Mbrëm në TV-Dukagjini, në emisionin Debat Plus, e shikova rrëfimin e Adnan Hysenit, i cili e kishte humbur vëllaun Avni Hysenin, si rezultat i neglizhencës Mjeksore në Kosovë.

Adnani gjërsa u rrëfente, mua me sillëshin në kokë shumë raste tjera të ngjashme që kisha ndegjuar nga miqë, shokë e dashamirë, por në veçanti mu kujtua një nder rastet e mia, dhe meqë i kam disa raste, po ua thëm vetëm në, ku si fëmijë e kisha thyër dorën, dhe mëqe Populli ynë është duke fjetur dhe nuk rrëfehet, për të sensibilizuar këtë Popull të fjetur, ose të vdekur, dua të them edhe une rastin tim.

Isha 15 vjeçar, Pra ishte viti 2005, muaji nuk me kujtohët, por mbajë mend që ishte verë dhe që ishte ditë e Premte. Në mbrëmjen e asaj nate, une duke luajtur me djemtë e axhës, e kisha thyër dorën! Babai im me axhën e tij Xhemajlin me kishin derguar në Emergjencë në Pejë.
Kujdestar në Emergjencë atë mbrëmje ishte Doktori, dhe bashkfshatari im që tash me duket jeton në Pejë, Skender Ukaj. Vlenë të cekët që Skender Ukaj, edhe sot është Doktor me (Namë) që thot populli.
Doktori, Skender Ukaj në Emergjencën e Pejës, me një motër medicionale, pa me dhanë ndonjë medikament, ose pa me pirë trupin, në menyrë Popullorqe, në menyrë të dhunshme, edhe përkundër dhimbjeve të tmerrshme që kisha, me forcë ma ngrehnin dorën për të vendosur në vend! Britmat e mia i ndegjoj e tërë Emergjenca!
Mbase ma “riparuan” dorën, ma vendosën Gipsin, dhe me thanë që mund të shkosh në shtepi, pa ma fotografuar dorën fare!
Me thanë që pas dy javë duhët të vish prap.
Gjatë atyre dy jave, kisha dhimbje të papushuëshme, dhe gishtat e dorës së thyer nuk mund t’i levizja fare!
Kaluan dy javë, dhe une prap shkova në spital. Aty ma bërën një fotografim, dhe konstatuan që dora nuk ishte kapur mirë, pra Ashti i dorës nuk ishte kapur ashtu siç duhët dhe rreziku ishte që të mbetësha hendikep për tërë jetën!
Atë ditë Kujdestar ishte Doktori Isa Kaliqani, poashtu bashkfshatar i imi i cili jetonte në Pejë.
Doktori Isa Kaliqani na tha: “Kush ia ka kapë dorën djalit? nëse nuk intervenojm menjëherë djali mbetë hendikep”!
Doktori Isa Kaliqani e organizoi sallën e operacionit, Babit tim i tha, SHKO BLEJE GIPSIN NË FILAN BARNATORËN, me shtrien aty, me pien trupin, dhe une kishe fjetur dy orë, dhe nuk kisha ditur asgjë!
Kur u zgjova, Babai im me tha, ta kanë thyër dorën prap, dhe ta kanë ngjitur përseri!
Dhimbjet ishin të tmerrshme, trupin e kisha të ndjersitur, isha i lodhur teper, edhe pse nuk kisha ditur asgjë çka me kishin bërë.
Shkova në shtepi, dhe pas dy jave, shkova prap në Spital, me larguar Gipsin, tani më mund t’i lëvizja gishtat, dhimbtë nuk kisha.
Ma fotografuan dorën dhe me thanë, je në rregull, shko largoje gipsin.
Duke ma larguar gipsin, me një sharrë elektrike, ma prenë dorën, dhe dora filloj të përgjakej! Sigurisht që kjo me trishtoj, por mbase dora ishte sheruar nuk e bëra tragjike.
Pas disa ditëve e verejta që nuk po mund ta shtrieja dorën të brryli si duhët! Prap shkova në spital, aty Doktori me tha, duhët t’i bësh disa masazha, por nuk ka garancion që dora do të rregullohet ashtu si ka qenë para thyërjes!
Masazhat i përfundova, dora kishte përmirësime, por kurrë nuk kam mundur deri sot, ta lëvizi si dorën tjetër të shendoshë.

Dua të shtoi edhe një gjë për Doktorin Isa Kaliqani, ai mua me ndihmoi, por një familjar timin e ka marrë në qafë! Nuk po dua të hyjë në detale për këtë rast, sepse është rast i ndihshëm.

Me këtë desha të kontriboj edhe unë, në sensibilizimin e Popullit, që t’i tregojnë përjetimet e tyre me këta Doktor, Hipokrit, e jo Hipokrat, me këta maskarenjë që të marrin në qafë.

Billedet indeholder sandsynligvis: 1 person

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...