Home / Të ndryshme / FATMIR BRAJSHORI: SI U PLANIFIKUA ATENTATI NDAJ REXHEP QOSJES- NË QERSHOR 1995

FATMIR BRAJSHORI: SI U PLANIFIKUA ATENTATI NDAJ REXHEP QOSJES- NË QERSHOR 1995

 

Fatmir Brajshori

Nga arkivi i ‘Republikës’ /

Cyrih, 31. 01. 2017: (SEFER HASANAJ NGA LËBUSHA I DHA FUND JETËS: NUK PRANOI URDHËRIN E UDB-ës, QË MË 10 QERSHOR 1995 TË BËNTE ATENTAT MBI REXHEP QOSJEN!) –

Gjithnjë më ka interesuar dhe të drejtën t’u them edhe sot më intereson se:» Përse pushteti serb i Millosheviqit, as edhe një herë nuk e ftoj në pyetje Ibrahim Rugovën të cilin, jo që se pengonin por edhe i mundësonin që të shkonte ku të donte, kah të donte dhe si të donte…

Realisht, Serbia gjatë viteve 1990-1999, duke qenë pushtues në Kosovë, do të duhej që të gjithë shqiptarët të cilët punonin kundër saj, t’i pengonte, arrestonte dhe t’u pamundësonte çdo veprimtari… A do t’thotë kjo që, Serbia meqë e linte Rugovën të vepronte lirshëm, që ajo ka konstatue që, politika që po bënte Ibrahim Rugova ishte politik që nuk i bënte dëm Serbisë dhe politik që, në fakt, i mbante shqiptarët të heshtur dhe të dëgjueshëm karshi pushtetit serbë ? ,,,

Por, në fakt Serbia nuk rrinte qetë kur kishte të bënte me ata shqiptarë, e të cilët, ishin aktivë për të ndërgjegjësuar popullin shqiptarë në Kosovë, për të bërë një rezistencë më aktive, ndaj kohës më të egër të të gjitha kohërave të egra, nën pushtetin dhe okupimin serb…

Artikullin që do të lexoni më poshtë – është – një variant i shkurtuar nga një seri botimesh dhe faktesh që flasin se si UDB-a serbe, bënte planifikimin për vrasjen dhe likuidimin e profesor Rexhep Qosjes…

Dhe, natyrishtë siç bënte gjithmonë UDB-a, ajo kërkonte një shqiptar që ta detyronte, ta kryente këtë akt makabër, siç kishte bërë me rastin e vrasjeve të vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës, e shumë e shumë të tjerë…

Për të mos e lodhur lexuesin me shumë fakte besoj që mjafton vetëm teksi i mëposhtëm, i marrë nga gazeta «Republika», e sjellë nga unë në variant të shkurtër teksti i huazuar nga i nderuari Salih Kabashi…

Është interesant që për planifikimin e vrasjes së profesor Rexhep Qosjes nga ana e UDB-ës, nga personi që ishte caktuar për ta vrarë kanë qenë të informuar edhe krerët e LDK-ës, sikurse qeveria e Kosovës në ekzil, e në veçanti Bujar Bukoshi e Isa Mustafa, e të cilët, as që e kishin informuar profesorin e nderuar, e as që kishin treguar dhe folur më vonë për këtë rast…

Tek në vitin 2007 familjarët e Sefer Hasanajt flasin, e tregojn të vërtetën dhe jo vetëm ata por edhe: Jusuf Zymeri, kryeplaku i fshatit Lëbushë, Imer Zeqiraj, i biri i Seferit Admiri, e shoqja Rukmanja etj etj

Por siç ishte gjithmonë dhe është edhe sot, prof. Qosja si një Lis Pelazgo-Ilir që është, mund të vritej sikurse që mundet edhe të vdes natyrshëm, por vepra e tij krijuese, dëshmuese, argumentuese, shkencore dhe parasëgjithash kombëtare, as do të vdes e as do të harrohet…

SI E KISHTE BËRË PLANIN UDB-a NË VITIN 1995 PËR VRASJEN E REXHEP QOSJES?!

Sefer Hasanaj ka qenë punëtor i policisë në Postën e Deçanit. Ai më 10 qershor të vitit 1995, me një skalpel në dorë, e kishte vrarë vetën, në Lëbushë afër Deçanit.

Por cila qe arsyeja që e shtyu atë për të bërë vetëvrasje?

