Home / Të ndryshme / Bitcoin ky transicion i tmershëm.

Bitcoin ky transicion i tmershëm.

Fotografia e profilit të Nderim Alii
Jemi deshmitar të një tranzicioni monetar ku po gjysëmkompjuterizohemi dhe bëhemi direkt të mvarur nga teknologjija!
Ky tranzicion i tmershëm,dhe ky përjetim prej te telefonat”allo,allo posta”…deri te digitalizimi i skajshëm po më fut në ankth!
Bitcoin është një pilotprogram i cili në të ardhmen do jetë zëvendësim i parave të letrës dhe hekurit dhe përditshmërija jonë!
Ajo që më frigon është menaxhimi i tejskajshëm kibernetik dhe kontrolli i kompjutorëve mbi njeriun,gjë e cila mund të sjellte deri te katastrofat e natyrave të ndryshme vizavi falimentimeve të papritura!
Një segment që e ngre homosapiensin në një nivel tjetër “homoroboticus” është edhe iniciativa prej pionerësh e teknologjisë së nanorobotovë dhe ndërlidhja e tyre me njeriun!
Këta nanorobotë në një të ardhme të afërt do jenë zëvendës të tabletave dhe kapsulave.Do jenë dy lloje nanorobotë diagnostifikues dhe terapeutikë!
Ndërlidhja e tyre me njeriun do jetë sinjalet në celular,kur detektohet ndonjë paregullsi në organizëm. Me çka do orijentohen nga vetë njeriu “i sëmurë” nanorobotët terapeutik,ta sanojnë sëmundjen!
Po tingëllon si e pabesueshme por që është shumë afër!
Në Suedi veqse janë lansuar në përdorim autobusët pa shoferë,nën kontrollin e GPRS teknologjisë,me çka edhe më tej ua kemi shtuar ndikimin kompjutorëve mbi jetën tonë!
Ky gjysëmrobot i së ardhmes rezikon të humb kontrollin mbi teknologjinë dhe të shëndrohet në rob të një superinteligjence të kombinuar me internet!
Të kthehemi te kriptomonedhat që vlerën e shumfishuan në 15 mijë herë!
Mendjemëdhejt nuk lëshojnë asgjë në treg pa qenë të sigurtë për suksesin e tij,ndoshta vlera e tyre do të bjerë por padyshim se letrat do përfundojnë në sirtarët e koleksionerêve sikur kartat postare!
Një e dhënë tregon se Europa hudh bukë në ditë sa Afrika të ushqehet për një javë,e megjithatë kemi njerës që vdesin nga urija!
Ky laborator i madh me njerës fatëzi është pak a shumë i ngjashëm me laboratorin e ri kibernetik që po i servohez botës së moderuar.Dallimi ēshtë se jetët e tyre vihen në shërbime investiguese mikrobiologjike dhe terapeutike të klasave dominante,ndërsa të privilegjuarit po shëndrohen në robër të superteknikës!
Sdo mend se duhet edhe një dekadë që jetëgjatësija të vazhdohet për 50 vjet!
Kjo po ndodh në vendet e perendmit.
Për mua ishte e çuditshme të ndeshem me njerës mbi 100 vjet,e sot e kam rutinë të përditshme të takoj 98 vjeçarê e 100 vjeçarë!
Kontrolli do të humbet kur mendja artificiale do ta dikton mendjen natyrore,kjo do jetë fillimfundi i një apokalipse kibernetike!

 Dr.Nderim Aliu

About admin

x

Check Also

Rrëfimi i kolonelit: Kosova, nga plani sekret i Enver Hoxhës te sulmi i NATO-s

14-Mars-2019  Intervista/ Kolonel Sulejman Abazi, ish-komandanti i divizionit të Tiranës, rrëfen luftën ...