vranë, derisa ishte duke ju çuar bukën ushtarëve të Shaban Palluzhës. Pra, e përsëris, përkundër dhembjeve të mëdha, jeta vazhdonte: ​
“Të gjallët me të gjallët, të vdekurit, me të vdekurit” ​
(Populli)  ​
-Gjatë luftës, kur vdekjen e kishim më afër se teshat e trupit, jetën e kishim në mendjet dhe zemrat tona; prandaj, jeta fitoi mbi vdekjen! Jeta jonë, i takonte dhe i përngjante dritës, i takonte dhe i takon ardhmërisë sonë të bardhë…​
Janë momente të paharruara ato, kur në familjen tonë e patëm një gëzim të madh, kjo qe lindja e nipit tim, Lisit në malet e Dardanisë Kreshnike të Shqipërisë.​
26 Janar, 2019​

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...