Unë nuk do të hy të sqarojë, se çfarë ishte në të vërtetë ky njeri por arsyen përse ai kishte bërë, një aktë të tillë, të vetëvrasjes… Në mbrëmje dy kolegë të tij, po ashtu ish punonjës të policisë në Deçan, ish – punonjës të policisë së mbrendshme (udbash) Ahmet Hasi dhe Idriz Elezaj, për Festë të Bajramit, i shkojnë në shtëpi. Ahmet Hasi, siç rrëfejnë familjarët e Sefer Hasanajt, udbashi kishte pasur në dorë, një çeskë najloni, me diçka të panjohur, mbrenda. Shumë më vonë, ata e kishin kuptuar që, fjala kishte qenë për një radio-marrëse me frekuenca të milicisë dhe ushtrisë serbe… Dy nga njerëzit që i kishin sjellur atij Radio lidhjen, i kishin thënë që për çdo rastë “ai do të ketë Njeriun e Lidhjes, VLLAZNIM Shehun në Pejë.

Kur i kishin sjellë radio-marresin Seferit, dy udbashët Ahmet Hasi dhe Idriz Elezaj ishin kujdesur që në dhomë të mos mbetet asnjëri nga familjarët. Bile Admirit, djalit të Seferit i kishin thënë, që kishin ardhë për mësit për bijen e Seferit por fjala, s’kishte qenë, për mësit,,,

Pas kësaj nate, deri sa Seferi me të birin shkonin për vizitë tek një i afërm i tij, pas një orë kishte trokitur në derë, policia me eprorin serb Zito Cokoviqi, pra epror i UDB-ës,,,

Zito Cokoviqi i thotë:

“Kam ardhë me ta marrë Radio Lidhjen që ta kanë sjellë Ahmet Hasani me Idriz Elezajn,,,

Atë natë e kanë marrë Seferin me vete për të biseduar. Familja e kishin kërkuar më vonë por u kishin thënë që ai nuk gjendet në Deçan! Seferin e kishin dërguar në burgun e PEJËS. Sefer Hasanaj para se të dilte në Gjyq, më sakt, një ditë më parë, ai ishte ftuar nga Eprorët e UDB-ës në zyrat e saj, ku i kishin thënë:

«Se ai do të dënohej me një vit burgë dhe se atë me datën 10 qershor, – është vitit 1995, në orën pesë të mëngjezit, do të VIJNË TA MARRIN, QË TA DËRGOJNË NË PRISHTINË, KU ATIJ I NGARKOHEJ DETYRA, QË PO ATË DITË, NË NJË MËNYRË A NË NJË TJETËR APO NË ÇFARËDOLLOJ MËNYRE, DO TË VRISTE REXHEP QOSJEN!

Dhe udbashi i zi, të cilin nuk e kishte parë deri at’herë, pra deri atë ditë, ishte i prerë në Ultimatumin dhe në shantazhin e tij:

– O do ta vrasësh armikun më të madh të Serbisë dhe të Jugosllavisë, Rexhep Qosjen ose do të të humbim faren dhe do të të zhdukim e likuidojmë ty dhe krejt familjen tënde, me gra djem e vajza,,,,

Në përcjellje udbashi i zi i kishte thënë:

«Më 10 qershor në orën 5 të mëngjezit, ne do të presim para derës së shtepisë tënde. Në PRISHTINË TI DO TA VRASËSH REXHEP QOSJEN: ne do të ofrojmë afër tij, ty të mbetet ta vrasësh. Do të jemi krejt afër teje. Po nuk e vrave do të të vrasim Ty bashkë me të, pastaj do t’i vrasim me radhë të gjithë.

Gjyqi ishte zhvilluar dhe e kishin dënuar me një vit burgë”për ta liruar menjëherë për të kryer vepren për të cilen e kishin ngarkuar.

Sefer Hasanaj, për të mos e kryer këtë vepër makabre kishte bërë vetëvrasje,,, (Për të gjitha këto ka dëshmuar biri i tij Admir Hasanaj)

Botuar në gazetën “Republika” numër 3 – 4 të vitit 2007)

About admin

x

Check Also

Si i manipuluan grekët dokumentet e Venedikut për Shqipërinë

July 31, 2019 Që Çamëria e Himara ishin shqiptarë në mesjetë, historiani ...